PiNkY
Anëtar i Nderuar
Autizmi është një sëmundje, që prek më shumë fëmijët e moshës 1-2 vjeç. Ajo ka njohur rritje të madhe gjatë viteve të fundit në mbarë botën. Ndërsa mjekët e vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje.
Statistikat tregojnë se 1 ndër 150 fëmijë të lindur në të gjithë botën, është i prekur me këtë sindromë, që shkakton çrregullime të mëdha në zhvillimin e fëmijës.
Ditën Botërore për Ndërgjegjëssimin ndaj Zutizmit, 2 prilli, u vendosur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2007.
Autizmi, u identifikua si sëmundje në vitin 1943, dhe është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar një grup kompleks çrregullimesh në zhvillimin e trurit, çrregullime të spektrit autik (اSA), shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike dhe i ambientit.
Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.
Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, kanë çrregullime të gjuhës e komunikimit, fiksohen pas një objekti, etj.
اrregullime të spektrit të autizmit (ASD) janë një grup i paaftësive zhvillimore që mund të shkaktojnë Crregullime
apo Sfida te rëndësishme komunikimi sociale e sjellje.
Ekzistojnë tre nivele:
اrregullim Autistic: "Autizëm. Klasik" Njerëzit me këtë lloj zakonisht kanë vonesa të konsiderueshme të gjuhës, sfidat sociale dhe të komunikimit, sjelljet e interesat te pazakontë. Shumë gjithashtu kanë aftësi të kufizuara intelektuale.
Sindromi i Aspergerit: Simptomat janë shpesh me të buta se e çrregullimit Autistik. Njerëzit me sindromin e Aspergerit
mund të kenë sfida sociale, por zakonisht nuk kanë probleme me gjuhën ose paaftësi intelektuale.
اrregullim zhvillimore: Depertues - PDD. Ata me çrregullim të cilat disa nga kriteret ngjajne me Autizmin dhe disa me
sindromin e Aspergerit por jo të dyja.
Perkufizimi Patologjik:
Crregullim kimik i Trurit,(Brain Chemical Imbalances,) اrregullim i cili ndikon në sistemin Gastrointestinal, Imunitar, Metabolik, Sistemin Neurotransmetues te njohjes dhe funksionimit të trurit (Përkufizim nga Pfeiffer
Medicals)
اrregullimet Psikologjike të shfaqura si rrjedhim i këtyre çrregullimeve janë efekt i reaksioneve Kimike të
mbartura apo të krijuara si pasojë e Sindromës. Të gjitha së bashku ndikojnë në zhvillimin e femijës dhe cilësinë e jetës së femijës.
/albeu.com/