Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dielli me “gjuhë gjarpri” 800.000 km të gjatë, video e NASA-s

Tuana

Nada é por acaso!
largea_nasadiell1346884017.jpg


Shpërthimin e një “fije llave” diellore, e cila shpërtheu në hapësirë si një “gjuhë gjarpri”, me gjatësi marramendëse prej 800.000 km, regjistruan satelitët e NASA-ës.

Fenomeni u vu re fillimin e gushtit, por video me pamjet filmime u publikua nga NASA pak ditë më parë, ndërsa stuhia magnetike së bashku me stuhinë rrezatuese të diellit, pritet të arrijnë në Tokë, javën e ardhshme.

Fije të ndritshme!

Fijet diellore janë maza plazme, citon alb-observer.com, të cilat zgajten në sipërfaqen e diellit, në fotosferë deri në stemën e gazrave të cilat rrethojnë diellin. Grumbullohen nga fuqi magnetike dhe janë të dukshme si “sythe” dhe zgjaten deri në qiell…

“Kur i shikojmë nga sipër duken të errëta, ngaqë gazrat e tyre janë të ftohta në lidhje me fotosferën poshtë tyre, por kur shikojmë një “syth” në profil përball qiellit të errët, duket si një shkëmb gjigand i ndritshëm”, shpjegon David Chathagouei, fizikant diellor në Qendrën Marshall Space të NASA-s.

Fija e këtij lloji, mund të rrënohet nëse shënohet ndryshim metabolik, në fushat magnetike që e rrethojnë atë, duke shkaktuar të ashtuquajturat shpërthimet Haider (emri vjen nga Charles Haider cili botoi studimet e para të këtij fenomeni në vitin 1967).

Shpërthimi “gjuha e gjarprit” e muajit gushtit

Një shpërthim i tillë, që bënë një fije gjigande diellore të shpërthej në hapësirë, siç dhe “gjuha e një gjarpri” brenda fotosferës së tij, mund ta shikoni në videon që alb-observer.com, ju parqet e të cilën e bëri publike para pak ditësh Observatori i Dinamikës Diellore (Solar Dynamics Observatory – SDO) të NASA-ës.




Video ka “ngjeshur” tre orë pamje filmike, të aktivitetit diellor të regjistruar nga 6-8 gusht. Filli diellorë, i cili arrin gjatësinë e 800.000 km dhe është nga më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë, duket si një “rrip” i errët, ndërsa shpërthimi pasqyrohet se të gjithë madhështinë e tij dhe në cilësinë UV.

”Nga fundi”, shton NASA “një pjesë e fijes duket tek shkëputet, por trungu kryesorë dhe boshti i tij, vijuan të pa prekura”.
Rrezatimi këtij shpërthimi, pritet të arrij në Tokë, javën e ardhshme. Shërbimi Amerikanë i Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) dha një njoftim për një stuhi të vogël deri dhe mesatare, të një stuhie magnetike, e cila do të sjellë dukurinë Aurora në disa rajone të ndryshme të qiellit në Amerikën e Veriut.
/Botas/
 
Re: Dielli me “gjuhë gjarpri” 800.000 km të gjatë, video e NASA-s

Kam nje pyetje per Nasen,,,me 1 shkurt c´far gjuhe eshte?
 
Pe: Dielli me “gjuhë gjarpri” 800.000 km të gjatë, video e NASA-s

Ajo qe u shkeput ishalla e kane gabim se behet fjale me sa di une per "plasem diellore" jo gje e mire.....
 
Titulli: Dielli me “gjuhë gjarpri” 800.000 km të gjatë, video e NASA-s

ama pamjet jane madheshtore
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top