"Ditët janë të numëruara"/ Një shkencëtar thotë se njerëzimi mund të zhduket
Shkencëtarët thonë se ditët tona në planetin Tokë mund të jenë të numëruara.
Sipas tyre fundi mund të jetë afër dhe popullsia globale mund të fillojë rënien e saj të pashmangshme.
Këtë e ka thënë paleontologu dhe redaktori i Nature, Henry Gee, në një opinion të ri për Scientific American – dhe nuk ka turp ta përdorë termin “zhdukje”.
“Unë dyshoj se popullsia njerëzore po shkon drejt jo vetëm tkurrjes por edhe kolapsit”, shkroi ai.
Gee përmend mungesën e variacionit gjenetik, rënien e nivelit të lindjeve, dhe stresin e shkaktuar nga jeta në qytete të mbipopulluara si një recetë për fatkeqësi.
“Kërcënimi për njerëzimin është diçka që quhet ‘borxhi i zhdukjes'”, shpjegoi Gee. “Vjen një moment në përparimin e çdo specieje, madje edhe atyre që duket se po lulëzojnë, kur zhdukja do të jetë e pashmangshme, pavarësisht se çfarë mund të bëjnë për ta shmangur atë”.
g.shqip