Divorci dhe pasojat e tij...

Guest2

Antarë i Respektuar
Të jetosh i lumtur përgjithmonë tashmë në ditët tona po kthehet në një mit, aty ku partnerët parashikojnë se dashuria e tyre do të zgjasë përgjithmonë ose që besojnë se intimiteti i tyre do të mbetet i paprekur, ndodh që dashuria përfundon në një tretje të ngadalshme dhe në një grumbullim gradual të moskuptimeve, xhelozisë dhe mllefeve të fshehta.


Të jetosh i lumtur përgjithmonë tashmë në ditët tona po kthehet në një mit, aty ku partnerët parashikojnë se dashuria e tyre do të zgjasë përgjithmonë ose që besojnë se intimiteti i tyre do të mbetet i paprekur, ndodh që dashuria përfundon në një tretje të ngadalshme dhe në një grumbullim gradual të moskuptimeve, xhelozisë dhe mllefeve të fshehta. Ajo që mbetet në fund është një ndjenje indiferentizmi, boshllëku dhe zemërimi shpërthyes. Në këtë pikë, ku marrëdhënia nuk funksionon më, alternativa e vetme e saj mbetet divorci. Ndër çiftet e ndara, sa më e afërt dhe e gjatë të ketë qenë marrëdhënia, e sa më pak alternative të ketë qenë, aq më të mëdha e të shumta do të jenë pasojat .

Divorci është një problem sa juridik aq edhe social dhe kryesisht shkaktohet, kur ndërmjet dy partnerëve është thyer ndjenja, intimiteti, komunikimi dhe padyshim që marrëdhënia nuk funksionon më, duke përfshirë në një stres të përgjithshëm të gjithë anëtarët. Divorci është një situatë tepër stresuese për të gjithë pjesëtarët e familjet që e përjetojnë atë dhe paraqitet si një ndryshim madhor në jetën e individit, të cilit i nevojitet një kohë e konsiderueshme për t'u rikuperuar e adaptuar me të.

Një familje që kalon një proces të tillë gjatë jetës së tij padyshim që përfshihet në një mori çrregullimesh emocionale. Procesi i divorcit mund të rrisë brenda anëtarëve të familjes ndjenja të forta zemërimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesë kuraje të dukshme në personalitetin e individëve. Studimet e shumta kanë treguar se zakonisht personat që përballojnë dhe kalojnë me sukses stuhitë e shumta të martesës janë ata individë që:

Martohen pas moshës 25 vjeçare.Që të dy partnerët janë rritur në një familje të qëndrueshme

Mbeten të fejuar për një periudhe kohe të gjatë para martese

Kanë edukim të ngjashëm

Nuk kanë bashkëjetuar më parë

Janë të angazhuar në drejtime të ndryshme profesionale

Kanë moshë, besim dhe edukim të përafërt

Asnjëri prej këtyre parashikuesve nuk është thelbësorë në një marrëdhënie të qëndrueshme, por nëse asnjëra prej këtyre pikave nuk është e vërtete për dikë, atëherë thyerja e marrëdhënies është e sigurtë.

Në vazhdimësi, janë bërë studime të shumta mbi mënyrën e përjetimeve të emocioneve ndërmjet burrit dhe gruas. Ajo që është e sigurt, është se të dyja sekset shfaqin probleme të dukshme psiko-emocionale dhe jo pak herë gjenden në mes të një konflikti të pashpjegueshëm për ta. Por mënyra e paraqitjes dhe transmetimit të këtyre ndjenjave është e ndryshme për ta. Meshkujt në përgjithësi pushtohen nga ndjesitë se ata të vetëm nuk mund t'ia dalin dot dhe se kujdesi mbi veten do të jetë shumë më i ulët se më parë .

Gjithashtu, efekti moshë është shumë i rëndësishëm në mënyrën sesi mund të përjetohen efektet e divorcit mbi individin. Studimet kanë treguar se partnerët e përfshirë në këtë proces, që janë në një moshë mbi mesataren (40 vjeç e lartë ), atëherë dhe pasojat e këtij divorci do të jenë në një shkallë më të ulët vështirësie emocionale. Eksperiencat e mëparshme në fushën emocionale i rrisin individit ndjenjat e besimit dhe vlerësimit mbi veten. Femrat janë më të përfshira në jetën e tyre familjare dhe pas procesit te ndarjes jane më të fokusuar drejt fëmijëve të tyre sesa drejt jetës së tyre private dhe intime....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Divorci dhe pasojat e tij...

Tani kur martohemi ,duhet qe ate qe kemi perkrahu ta duam si veten,te tolerojme,te kapercejme situata e veshtersit.
Jo te vendosim egoizmin dhe idiotesin qe shiko ;-mua sme plas per ty,sa zihesh per gjen me te vogel.
Mendoj qe pergjegjshmeria ne nje familje eshte e shejte dhe baza per ta ruajtur ate nga cdo faktor kercenues nga jashte.
Gjithashtu nuk duhet martuar robi ne moshe te re shume.
 
Titulli: Divorci dhe pasojat e tij...

Ka divorc fatal.. ku paguan ane e dobet si femijet te cilet per fat te keq perdoren si arme nga prindi sundues apo kujdestar ku ne shumicen e rasteve esht femra...ky esht tmerr!
Sic ka edhe divorc me marveshje harmoni ku prinderit kuptohen dhe bashkpunojne per te mbajtur ekujlibrin e mirkuptimit dhe te femijes..
Ka raste qe divorci esht i pashmangshem pasi per nje faktor apo me shume faktore nje element krijon situat te papranushme morale ,kuptimi apo bashkjetimi... ndaj iden e nevertitit ..cdo dite duhet te jet ne funksion te tjetrit dhe tolerim por mbi te gjitha dialog.. martesa i ngjan nje ndertese ku cdo dite vendosen tulla per ta ndertuar ate sipas shijes te dy banorve qe ndjekin projektin e premtimit deri sa vdekja te na ndaj....
 
Titulli: Divorci dhe pasojat e tij...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nuk di nese e keni pare kete film, por e pare nga syte e nje femije eshte komplet tjeter gje nga cfare shohin prinderit.

jua rekomandoj, do kuptoni shume
 
Titulli: Divorci dhe pasojat e tij...

Gjera qe ndodhin,personalisht me mire me dy prinder t ndare sesa dy prinder qe nuk duhen me dhe nuk shkojne mire.Prinderit e mi jane ndare kur isha 2 vjec dhe I bie qe femijerine e kalova me gjyshen.Nje femije(sidomos goc) I duhet figura mashkullore e babit,por kur mendoj nuk shtyhet jeta vetem per hater te femijeve apo dikujt tjeter.
 
Titulli: Divorci dhe pasojat e tij...

Kur dy njerez nuk shkojn mire,gjeja me e mire qe mund te bejn;eshte divorci..pasoja me te madhaja vijn kur rrijn bashke,e gjithe jeten ne grindje etj etj.
Me shendetshem rritet nje femije me prinder te divorcuar,sesa nje femije qe shikon nenen cdo dite duke u dhunuar.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top