“Disa besojnë se po mashtroj”/ 35-vjeçari me ngjashmëri të frikshme me Brad Pitt: Nuk më ecën me gratë (FOTO)
Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë. Ka shumë persona që të paktën një sozi e kanë gjetur, e ka të tjerë që ende nuk e di se në cilin cep të botës jeton sozia e tij.
Ndryshe nga njerëzit e thjeshtë, kur vjen puna te personazhet e njohur të ekranit duket se gjërat lehtësohen paksa. Duket se për ta është më e lehtë gjetja e personit që kanë ngjashmëri të madhe me ta.
Së fundmi është gjetur sozia e aktorit të famshëm të Hollywood-it, Brad Pitt. Ai është Nathan Meads dhe siç vihet re nga fotot, ka një ngjashmëri të frikshme me të. 35-vjeçari ka treguar se shumë njerëz besojnë se ka lidhje gjaku me aktorin për shkak të ngjashmërisë së madhe që ato kanë.
“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme”, ka rrëfyer Meads.
Ky i fundit ka shtuar se ngjashmëria me Brad ia ka bërë jetën e tij sentimentale mjaft problematike.
g.shqip