Disa regulla të arta për punonjësit administrativ!

ricky_ch

******
Nëse juve ju ndodh diçka si: zënja e letrës, shpenzohet ngjyra apo edhe çfarëdo
defekti tjetër:

1. Shikoni me kujdes përrreth dhe vërtetohuni se a po ju shikon dikush,

2. Nëse askush s'ju ka parë, ikni me të katra,

3. Se me këtë i përmbaheni një rregulle fundamentale:
"Pas meje ishallah edhe uji e çon krejt!"



Nëse në makinën kopjuese s'ka letër:

1. Mendohuni mirë a janë me rëndësi kopjet, se shpesh ato nuk janë.

2. Me këte rast, zhdukuni sa më shpejt,

3.Tjetri e mbush me letër dhe do t'iu jetë juve i falënderueshëm.
Ju mundeni në çfarëdo kohe të kontrolloni a ka letër në makinë
dhe t'i bëni kopjet e nevojshme!

4. Nëse rastësisht vetë e mbushni makinën me letër, mos e mbushni
shumë: veç nja 10 a 20 letra, aq sa iu nevojitet juve!




p.s. nuk i kam shkruar vetë, marrë nga një zyre të shkruara
në mur!
 
Pe: Disa regulla të arta për punonjësit administrativ!

Keshilla taman me vlere...dhe une qe i hyra me seriozitet per ti lexuar...
 
Pe: Disa regulla të arta për punonjësit administrativ!

Duhen ditur :D
 
Pe: Disa regulla të arta për punonjësit administrativ!

Punen e sotme mos e lere kurre per neser, por dergoja shefit qe ta kryej sot :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top