Diplomati gjerman kundër - për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Diplomati gjerman kundër (Thaçit e Vuçiqit) - për ndryshimin e kufijve të Kosovës



shkembimi i territoreve.jpg

Gjermania edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e saj kundër shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka bërë Ministri i Shtetit për Europë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, i cili ka thënë se ri-kufizimi i kufijve nuk është zgjidhje.

Diplomanti gjerman, në profilin e tij në Twitter, ka deklaruar se shëkmbimi i territoreve nuk është zgjidhje as për Kosovën e as për Serbinë.

Sipas Roth, ri-kufizimi i kufijve nuk është zgjidhje, përkundrazi kjo sipas tij do të hapte kutinë e Pandorës për rekrutime etnike. Ai tutje ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm me një bashkëpunim multietnik, fetar dhe kulturor dhe se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të bashkuara në diversitet, për të qenë pjesë e Europës, pasi sipas tij, kjo është Europa.

Michael-Roth.jpg


gmetro
 
Back
Top