My Self
Born To Be Happy
Kërkimi i frazës më të bukur për të uruar të dashurin apo të dashurën, por sidomos kërkimi i dhuratës që do duhet të bëhet sot me rastin e Shën Valentinit është një stres i mirëfilltë që ka kohë që ka filluar.
Ndonëse në kohë krize shitësit e dyqanave rrëfejnë së ka pasur një rritje në shitjet e tyre.
“Dhuratat kanë qënë në varësi të mundësive financiare të secilit. Dhurata më thjeshtë e blerë tek ne ishte një shall dhe një triko të cilat kushtuan 5000 lekë”, tregon shitësja e një butiku në zonën e ish bllokut. Duket se të rinjtë kanë kursyer kohë më parë për dhuratën e sotme. Borana, një 15 vjeçare nga Tirana thotë: “Kam menduar për dhuratën dhe kam vendosur: do të gdhend në dru emrat tanë dhe ditën kur jemi njohur, shpresoj që ai të ngelet pa fjalë.”
Të gjithë bashkohen në një pikë dhe pranojnë se dhurata e tyre më e bukur është prania e partnerit në jetën e tyre…
Ndërkohë, nga një vëzhgim i bërë në restorantet e Tiranës dhe në periferi, mësojmë se mbrëmjen e sotme gjithçka është organizur deri në detaje, që nga ambienti i zbukuruar për festë e deri tek menuja. Në ambientet e atyre restoranteve që kanë marketuar ditën e Shën Valentinit për të tërhequr klientë të rinj, mbizotëron ngjyra e kuqe.
Meshkujt “gënjehen me pak”, femrat duan gjithçka!
Zakonisht të dashuruarit dalin për një drekë romantike dhe më pas festojnë në lokale me muzikë. Dhuratat shkëmbehen gjatë drekës ndërsa në darkë i komentojnë ato me miqtë. Për djemtë dhurohen shalle, triko, orë por edhe cd me këngë ose me filmin e preferuar. Ndërsa për femrat është akoma më e thjeshtë, pasi ato duan gjithçka si: produkte kozmetike, aksesorë bizhu, fustane, çanta e shumë të tjera. Pavarësisht të gjithave duke përfshirë këtu edhe çmimet, femrat adhurojnë pafund lulet. Askush nuk do t’i thoshte jo një buqete me lule në këtë ditë, veçanërisht kur shoqërohet me një çokollatë.
Arush pellush…
Arushat e mëdhenj prej pellushi duket një zgjedhje shumë e mirë në këtë ditë. Në dyqanet që tregtojnë të tilla produkte ka patur një fluks të ndjeshëm klientësh. Gjatë një vëzhgNga vëzhgimi ynë vum re se dhuratat shoqëroheshin me ëmbëlsira, të cila përzgjidheshin në varësi të dëshirave të partnerit. “E dashura ime i pëlqen shumë çokollatat me lajthi prandaj nuk ka se si të mungojë në këtë ditë”, shprehet Niku 25-vjeçar, i cili është ekonomist.
Veshja mbetet dilema e madhe e të gjitha vajzave të cilat duan që të kujdesen për vete deri në detaje. Me paraqitjen e tyre tentojnë të ndryshojnë aq sa për të mahnitur partnerin…
Dedikimet
ثshtë kushtuar një vëmendje e veçante dedikimeve qoftë me sms, qoftë me kartolina. “Kam zgjedhur një foto që e kemi bërë bashkë në takimin tonë të parë para 20 vitesh, ndërsa në anën e pasme do të shkruaj vetëm të dua…”, thotë një zotëri 42 vjeç i cili për këtë festë gjithmonë e ka befasuar të dashurën e tij (bashkëshorten e tij, të cilën akoma e konsideron të dashur, sipas konceptit që edhe të rinjtë kanë sot). Ideja e dedikimeve është shumë përsonale për çiftet. Të gjithë rrëfejnë se duan një dedikim unik për personin që kanë zgjedhur të ketë përkrah.
Udhëtime
Ata që kanë patur mundësi kanë zgjedhur që për këtë festë të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për të festuar larg të gjithëve dhe në prani vetëm të partnerit. Ka patur, sidomos javën e fundit oferta të shumta nga agjencitë e udhëtimeve, të cilat brenda çmimit të biletës kanë përfshirë hotelin, drekën dhe darkën surprizë.
Box
Dhurata dhe çmime…
Shall, çmimi më i ulët është 2000 lekë.
Orë, fillojnë nga 200 lekë deri në 12000 lekë. Ka ora të tjera në treg, të markave të mira që mund të gjenden edhe për 5000 lekë.
Arush pellush, në varësi të madhësisë, çmimi i tyre fillon nga 2500 lekë.
Lulet, çmimi i tyre nuk ka ndryshuar me përjashtim të trëndafilave të kuq të cilët nga 200 lek kanë shkuar në 300, 400 apo edhe 500. në pikat e luleve ka patur shumë porosi për buqeta me lule të çmimeve të ndryshme. Në përbërje të çdo buqete ka pasur të paktën një trëndafil të kuq.
B: Shekulli
Redaktimi i fundit: