Disa strategji për t’i shpëtuar nervozizmit në zyrë
Të gjithëve besoj se ju ka ndodhur që të ndjeheni të lodhur dhe të stresuar në fillim të javës. Ideja që do të riktheheni midis rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj.
Megjithatë, ka disa mënyra që mund t’jua bëjnë gjërat më të lehta.
Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. Duhet të krijoni në zyrë të njëjtin ambient të ngrohtë dhe komod që do të dëshironit të kishit në shtëpinë tuaj. Rregulli numër dy është që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna.
Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Nëse në zyrë duhet të shkoni patjetër, pavarësisht nga çdo lloj neverie që ju pushton vetëm kur e mendoni këtë gjë, atëherë përmbajuni disa rregullave shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë.
Ja çfarë duhet të bëni
1. Kujdesuni për zyrën a për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike. Ndonjë fotografi qetësuese, etj.
2. Marrëdhënie të tendosura me kolegët dhe me shefat? Bëjini vetes pak autokritikë. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3. Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku a shoqeje, të dëgjoni pak muzikë, etj.
4. Mësohuni të thoni Jo. Nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5. Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport karrigeje, shtriqni qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni
të dilni dhe të.
6. Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj. Mund të bëni një shaka dhe në sy të eprorëve, kjo do t’ju ndihmojë që të krijoni një situatë më shoqërore në ambientin e punës.
7. Duhet të keni shumë kujdes që në vendin e punës të mos merreni me thashetheme të kota, duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj.
8. Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9. Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10. Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.
Cdodite