Dita e Pavarësisë për SHBA, një shembull ende i pajetësuar nga shqiptarët

ida angel

:)
V.I.P
Sot është 4 Korrik, dhe për shqiptarët nuk është një festë apo ndonjë përvjetor i madh në ditët e tyre të kalendarit historik. Por ama, është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Independence-Day-Glitters-17.gif



Dita e "Pavarësisë së SHBA-së" është një ditë e rëndësishme për ne, sepse ka disa arsye të mëdha. Arsyeja e parë është se SHBA-të, janë miqtë e lartë dhe të fuqishëm të Shqipërisë, duke mos qenë aspak si miqtë e dikurshëm politikë të zgjedhur nga regjimi feudo-stalinist i Hoxhës dhe Alisë. Mirëpo SHBA-të, janë dhe mbrojtësja e fuqishme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar, duke kthyer "Republikën e Shqipërisë" në një anëtarë të NATO-s dhe Kosovën, në një shtet të pavarur.

SHBA-ja është shteti i madh demokratik, që ka arritur të çojë nivelin e përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në klubin e të fortëve dhe të zhvilluarve të botës demokratike. Kombi shqiptar, i dedikohet shumë SHBA-së, për kontributin në zhvillimin demokratik dhe ekonomik. Po, dhe patjetër ky komb, është një nga më të afeksionuarit me SHBA-të dhe institucionet demokratike të saj.
Në 4 Korrik SHBA-të kanë ditën e tyre të pavarësisë kombëtare.

Kjo, është festa më e rëndësishme e kombit amerikan. Kjo është dita kur SHBA-të, kanë shpallur pavarësinë e tyre ndaj kolonializmit britanik. Në fakt, historia është paksa më ndryshe. Gjatë "revolucionit amerikan" ndarja me Britaninë e Madhe ka arritur në datën 2 korrik, kur "Kongresi i dytë Kontinental" votoi për të aprovuar një zgjidhje pavarësie e propozuar nga Richard Henry Lee. Mbasaprovimit të këtij momenti, "Kongresi Amerikan" e ka çuar kujdesin e tij në drejtim të "Deklarimit të Pavarësisë" në një dokument që kishte për detyrë të shpjegonte këtë pavarësi. Ky dokument është redaktuar nga "Komisioni i të Pestëve", por autori kryesor ka qenë i madhi Thomas Jefferson. Këtë dokument ka diskutuar "Kongresi" dhe ai është aprovuar në datën "4 Korrik" të vitit 1776.


