Diskriminuan kamerierin, pronari përzë klientët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Andy Foster punon si kamerier në restorantin “Grenache”, në Manchester të Britanisë së Madhe, pronarët e të cilit janë tepër të kënaqur me përpjekjet e tij për të dhënë maksimumin, edhe pse vuan nga sëmundja e autizmit.

Megjithatë, disa nga klientët e restorantit nuk kanë qenë të kënaqur, e për këte arsye u ankuan tek i zoti i tij, Mike Jennings. “Nuk duam të shërbehemi prej tij”, “Po përse e mban një njeri të tillë në punë”, ishin reagimet e tyre.

Përgjigjja e Jennings nuk deshi shumë që të bëhej virale në Facebook.

“Ne, në Grenache, stafin e punësojmë në bazë të eksperiencës, dijeve dhe pasionit që kanë për punën. Jo për ngjyrën e lëkurës, as për pamjen e jashtme, as për sa tatuazhe kanë në trup, për masën e rrobave, besimin fetar apo sëmundjet. Ne nuk diskriminojmë! Nëse ju, nga ana tjetër, e bëni një gjë të tillë, atëhere jeni të lutur të mos rezervoni më një tryezë në restorantin tonë. Ju nuk meritoni kohën, mundin dhe respektin tonë!!!”, ka thënë Jennings.

Foster u diagnostikua me autizëm 7 vite më parë e thotë se, nuk është hera e parë që diskriminohet për shkak të sëmundjes.

/ Top Channel
 
Titulli: Diskriminuan kamerierin, pronari përzë klientët

Kane bere ate qe duhej , Do ju kushtonte me shume qe te hiqte kamarierin per k'te arsye .

Ps...Kur kam qene ne Uni, e kam bere per ca muaj ...punen e kamarieres/Supervisor ( me shume sa per eksperience, se sa kisha nevoje ) ... por kam qene me fat, sepse cifti qe e kishin restorantin me trajtonin dhe mbanin si cupen e tyre, sapo ta shikonin qe me ngacmonte njeri.. vinin me vrap . Ama kishin respekt per punen dhe korrektesine qe kisha/jepja, edhe fakti qe nuk isha tipe qe ferkohesha me meshkujt, e respektoja vendin e punes/pozicionin qe kisha.
 
Titulli: Diskriminuan kamerierin, pronari përzë klientët

Me duket me shume si nje reklame sensibilizuese ne fakt sesa e vertet...nejse me rendesi mesazhi qe dergon edhe pse njerezit e kane te veshtire te pranojne te tille persona si ''normale''....!
 
Titulli: Diskriminuan kamerierin, pronari përzë klientët

E bukur kjo, me kujtoi nje fotografi qe pash para disa ditesh te nje letre qe kishin ngjitur ne nje restoran dhe thoshte keshtu: per shkak te mungeses se roboteve qe jane ne pakice ne kemi punesuar njerez, qe jane te paparashikueshem ne reagimet e tyre nese i ofendoni ose i keqtrajtoni :)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top