Dituria është superiore ndaj pasurisë për 10 shkaqe

DITURIA ثSHTث SUPERIORE NDAJ PASURISث PثR 10 SHKAQE

Nga Anglishtja : Arsim JONUZI , Kumanove

Aliu r.a. një herë është pyetur për rreth asaj se cila është më superiore: dituria apo pasuria. Ai tha se dituria është më superiore sesa pasuria edhe atë për 10 shkaqe:


1) Dituria është trashëgimi e profetëve, ndërsa pasuria është e trashëguar prej faraonëve.


2) Dituria të ruan dhe të mbron ty, ndërsa pasuria nuk mund të të mbrojë e as që mund të mbrohet vetvetiu, kështuqë ti duhet ta mbrosh atë.


3) I dituri ka shumë shokë, kurse i pasuri ka shumë armiq.


4) Dituria rritet edhe nëse shpërndahet, ndërkaq pasuria nga ky akt, zvogëlohet.


5) Dituria është më e mirë sepse i dituri është i prirur për të qenë zemërgjerë, ndërkaq pasuria është më e keqe sepse i pasuri është i prirur për të qenë koprrac.


6) Dituria është më e mirë sepse ajo nuk mundet të vjedhet, kurse pasuria mund të vjedhet dhe të humbet përnjëherë.


7) Dituria është më e mirë sepse koha nuk mund ta dëmtojë atë, ndërkaq pasuri me kalimin e kohës mund të ndryshket dhe të shuhet.


8) Dituria është më e mirë sepse ajo është e pakufishme, ndërkaq pasuria është e kufishme dhe duhet ta mbash atë në llogari.


9) Dituria është më e mirë sepse ajo e ndriçon mendjen, ndërkaq pasuria e nxin atë.


10) Dituria është më e mirë sepse ajo e nxiti pejgamberin s.a.v.s. t’i thojë All-llahut: “Ne Të adhurojmë Ty, meqë jemi shërbëtorët Tu.”, ndërkaq pasuria Faraonin dhe Nemrudin i bëri që të pohojnë se janë zota.

ZeriIslam/com
 
Back
Top