Divorci është i shkruar në ADN

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
divorci.jpg
Ndërsa numri i divorceve në kohërat moderne është rritur në mënyrë të vazhdueshme, ritmi i jetës dhe liberalizmi janë fajësuar si shkaktarët kryesorë të shkatërrimit të familjeve.

Megjithatë, studiuesit tashmë kanë arritur një përfundim të ri… divorci mund të fshihet në gjenet e grave.

Për herë të parë, ata kanë arritur të identifikojnë “gjenin” e divorcit, një pjesë e kodit gjenetik i cili mund të parashikojë nëse një femër mund të përshtatet dhe t’i përkushtohet një martese apo jo.

Duke studiuar fenomenin, studiuesit arritën të kuptonin se gratë që e kanë të pranishëm gjenin në kodin e tyre gjenetik e kanë më të vështirë të martohen në radhë të parë dhe edhe nëse kjo ndodh, është e vështirë të mbeten me të njëjtin partner për shumë kohë.

Sipas të dhënave, femrat që kanë praninë e gjenit divorcohen 50% më shpesh se sa ato që nuk e kanë.

Studimet tek meshkujt nuk kanë identifikuar një gjen të tillë. Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të ekzistojë edhe tek gjinia mashkullore, e të mos jetë identifikuar ende.

Shkencëtarët besojnë se ky gjen ndikon drejtëpërsëdrejti mbi një hormon femëror që ka një ndikim të madh në sjelljen dhe afrinë që krijohet me personat e tjerë.

Hormoni oksitocin ndodhet në gjendje natyrore në trupin e femrës, por rrit veçanërisht nivelin gjatë lindjes dhe ushqimit me gji, ndërsa ndihmon në krijimin e lidhjes afektive me fëmijën.

Gjeni shkakton një pakësim të këtij hormoni, duke krijuar një sjellje që e bën më të vështirë jetesën në çift.(TCH)


Tani qe u zbulua dhe ky gen, prindrit modern qe do krijojne femijet e tyre perfekt, do kene kujdes te kerkojne dhe heqjen e ketij geni nga ADN bebushit tyre!:D
 
Pe: Divorci është i shkruar në ADN

Sheeee...Para lidhjes te dilet me analiza ne xhep,e kam genin per divorc apo jo,ndryshe ska lidhje...
 
Titulli: Divorci është i shkruar në ADN

pse nuk ishte mosperputhje karakteresh,mbaroi dashuria ??
ahaha e gjetem fajtorin ;p
 
Pe: Divorci është i shkruar në ADN

Te dashures/fejuares duhet ti bejme kontroll ADN te shofim nqs e ka kete kod a jo..
Sa me pelqen shkenca LOL LOL LOL
 
Pe: Divorci është i shkruar në ADN

Eehehe kete e kam zbuluar vete nuk kam nevoje per analiza .....:lol:
 
Pe: Divorci është i shkruar në ADN

mendoj se per ket kontroll te gjenit paskemi nevoj shumica ..... ( per te qeshur )


Mua me duket interesant ky Artikull...
 
Pe: Divorci është i shkruar në ADN

Ne qe e kemi kte ne gjen, e hengrem me i llaf....tek pull gjith jeten pastaj! Do jemi si ata te paprekshmit ne Indi, qe su afrohet askush lol
 
Ose ne kontraten e shpirtit...para se te vinim ne jete...kemi firmosur atje qe me x person do divorcohemi psh...hahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top