John Adams, i pari Nënpresident i SHBA-së dhe i dyti President i SHBA-së, i ka shkruar këtë letër e cila tashmë ka marrë të drejtën e së vërtetës në realitet kështu:
«The second day of July, 1776, ëill be the most memorable epoch in the history of America. I am apt to believe that it ëill be celebrated by suçeeding generations as the great anniversary festival. It ought to be commemorated as the day of deliverance, by solemn acts of devotion to God Almighty. It ought to be solemnized ëith pomp and parade, ëith shoës, games, sports, guns, bells, bonfires, and illuminations, from one end of this continent to the other, from this time forëard forever more.»
Përkthimi afër korrektes është ky: Dita e dytë e korrikut të vitit 1776 do të jetë ngjarja më e kujtueshme në historinë e Amerikës. Jam i lartësuar të besoj, që do të jetë ditë e festueshme nga gjeneratat e ardhshme, si një ditë e madhe feste përkujtimore. Duhet të jetë një celebrim, si një ditë e çlirimit, nëpërmjet akteve solemne përkushtimi ndaj zotit të gjithëpushtetshëm. Duhet të festohet me banda dhe parada, me shfaqe, lojra, sport, të shtëna, këmbana me drita dhe fishekzjarre, nga njëri ekstrem i këtij kontinenti në tjetrin, sot e përgjithmonë...
Që nga kjo kohë amerikanët nuk kanë ditë më të rëndësishme se sa "Indipendence Day" dhe kanë bërë pikë për pikë, sikundër shkruan në letrën drejtuar të shoqes, një nga themeluesit të kombit dhe shtetit amerikan.
Ajo ditë, është ditë e çlirimit, ditë e shfaqjes së patriotizmit amerikan,dhe çfarëdo ditë tjetër në kalendarin që përdorin amerikanët, është një ditë më e vogël në patriotizëm, në respekt ndaj flamurit të tyre, sepse kanë bashkuar ditën e pavarësisë me ditën e çlirimit.
Normalisht që ajo ditë e madhe e 4 Korrikut të vitit 1776-të ka ndikuar në të gjithë botën. Ajo ditë ka lindur shtetin e madh perëndimor, i cili është edhe modeli demokratik botëror dhe kontribuesi së bashku me shtetet e fuqishme dhe demokratike europiane të cilat përbëjnë edhe Bashkimin Europian i demokracisë në botë. Ne, nuk kemi marrë vesh asgjë nga kjo ditë. Kur them "ne" nuk e kam fjalën për të gjithë kombin shqiptar. Në RSH-në e sotme, dita e pavarësisë është "28 Nëntor" i vitit 1912-të. Edhe kjo ditë, ka një deklaratë dhe pavarësisht së "fushë betejës" që ka qenë Shqipëria, është edhe një ditë çlirimi. Sepse, kur përcaktohen kufijtë, kur ka një deklaratë, kur bota të njeh, kur të huajt gjithmonë mund të shkelin tokën, por ama shkelin një vend sovran... përsëri dita e pavarësisë dhe e çlirimit qëndron ajo ditë, kur ke bërë edhe deklaratën. Ne "Indipendence Day" kemi "28 Nëntorin" e vitit 1912-të, dhe nuk kemi mundur të bëjmë "28 Nëntorin" e vitit 1444, sepse në fakt, nuk kishim shtetin dhe nuk u njoh shteti, por edhe nuk u bë shteti unitar. Edhe mbas 1912-tës kanë ardhur pushtues nga më të ndryshmit, dhe në kohë të ndryshme. Karshillëku që i bën "29 Nëntori" si ditë e "اlirimit" që në fakt është dita kur "Gjermanët" shumë më përpara se të mbaronte lufta e dytë botërore, deshën të largoheshin nga Shqipëria dhe mbas tyre pa bërë ndonjë luftë ishin disa formacione partizanësh. Ditë kur vinë apo largohen, pushtojnë dhe largohen, vijnë me luftë dhe nxirren me luftë pushtues, mund të ketë plotë një komb dhe një shtet, por një ditë të madhe pavarësie dhe lirie ka... ne kemi "28 Nëntorin" dhe këtë datë e cila është e vetmja datë që i bashkon shqiptarët. Data tjetër që është data "29 Nëntor" nuk është datë që bashkon shqiptarët... përkundrazi në shumë raste i ndan, sepse vërtetë u largua "gjermani, por erdhi Enveri dhe banda e tij", që vrau pastaj shqiptarët shumë e shumë më tepër se sa gjermani që në të vërtetë ishte një pushtues, por vrau shumë, e shumë më pak, se sa "shoku Enver". Unë jam që dita e çlirimit në luftën e dytë botërore të jetë "29 Nëntori", sepse në atë ditë partizanët që qëndronin jashtë Shkodrës, mbasi u largua kompania e fundit gjermane janë futur në qytet, por në asnjë mënyrë kjo ditë nuk mund të jetë një ditë që të ketë zmadhimin e festimit dhe të nderimit sa "28 Nëntori" që është dita e pavarësisë dhe e lirisë nga shqiptarët, nga shekuj pushtim, që patjetër nuk kishte edhe liri dhe shtet të pavarur. "29 Nëntori" nuk krijoi shtetin shqiptar, ai pastaj më vonë e "pushtoi" atë nga ana ideologjike dhe politike, duke e kthyer në një shtet totalitar dhe pastaj kanë të drejtë të tjerë me këtë logjikë, të gjejnë edhe një ditë tjetër çlirimi që është edhe një ditë kur ky shtet totalitar ra. Duhet të mësojmë nga "4 Korriku" i amerikanëve që kanë një ditë që i bashkon, dhe jo ditë që i ndajnë si festë kombëtare. 28 Nëntori ynë është ditë patriotizmi dhe bashkimi, ku nuk mund të ketë ngjyra të tjera jashtë kombit, pra nuk ka ngjyra partiake. Ndërsa dita tjetër e projektuar nga Enver Hoxha, është bërë që të sfumojë këtë mënyrë festimi. 29 Nëntori dikur, festohej bindshëm, kurse 28-ta sa për të kënduar dy këngë patriotike nga "kori i pleqve të Korçës". Tani këtë gjë, i gjithë brezi i atëhershëm e dimë. Pse ndodhte kjo? Kjo ishte projekt i bashibozukëve feudo-stalinistë, sepse shqiptarët nuk kanë pasur komunistë të vërtetë, ose kanë pasur pak, dhe i ka vrarë Enveri ndër vite. Ide ishte dhe kërkonte të largonte kombin dhe pavarësinë, duke vendosur regjimin dhe ideologjinë e Enverit. Tani nuk ka se si kjo ditë të jetë "bashkuese" dhe të festohet me fanfara dhe triumf, kur dihet se çfarë qëllimi i kanë vënë ato që kanë abuzuar me gjakun e atyre që vdiqën si idealistë, duke luftuar seriozisht dhe jo për ideal komunist....të huajt. "Indipendence Day" është dita më e madhe e festimit patriotik kombëtar dhe ai për ne është 28 Nëntor 1912-të. Të gjithë respektin kësaj date dhe këtij momenti dhe asnjë datë tjetër, nuk mund ti bëjë karshillëk apo ta zëvendësojë pse stalinistët shqiptarë, nuk duan të marrin vesh sot e kësaj dite, që e kanë marrë në qafë popullin e tyre, përveç se e kanë vrarë dhe persekutuar.
Normalisht që për "4 Korrikun" si te amerikanët, dhe "28 Nëntorin" te kombi shqiptar, duhet të jetë edhe besimi, ideali, dhe festa. Rroftë "4 Korriku" dhe rroftë e u festoftë përgjithmonë si dita më e madhe e kombit shqiptar, "28 Nëntori 1912".

gazetasot (Besi Bekteshi )
 
Titulli: Dita e Pavarësisë për SHBA, një shembull ende i pajetësuar nga shqiptarët

per shqiptaret qe jetojne ne amerike ndoshta shte dite e rendesishme, per ne te tjeret nuk eshte e rendesishme fare...
dhe boll me kete mendjemadhesine amerikane qe shtrihet ne cdo aspekt te jetes amerikane,, se po beheni qesharake ne gjithe boten
 
Back
Top