Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Disa rregulla që duhen ndjekur për t’u rikthyer më të lumtur nga pushimet

Disa rregulla që duhen ndjekur për t’u rikthyer më të lumtur nga pushimet​

Për t’u kthyer më i lumtur nga pushimet duhet të riktheheni në kontakt me veten tuaj. Kështu nëse do të niseni për pushime duhet të përgatisni veten mendërisht drejt udhëtimeve. Për t’u kthyer më i lumtur dhe më i relaksuar, nuk mjafton vetëm të largohesh dhe të udhëtosh.
Çfarë dëshironi nga pushimet?
Nëse përgjigja është të rigjeneroni veten, atëherë është koha t’i lejoni vetes disa rregulla që vërtet ju bëjnë të mendoni vetëm për ju dhe kohën që keni në dispozicion. Sekreti është të përjetoni pushimet duke u rikthyer në kontakt me veten. Ne ju shpjegojmë se çfarë duhet të bëni në pushime për të rigjeneruar vërtet veten.

Teknologjia nuk ka pse të shkojë me pushime me ju


Jo për pajisjet e çdo lloji. Lëreni teknologjinë në shtëpi sepse nuk do t’ju nevojiten PC-të, tabletët apo orët
inteligjente gjatë pushimeve. Eliminoni mendimin që ju çon në emergjenca të mundshme në punë, në nevojën për të qenë gjithmonë në vend ose në ndonjë detyrë absolutisht të domosdoshme. Nuk është e vërtetë, është thjesht një justifikim për të mbajtur kontrollin me të cilin jeni mësuar gjatë gjithë vitit.


Mos harroni se edhe në rast urgjence pune nuk jeni të pazëvendësueshëm. Ata që qëndrojnë do të gjejnë një zgjidhje pa shkuar domosdoshmërisht tek ju.

Është e vështirë të bësh pa smartfonin, por nëse vërtet dëshiron të rigjenerosh veten, duhet ta përdorësh të kufizuar.
Nëse ia jepni vetes këtë mundësi, pushimet tuaja të ardhshme do t’i përjetoni me më shumë qetësi. Dhe do të ktheheni më të lumtur se kur u larguat.
G.shqip
 
Do aplikoj cdo lloj rregulli vev te kthehem me i lumtur se kur ika 😂😂
 
Sa here qe iki me pushime
Se hap forumin
Dhe jam sh e lumtur ;p
 
une e kam zakon sapo kthehem filloj planifikoj udhetimin e rradhes, keshtu meresh me oranizimin dhe truri eshte gjithmon me pushime 😍
 
Zakonisht i bej kur tme teket per fat, ndaj dhe jane dhe me te bukura pushimet/udhetimet dhe kur kthehem e di qe se shpejti nje tjeter do vije "surprize" ndaj spara merzitem kurre.
 
Pushime qe mund te quhen realisht "pushim 360 grad" vetem vjet.
O zot sa rehat
Se kam prish terezine per asigjo..
Cuni gjeti dhe gru me te madhe se vetja dhe shkoj te prezantohet te vjehrri hahahahah 😂😂😂
Ne cift i ri per hesapin tone,
Ajo duke i mesuar cunit tim te lexoj 😂❤️
Falenderoj shpirterisht plazhet e super organizuara per familjet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back