Diplomë për biokimi, bënte doktoraturën por tregtonte heroinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një shkencëtar i ri i cili u kthye në tregtues kokaine doli i lirë nga gjykata për shkak se u vlerësua që shoqëria përfiton nga talenti i tij. Edwëard Holland 24 vjeç ishte një akademik dhe me një karrierë premtuese në kërkim shkencor. Krejt papritur ai u shndërrua në tregtues kokaine dhe kanabisi. Gjykata konstatoi se pesë persona janë furnizuar prej tij me drogë për një periudhë prej katër muajsh duke përfituar 100 deri në 200 paund në javë, citon lajmifundit.com. Avokatët mbrojtës thanë se nëse dërgohet në burg kjo mund të dëmtojë potencialet e tij intelektuale. Avokati tha se klienti i tij është shkolluar për biokimi dhe se po studion doktoraturën. “Ai ka shumë për ti ofruar komunitetit shkencor dhe mund të jetë i aftë të kontribuojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha avokati.


diplome_droge.jpg


B:LajmiFundit
 
Back
Top