Diego Costa: Do ti shenoja Brazilit ne Finale

xhebrail1

INTERIST
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka thënë se ai shpreson që vendimi i tij për të luajtur për Spanjën nuk do të shkaktojë probleme në Brazil.

Diego Costa ka siguruar nënshtetësinë spanjolle më 3 tetor të këtij viti dhe ai pritet të luajë së shpejti edhe për kombëtaren spanjolle.

Por, sulmuesi i lindur në Brazil shpreson që të mos shkaktohen polemika në vendlindjen e tij, pasi që thotë se ky nuk është problem i tij.

“Unë nuk dua të shkaktoj probleme me askënd në Brazil. Unë dua që njerëzit të pranojnë vendimin tim. A do të kisha problem që t’i shënoj gol Brazilit në finalen e Kampionatit Botëror? Jo”, është shprehur Costa për Marca.

Diego Costa ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke u shndërruar në njeriun kryesor për Atletico Madridin pas largimit të Radamel Falcaos. /Telegrafi/
diego-costa-do-t-i-shnoja-brazilit-n-finale_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top