Disa mite për 6 shenja të horoskopit që nuk janë ashtu siç duket

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Sot kemi vendosur të mos tregojmë karakteristika që ju tashmë i dini dhe mund t’i imagjinoni për shenjat tuaja të horoskopit, por gjëra që të tjerët mendojnë se i keni (karakteristika më së shumti), por në fakt jo. Asgjë nuk është ashtu siç duket…

Luanët janë të guximshëm dhe rriskues

Në përgjithësi, duke qenë se Luanët kanë qejf të duken, njerëzit mendojnë se ata janë shumë të guximshëm. Por në fakt, Luanët nuk janë aspak të tillë, ata pëlqejnë të imponohen te të tjerët në mënyrë që riskun ta marrë tjetri dhe në fund bëjnë sikur e kanë marrë vetë.

Binjakët janë me dy fytyra

Për Binjakët, duke qenë se janë disi “me hënë”, shpesh mendohet që janë edhe me dy personalitete apo dy fytyra. Në fakt kjo më së shumti vjen si pasojë e simbolit të tyre të zodiakut, por ata nuk janë të tillë sepse Binjakët janë të shoqërueshëm dhe mund të përshtaten lehtësisht në situata, pa qenë e nevojshme që të vënë në lojë fytyrën e tyre.

Bricjapët janë të mërzitshëm

Mendohet se Bricjapët janë të mërzitshëm si persona sepse ata më së shumti fokusohen te puna sesa te qejfi. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë, sepse Bricjapët janë nga më pasionantët e zodiakut dhe pasioni vështirë se konceptohet dot pa aventura apo jo.

Dashi nuk pëlqen të nënshtrohet


Ekziston ideja se ata të shenjës së Dashit nuk pëlqejnë të nënshtrohen për asgjë, janë të zhurmshëm, agresivë dhe nuk kënaqen kurrë, shkruan blitz.al. Sigurisht që ata kanë tendencën të kenë më shumë energji, të jenë pasionantë dhe kthehen disi në posesivë, por kjo nuk i bën ata më pak të ndjeshëm për të qenë aq të ngurtë se sa konceptohet rëndom.

Akrepat janë hakmarrës

Duke qenë se simboli i kësaj shenje është Akrepi, menjëherë të krijohet ideja se ata janë hakmarrës, xhelozë, manipulues dhe persona të cilët mund të mos u besosh shumë sepse të dalin fjalës. Fatmirësisht, këto janë thjesht mite sepse nëse Akrepat të dashurojnë, askush nuk ua kthen atyre mendjen, ndryshe nga shumë shenja të tjera të zodiakut.

Ujorët nuk janë emocionalë

Thuhet se të lindurit në shenjën e Ujorit janë pa emocione, nuk ua ndjen për të tjerët dhe kanë qejf të ëndërrojnë vetëm për veten. Por ajo që nuk kuptojnë njerëzit është se kjo natyrë e tyre është thjesht një mburojë sepse në vetvete ata janë shumë emocionalë. /b.l/noa.al/
 
Back
Top