Diskriminimi gjinor në shkollë

Aren

Anëtar i Respektuar
Nga Reis Mirdita
Shpeshherë kemi tendenca të besojmë se djemtë janë të favorizuar nëpër shkolla e kjo në të vërtetë është plotësisht e pabazë; diskriminimi ekziston por në dëm të djemve.
Duke filluar nga vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, në Lindje si dhe në Perëndimin e Evropës, fillon fushata e barazimit të gjinive në jetën shoqërore e me këtë pra edhe në shkollimin e tyre. Në fillim, krejt kjo çon në një zhvillim të mirëfilltë të gjeneratave të reja në të dy sistemet kryesore politike të kohës dhe nuk dallohet ndonjë ndarje problematike në mes gjinive. Kjo periudhë përfshinë një kohë tejet të shkurtër. Fillon diskriminimi që në bllokun komunist do të jetë më i dukshëm që nga vitet e pesëdhjeta ku me dashje apo pa dashje, fillon të manifestohet kjo veti e dëmtimit të meshkujve që nga klasat më të ulta, në fillim me dëshirë të emancipohet femra e mëtej, duke filluar diku nga klasa e shtatë dhe e tetë e mësimit të detyrueshëm, gjejmë çarje serioze ****iste që ushtrohet nga një numër i punëtorëve të arsimit. Kur them ****iste kam ndërmend dukurinë e shenduar në ****izëm në mënyrë jokoshiente duke u bazuar në politikën e thënë: është vajzë, ta ndihmojmë pasiqë nuk ka mjaftë prej tyre të shkolluara…” Dua të them edhe se nuk mund të përjashtojmë krejtësisht ****izmin ordiner në raste të ndryshme që ndodhin e që janë poshtë lartë të njohura më. Vet fakti se ndihmohej femra në mënyrë globale, është që në fillim diskriminim dhe ****izëm. Në shkollat e mesme problemi ishte akoma më i dukshëm dhe ky fenomen sot është në fazën dramatike në dëm të meshkujve.
Myslim-300x225.jpg

Në perëndim situata ka marr vëndë-vënde një kahje krize pedagogjike e psikologjike. Sa kam mundur të njihem për këtë çështje, më seriozisht , diku në fillim të këtij viti është hapur një debat në Zvicër ku “bumi” filloi me afirmimin (interview në Tages-Anzeiger) e pediatrit dhe profesorit shum të respektuar Remo Largo ku flet për “diskriminim sistematik të djemve”. Në këtë kontekst i të njëjtit mendim është edhe autori I “Kleine Machos in der Krise” që pohon se djemtë, pasiqë shkolla ka më shumë vështirësi me ta sepse janë më të zorshëm ngase funksionojnë nëpërmjet provokimit për të gjetur vendin e tyre. Kjo është edhe shkaku i lënies pas dore dhe kështu, “fabrikim” i kryeneçësisë dhe ndarjes nga shkolla sepse aty vështirë e gjejnë vendin e tyre. Nga kjo, në shkollat e mesme dhe studime, në shum shtete të perëndimit numri i vajzave sillet nga 60% gjer më 70%. Do të them se kjo tendencë e rritjes së numrit në dëm të djemve përfshin tërë Europën pra edhe trojet shqiptare. Përpos kësaj, rritja e trupit arsimor me femra, shkakton gjithashtu një reagim negativ në formimin e meshkujve. Ata nga vet natyra janë të ndryshëm nga femrat në disa aspekte dhe është gati e pamundur një edukim total në frymën e zgjidhjes së problemeve rinore, të them nën “diktatin”e edukimin në frymën femërore, problem ky i lidhur edhe me kulturën e njohur (“burri është burrë”) që akoma çon peshë të madhe jo vetëm tek na por në mbarë botën.
DIS.png

Për të ju shmangur këtij problemi serioz që shkakton divergjenca dhe trauma tek të rinjtë e që më vonë prodhon numër të madh delikuentesh, duhet hartuar projekte të shëndosha pedagogjike me të cilat arsimi do ti largohet një diskriminimi, tani më serioz së pari me formimin dhe informimin e rregullt të trupit arsimor në këtë drejtim si dhe hapjes së një diskutimi mbi mundësinë e ndarjes së klasave, së paku, në fillim për ata që e dëshirojnë këtë. Një përcjellje statistike e këtij lloji të shkollimit paralelisht me shkollimin e përzier do të tregoj nëse me të vërtetë klasat e ndara që në kohë të fundit e kërkojnë numër për çdo ditë më i madh prindërish, pedagogësh dhe psikologësh në botë, do të jetë më i suksesshëm. Kjo metodë krahasuese, ka rrënjët e veta tanimë në disa vende në botë dhe duket se rezultatet janë pozitive. ثshtë me rëndësi që kjo iniciativë, në rast mungese të interesit nga ana e pedagogëve (disa herë të fjetur) të nis nga vet prindërit që njëherit do të jetë jo vetëm mbrojtje e djemve të tyre, por edhe mbrojtje e të dy gjinive sepse zvogëlohen në minimum mundësitë e fitimit të notave për hatër “se je vajzë” …
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top