Djali i Gadafit shfaqet në TV: Babai është gjallë, në Tripoli

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Djali i Muamar Gedafit Saif al Islam është shfaqur në televizion duke rrëzuar pretendimet e rebelëve për arrestimin e tij.
Korespondenti i BBC-së, ka thënë se Al Islam është shfaqur në një hotel të Tripolit që vazhdon të kontrollohet nga forcat pro-qeveritare. Ai tha para mediave se babai i tij është gjallë dhe ndodhet në Tripoli.



djali_gadafit.jpg


Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, organi më i lartë i forcave rebele njoftoi ditën e djeshme për kapjen e dy djemve të Gedafit së bashku me disa anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Saif Al Islam shihej si kandidati më i fuqishëm ku Gedafi mund të përcillte pushtetin e tij. Për të tashmë është në qarkullim edhe një mandat-arresti ndërkombëtar nxjerrë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit gjatë muajve të revoltës kundër babait të tij.

Forcat rebele njoftuan se tashmë janë vënë nën kontroll të 95 përqind të sipërfaqes së Tripolit. Por korespondentët e mediave ndërkombëtare flasin për luftime në shumë lagje të qytetit. BBC thotë se të shtëna snajperash ka patur edhe në Sheshin e Gjelbërt, i shndërruar mbrëmjen e djeshme në arenë festimi për rebelët.

B;lajmifundit
 
Back
Top