Disa rregulla psikologjike që mund të ju ndihmojnë në jetën tuaj!

Kresha

A pretty face can never trick me
Disa rregulla psikologjike që mund të ju ndihmojnë në jetën tuaj!

1- Nuk është e domosdoshme që kushdo që ankohet para teje kërkon ndihmën tënde. Nganjëherë këtë mund ta bëjnë për të fituar respektin, kujdesin, dhe përkushtimin tënd.
Zgjidhja, në disa raste, mund të jetë vetëm në vëmendjen tënde ndaj tij.
2- Nuk është e domosdoshme që ajo që njerëzit shohin tek ti të jetë reflektim i realitetit tënd. Shpeshherë, mendimi negativ i njerëzve, përshtypja e ulët e tyre ndaj teje tregojnë për personalitetin e tyre. Pra, më shumë kanë të bëjnë me edukatën dhe moralin e tyre sesa që kanë të bëjnë me realitetin tënd.
3- Njerëzit që më së shumti kritikojnë të tjerët në formën e veshjes, dukjes dhe të pamjes së tyre janë njerëzit me shijen më të keqe. Ata përdorin përqeshjen për të mbuluar mangësinë e tyre.
4- Nuk është çdo person i qetë, fjalëpak dhe i heshtur personalitet i dobët. Përkundrazi, ata mund të jenë me një vetëbesim shumë të lartë por, mundohen të shmangin debatin, polemikën dhe kritikën ndaj teje.
5- Cilësitë që e bëjnë një mashkull të irritohet nga një femër, edhe pse mund ta dashuroj atë, janë:
Kritikat e tepërta.
Dyshimet e tepërta.
Rikujtimi i gabimeve.
Krahasimi i tij me të tjerët.
Gënjeshtra.
6- Cilësitë që e bëjnë një femër të irritohet nga një mashkull, edhe pse mund ta dashuroj atë, janë:
Mos kushtimi i vëmendjes së merituar.
Gënjeshtra.
Ftohtësia emocionale.
Ashpërsia në sjellje.
Koprracia ndaj saj.
Krahasimi i saj me të tjerat.
7- Personalitetet xheloze nëse pëlqejnë diçka tek të tjerët nuk e lavdërojnë atë. Përkundrazi, e kritikojnë atë dhe vazhdimisht mundohen që ta përqeshin dhe përulin para të tjerëve. Qëllimi i tyre është shkatërrimi i atij që posedon atë që u pëlqen atyre.
8- Personat që qeshin shumë kanë mundësi që diku për rreth 10% të durojnë dhimbje më shumë se të tjerët. Kjo është si rezultat i një studimi që është bërë nga Universiteti i Oksfordit. Prandaj, mundohu çdoherë të kesh afër vetës miq që të mbajnë të disponuar.
9- Dyshimet e shumta tek të tjerët rezultojnë me irritim në masë të madhe. E kjo mund të nxisë veprime të pamenduara andaj, raportet me karaktere dyshuese rrallë që mund të jenë afatgjate.
10- Nëse je prej personave që preferon psikologjinë atëherë ti ose je person i civilizuar dhe i ngritur në aspekt intelektual ose mundohesh që të bëhesh i tillë.

Screenshot_20210623-071606_Facebook.jpg
 
live GIF


Psikologjia tbo me dhimbje koke
 
Deri diku mund te qendrojne ca gjera por ideja eshte se sot cdokush ka mendjen e vet e nuk i bie sh mendja c'thote psikologjia. Lol.
Dhe psikologjia nuk e din ca thote nojhere ?
 
Deri diku mund te qendrojne ca gjera por ideja eshte se sot cdokush ka mendjen e vet e nuk i bie sh mendja c'thote psikologjia. Lol.
Dhe psikologjia nuk e din ca thote nojhere ?
Meqe libri psikologjik ka mendime te ndryshem kjo kuptohet se nuk eshte per tu besu..jan mendime te lloj-llojshem.
 
Back
Top