Dieta e nuhatjes

Të ndjekësh një dietë është më e lehtë, nëse nuhaten fruta. Nuhatja e dardhëve, mollëve dhe luleshtrydheve ndihmon që të bëhen zgjedhje më të shëndetshme, sidomos në momentin e ëmbëlsirës. ثshtë ky përfundimi i një studimi francez i drejtuar nga Université de Bourgogne dhe i publikuar në revistën “Appetite”. Ekspertët analizuan sjelljet ushqimore të 150 personave me moshë nga 18 deri në 50 vjeç. Gjysmës së vullnetarëve iu kërkua të qëndronin për rreth 15 minuta, në një dhomë ku ishte sprucuar aromë dardhe. Më tej ata u vunë përballë zgjedhjes së ushqimeve, nga ku rezultoi se zgjedhjet e bëra ishin më të shëndetshme, veçanërisht sa u takonin ëmbëlsirave. Ndërsa pjesa tjetër që nuk kishte nuhatur aromën e frutave bëri zgjedhje shumë herë më kalorike

noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top