Do dënohen njerëzit që përdorin internetin në rrugë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Nëse përdor internetin në rrugët e Nju Jorkut, do të dënohesh.

Është ky vendimi që do të merret për të gjithë ata që hutohen në mes të rrugës duke përdorur rrjetet sociale.
Senati i shtetit të Nju Yorkut do të miratojë në fakt një projektligj që do të dënojë me gjoba nga 25 deri në 250 dollarë të gjithë ata që e bëjnë këtë gabim në rrugë.

Ligji parashikon ndalimin e të shkruarit, kontrollin e mesazheve si edhe lundrimin në internet.

Nju Jorku nuk është vendi i parë në Amerikë ku zbatohet një rregullore e tillë. Në 2017 një diçka e tillë u miratua në Honolulu, dhe u cilësua si “ligji i këmbësorit të hutuar”.

E gjitha ka të bëjë me minimizimin e incidenteve në rrugë.
Lajmi Fundit
 
Është ky vendimi që do të merret për të gjithë ata që hutohen në mes të rrugës duke përdorur rrjetet sociale.


hahahahahahaha,oh sa mire qe do miratojne ligj.
Duhet sinqerisht se disa shkojne rruges,sikur ju ke keput koken., ahahahhahahahahaha
 
me kujtohet nje here me ka ndaluar policia e komunes po shkruaja sms ne timon....
pasi me vuri gjoben me tha cdo deklarosh..
i thash cte them marken e telefonit....
do thoni ju ndryshova ves une nga gjoba e majme ... joooo!!!
keshtu qe uroj mos te jene te gjithe si une e te funksionoj si ligj pasi vertet njerzit ecin me sy ne tel...
 
Interneti i shkaterroi njerezit sinqerisht...
ishim ne nje moment delikat...nje prej mikeve te mia u vra keq...dhe ne vend qe te oferonin ndihmen e pare...ata hapen menjehere cel dhe filluan te filmonin...

ne ate moment nuk di se sa mu neverit kjo bote...keta njerez...sepse nuk kane me ndjesi ne asgje qe ndodhe...por duke filmuar momentin e pa kendeshem...ata harruan ti zgjasnin doren ta ndihmonin...

nuk jam kunder perdorimit te tij...por me kufij...jo te behesh i varur sa te harrosh se ke nje jete reale perball teje...me te cilen duhet te perballesh...me te cilen duhet te jesh prezent...
 
E une kam ngrene nje gjobe ne lidhje me cel.

Mire kopili qe me kapi me cel,por me mori dokumentat e tha,ik se do vi te puna per pak.

Erdhi te puna e pa nje vazo mjalt.
Tha ouuuuu
Sa ben,se do e marr per femijte.

Ik se s'ke gjobe me tha.
E mori mjaltin.
kur me kap policia ne durres per verifikim dokumentash pas nje viti,e me tha s'ke paguar nje gjobe.lollol
Ish gjoba e atij mikut te mjaltit. ;D lol
 
Mire do bejne se jane bere njerezia komplet idiota kur ecin ne rruge... as shohin fare se ku shkelin e ku vene.
 
Te denohen dhe ata qe rrine para pc tere diten duke skenaruar ,skenare e fantaziran prej femijesh e maniakerish te ndryshme.. ahahhahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top