Diskriminim në futbollin francez

Kresha

A pretty face can never trick me
Futbolli francez dhe Franca janë përfshirë në një skandal diskriminimi pas zërave të fundit për zvogëlimin e futbollistëve të zinj dhe arabë nëpër skuadrat franceze për t’u dhënë hapësirë më të madhe futbollistëve të bardhë.

Federata e Futbollit të Francës (FFF) e ka hapur një hetim të brendshëm rreth kësaj çështjeje pasi që agjencia e lajmeve “Mediapart” kishte raportuar se disa zyrtarë të lartë kishin aprovuar një sistem për limitimin e futbollistëve të zinj dhe të atyre me origjinë afrikane, duke ua pamundësuar që të dalin në pah për skuadrën përfaqësuese.
Plani i spekuluar përfshin limitim për futbollistë me ngjyrë, të rinj nga mosha 12 dhe 13 vjeçare, të cilët fillojnë procesin me përfaqësuesen nga moshat e reja. “Kjo është një paturpësi e madhe. Kemi shumë futbollistë të zinj, shumë arabë dhe nuk ka shumë vend për futbollistët e bardhë. Kjo është qesharake”,shkruan uebfaqja “Mediapart”.
Sipas kësaj uebfaqeje, një ndër zyrtarët e lartë të Federatës së Futbollit francez kishte dëshiruar që të vërë një limit prej 30 përqind të futbollistëve me origjinë arabe dhe të zinj, mirëpo ai kishte dëshiruar që kjo të mbetej e fshehtë. Ndërkohë, në të gjithë këtë thuhet të jetë përfshirë edhe përzgjedhësi i përfaqësueses franceze, Laurent Blanc.
Në një mbledhje tjetër, Blanc kishte deklaruar se duhet ndryshuar kriteri për përzgjedhjen e talentëve të rinj duke i favorizuar futbollistët të cilët kanë “kulturën tonë”. Një burimi anonim më tutje shton se madje Blanc kishte cituar: “Spanjollët thonë: Ne nuk kemi probleme me përfaqësuesen pasi që nuk kemi futbollistë të zinj”.
Duke parë këto gjëra ka reaguar menjëherë qeveria franceze, e cila ka kërkuar sqarime nga FFF-ja, që ka refuzuar të japë dëshmi mbi këtë çështje. Ndërkohë drejtori teknik i Federatës, Freancois Blaquart, ka thënë se “problemi i vetëm” i organizatës janë futbollistët me nënshtetësi të dyfishtë të cilët janë trajnuar në Francë dhe pastaj kanë shkuar të luajnë për vendet e tjera.
Në mbrojtje të përzgjedhësit Blanc, është vënë zëdhënësi për media i përfaqësueses së Francës Philippe Tournon, i cili ka shtuar: “Kategorikisht e mohojmë se Blanc ka mundur të mbështesë këtë ide mbi ndarjen racore ose etnike të futbollistëve. Kjo shkon kundër filozofisë së tij dhe se atij vetëm i janë ngjitur këto fjalë”.
Këto spekulime vijnë menjëherë pas atyre rreth kampionatin botëror të vitit të kaluar, ku ishin fajësuar futbollistët zezakë dhe myslimanë të konvertuar të përfaqësueses, si Franc Ribery ku thuhej se këta futbollistë kishin mungesë të identitetit nacional.
Mirëpo “Mediapart” nuk është ndalë vetëm me kaq, ata kanë zbuluar edhe disa deklarata të tjera të përzgjedhësit Blanc, i cili supozohet të ketë thënë se duhen ndërruar disa tipa të futbollistëve “të mëdhenj dhe të fuqishëm” duke aluduar në zezakët.
“Dhe kush janë të fuqishëm dhe të mëdhenj? Zezakët. Kjo është kështu dhe është fakt. Zoti e di se në qendrat stërvitore dhe akademitë e futbollit ekzistojnë shumë të tillë”, thuhet të ketë thënë Blanc.
Numërimi i njerëzve në baza etnike dhe racore madje edhe për qëllime statistikore në Francë është e ndaluar, një shtet i cili në teori është i verbër ndaj racës dhe religjionit./zeri/
 
Back
Top