Dialog me zemrën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

O zemra ime…


A thua do të vazhdosh kështu?
A mos vallë dëshiron të jesh e ngurtë gjithmonë?
Dije se nëse ti nuk hapesh, do të më shpiesh në një zjarr të madhë…


Edhe pas udhëzimit je prishur…


اdo ditë duke kaluar në mëkate, e kanë bërë të zezë ngjyrën tënde.
A e din se nëse ti nuk I frikësohesh All-llahut asnjë gjymtyrë nuk do t’I frikësohet?
A mendon se kështu do më largosh nga kënaqësia e All-llahut?
Sa kohë janë bërë që sytë e mi nuk I ke lënë të lotojnë për mëkatet dhe kthimin tek All-llahu?
Ti e din se sytë e mi po kërkojnë derdhjen e lotëve, por nuk po munden…
I ke ngushtuar aq shumë dhe nuk po munden t’a zbrazin atë që e mbajnë brënda…


Sa herë jam duke të folur…
Po të thërras në përulje ndaj All-llahut…
Të lutem pastrohu…
Të lutem zbutu…
Të lutem mos u bëj shkaktare që të më hedhësh në zjarr…


Dije se nëse përsëri vazhdon kështu, do të vish bashkë me mua në një zjarrë të madhë, dhe nuk do të shpëtosh.
Por, nëse I kthehesh me frikë-respekt Zotit tënd, që të dy do t’I shijojmë kënaqësitë që na ka përgaditur All-llahu.


Kujtoje fjalën e Ibrahim Et-Tejmiu I cili ka thënë:
“Përfytyrova veten në Xhennet duke ngrënë prej frutave të tij, duke përqafuar vajzat e bukura dhe duke shijuar begatitë e shumta.


Pyeta veten: “اfarë do të dëshiroja?”
Thashë: “Të kthehem në dynja dhe të shtoj veprat e mira me të cilat arrita këto begati.”
Më pas përfytyrova veten në zjarr, duke u djegur, duke vjellë zorrët e barkut nga uji I valuar dhe duke ngrënë prej pemës së Zekumit.”


Pyeta veten: “اfarë do të dëshiroja?”
Thashë: “Të kthehem në dynja që të punoj mirë e të shpëtoj nga ky dënim.”


Pastaj thash: “O vetja ime, ja ku je tek dëshira jote, prandaj puno!”


Mendo për këtë të fundit…
Të thërret në pendim: Trupi yt I lodhur nga mëkatet !





Nxenesi i dijes


 
Back
Top