Dhuratat e festave të njerëzve të famshëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpenzimet marramendëse dhe dhuratat e pazakonta të njerëzve të ekranit

Dhuratat e festave të njerëzve të famshëm

Nga Victoria Beckham, Jennifer Lopez, Britney Spears e deri tek Madonna

Një analist i huaj shkroi para disa kohësh se krizat ekonomike nuk i prekin të pasurit dhe të famshmit. Për ta s’ka vështirësi financiare. Ndaj dhe festat e fundvitit për ta vazhdojnë të jenë të njëjtat. Me shpenzime të zakonta e të pazakonta. Cilat janë dhuratat e preferuara të personazheve të famshëm të artit dhe sportit? Ato variojnë që nga qentë e vegjël, zvogëlime në masën e gjoksit dhe boshatisje të dyqanit “Harrods”. Krishtlindjet janë vërtet stina e shpenzimeve në botën ekskluzive të njerëzve të famshëm. Victoria Beckam nuk kursehet kur bëhet fjalë për bashkëshortin e saj të dashur. Një herë i dhuroi një makinë “Rolls Royce Phantom” për Krishtlindje. Këngëtarja e “Spice Girls” nuk mendohet dy herë as për fëmijët. Vetëm në një rast festash ajo shpenzon 25 mijë paund për ta. Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez dikur i bleu bashkëshortit, Marc Anthony një “Spyker C8”, që i kushtoi 185 mijë paund, duke vërtetuar se edhe pse dashuria nuk kushton hiçgjë, automjetet e mira janë të shtrenjta. Këngëtari Elton John një herë e ofroi veten për 750 mijë paund. Koha në dispozicion të blerësit ishte 90 minuta për një koncert privat, por të paktën fitimet shkuan për bamirësi. Milionerja e hoteleve “Hilton” është ftuar në disa prej festave më ekskluzive të Krishtlindjeve në Hollivud, por kjo s’do të thotë se merr edhe dhurata të mira. Më të preferuarat për të janë konet. Ndërkohë, aktorja veterane, Elizabeth Taylor gjithnjë ka pranuar se i pëlqejnë dhuratat. Ajo ka shijuar shumë Krishtlindje të shndritshme me dhuratat e ish-bashkëshortëve. Richard Burton veçanërisht i dhuronte gjithmonë diamante. Britney Spears ka mbajtur rekord për shpenzime të panumërta, derisa gjykata ia la në dorë administrimin e pasurisë së saj, të atit, Jamie Spears. Sipas dokumenteve të gjykatës, Spears ka 352,775 paund për të shpenzuar në muaj dhe 48,823 paund janë vetëm për argëtim, dhurata dhe pushime.
 
Titulli: Dhuratat e festave të njerëzve të famshëm

Victoria Beckham
Victoria Beckham i dhuroi dikur bashkëshortit, David një “Rolls Royce Phantom” që kushtoi 265,500 paund. Për dhuratat e fëmijëve shpenzon 25 mijë paund.

David Beckham
David Beckham një herë i dhuroi gruas, Victoria një varëse diamanti prej 1.2 milionë paundësh, të zbukuruar me qindra rubinë.

Jennifer Lopez
Ajo ndoshta insiston se është “Jenny e shtëpisë ngjitur”, por Jennifer Lopez shpenzon për Krishtlindje më shumë dhurata se banorët e Bronx-it në vit.

Elton John
Artisti një herë shpenzoi 293 mijë paund në 18 muaj vetëm për lule dhe festat e tij janë ndër më luksozet, por këngëtari dhuron shumë për bamirësi.

Paris Hilton
Trashëgimtarja milionere e hoteleve dhe ikona e videove të internetit një herë ka marrë si dhuratë për Krishtlindje një mi nga Nicole Ritchie.

Elizabeth Taylor
Ajo ka shijuar shumë Krishtlindje të shndritshme me dhuratat e ish-bashkëshortëve. Richard Burton veçanërisht i dhuronte gjithmonë diamante.

Madonna
Me gjithë pasurinë e paimagjinueshme të familjes, fëmijët në rezidencën e saj të pasur hapin vetëm tre dhurata në vit, edhe pse vlera e tyre nuk dihet.

Jordan
Modelja Jordan dikur i bëri bashkëshortit, Peter Andre një dhuratë të veçantë, kirurgji për të zvogëluar masën e gjoksit. Reagimi nuk dihet, por çifti është ende bashkë.

Justin Timberlake
Justin Timberlake një herë mbylli dyqanet “Harrods” për të shpenzuar 1.5 milionë paund për dhurata për të dashurën e dikurshme, Carmeron Diaz.

Britney Spears
Sipas dokumenteve të gjykatës, Spears ka 352,775 paund për të shpenzuar në muaj dhe 48,823 paund janë vetëm për argëtim, dhurata dhe pushime.
TO
 
Titulli: Dhuratat e festave të njerëzve të famshëm

sbeka per mua kjo tema un me shume se 100 euro dhurate kam bere :( kto qekan zoti na rujt leku modh qerkulloka knej
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top