Arfenilla
Themelues i Forumit
Në edukimin bashkëkohor principi i dashurisë është vënë në plan të parë, ndërsa principi i disiplinës është lënë anash. Por si ndikon në gjeneratat e ardhshme ajo që marrin shumë dashuri dhe pak disiplinë? Ndryshimi i roleve tradicionale të femrës dhe mashkullit është reflektuar ndjeshëm në mënyrën se si duhemi dhe si krijojmë familje. Ndryshimi i roleve tradicionale të femrës dhe mashkullit është reflektuar edhe në rolin e nënës dhe babait.
Në kulturën tradicionale, nëna është e obliguar për ofrim të dashurisë, ndërsa babai për disiplinim të fëmijës. Kjo ka mundësuar që fëmijët të marrin nga prindërit atë që u nevojitet për zhvillim të duhur në persona të rritur dhe të pavarur: dashurinë dhe disiplinën. Sot ka gjithnjë e më shumë familje në të cilat prindërit nuk sillen si mama dhe baba, por si dy nëna: si nënë femër dhe si nënë mashkull.
Edhe ai, edhe ajo, mundohen që fëmijës t’i ofrojnë sa më shumë dashuri, çka nganjëherë sjell deri te gara mes tyre. Derisa në edukimin bashkëkohor principi i dashurisë është vënë në plan të parë, principi i disiplinës, pra reflektimi atëror, është harruar. Njohuritë të cilat gjatë dekadave të fundit ka filluar t’i sjell psiko-analiza, ndjeshëm ka ndikuar në ne kolektivisht me dhe pa vetëdije.
ثshtë i pranuar fakti se fëmijët të cilët nga prindërit nuk kanë fituar dashuri, zhvillojnë karaktere neurotike kur rriten. Duke mos dashur të bëjnë këtë gabim, shumica kanë besuar se sjellja ndryshe e prindërve – shfaqja dhe dëshmimi i vazhdueshëm i dashurisë, ishte kyçe në zhvillimin e fëmijës në një person të rritur të shëndetshëm në tërësi. Duke u përqendruar në përjetimin e dashurisë së fëmijës, prindërit kanë zbuluar se çdo tentim i disiplinimit tek fëmijët shkakton gjendje të pakëndshme dhe ai e merr si shenjë të padashurisë.B.Zeri