Dhurata festash për meshkujt dhe femrat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
10 dhurata festash për meshkujt Gazeta “Independent”: اfarë mund t’u dhuroni njerëzve të tuaj të afërt

Nga pijet alkolike, atletet, parfumi, aparati fotografik e deri tek çokollatat

Dhuratat janë një pjesë e rëndësishme e festave. Edhe pse shpenzojnë njerëzit nuk rezistojnë dot pa u bërë dhurata njerëzve të dashur. ثshtë një periudhë e ngarkuar me zgjedhje të pafundme e njëkohësisht e vështirë për të gjetur atë që duhet. E veçanërisht kur vjen fjala te meshkujt. Por, gazeta angleze “Independent” ofron një listë të dhuratave që mund t’u bëhen meshkujve. Që nga pijet alkolike, deri tek këpucët e parfumi.
Të gjesh skoçin e duhur me çmimin e duhur nuk është e lehtë. Gazeta britanike “Independent” rekomandon skoçin 10-vjeçar “Isle of Skye’s”, i cili ka një shije të tymosur, duke sjellë në mendje zgarën. Vjen i paketuar në një formë shumë interesante dhe do bënte të lumtur këdo. Duket se stilisti, tashmë i kthyer në regjisor filmash, i shtëpisë së modës “Guçi” nuk mund të bëjë asnjëherë gabime. Ai ka krijuar një parfumi shishe në stil retrospektiv me esenca të përzgjedhura enkas për t’i pëlqyer çdo mashkulli që do e merrte si dhuratë. Meshkujt nuk janë shumë të vëmendshëm dhe shpeshherë i harrojnë lulet e i lënë të thahen. Por nëse u dhuroni një aparaturë që rrit lule do jetë më e thjeshtë. Bëhet fjalë për një aparaturë, ku mjafton të mbjellësh lulen dhe më pas ajo bën gjithçka vetë duke rritur lule të shëndetshme. Pijet alkolike janë një dhuratë e preferuar në raste festash, veçanërisht nëse bëhet mirë për pije cilësore. Xhini “Sipsmith” është mjaft i njohur dhe është krijuar në Londër para 189 vjetësh. Kjo mjafton për të treguar vlerën e tij dhe pse do ishte një dhuratë e menduar mirë. Të gjithëve u pëlqejnë një palë xhinse të bukura. Edhe femrave edhe meshkujve. Zgjidhni një palë xhinse marke për njeriun tuaj të zemrës, vëllain apo një mikun tuaj. Një palë xhinse në garderobë janë gjithnjë të nevojshme, e një palë më shumë nuk bëjnë asnjëherë dëm. اokollatat nuk janë kurrë zgjedhja e gabuar. Ato nuk kanë masë e nuk kanë ngjyra të caktuara. Janë gjithmonë në kafe ose të bardhë dhe janë gjithmonë të ëmbla. E çokollatat “Amedei” janë çokollatat më të famshme të botës që vijnë nga Italia dhe do shërbenin si një zgjedhje mjaft e mirë për dhuratë.

Skoç
Të gjesh skoçin e duhur me çmimin e duhur nuk është e lehtë. Gazeta britanike “Independent” rekomandon skoçin 10-vjeçar “Isle of Skye’s”, i cili ka një shije të tymosur, duke sjellë në mendje zgarën. Vjen i paketuar në një formë shumë interesante dhe do bënte të lumtur këdo.

Parfum “Tom Ford”
Duket se stilisti, tashmë i kthyer në regjisor filmash, i shtëpisë së modës “Guçi” nuk mund të bëjë asnjëherë gabime. Ai ka krijuar një parfumi shishe në stil retrospektiv me esenca të përzgjedhura enkas për t’i pëlqyer çdo mashkulli që do e merrte si dhuratë.

Aparaturë që rrit lule
Meshkujt nuk janë shumë të vëmendshëm dhe shpeshherë i harrojnë lulet e i lënë të thahen. Por nëse u dhuroni një aparaturë që rrit lule do jetë më e thjeshtë. Bëhet fjalë për një aparaturë, ku mjafton të mbjellësh lulen dhe më pas ajo bën gjithçka vetë duke rritur lule të shëndetshme.

Xhin
Pijet alkolike janë një dhuratë e preferuar në raste festash, veçanërisht nëse bëhet mirë për pije cilësore. Xhini “Sipsmith” është mjaft i njohur dhe është krijuar në Londër para 189 vjetësh. Kjo mjafton për të treguar vlerën e tij dhe pse do ishte një dhuratë e menduar mirë.

Xhinse
Të gjithëve u pëlqejnë një palë xhinse të bukura. Edhe femrave edhe meshkujve. Zgjidhni një palë xhinse marke për njeriun tuaj të zemrës, vëllain apo një mikun tuaj. Një palë xhinse në garderobë janë gjithnjë të nevojshme, e një palë më shumë nuk bëjnë asnjëherë dëm.

اokollata
اokollatat nuk janë kurrë zgjedhja e gabuar. Ato nuk kanë masë e nuk kanë ngjyra të caktuara. Janë gjithmonë në kafe ose të bardhë dhe janë gjithmonë të ëmbla. E çokollatat “Amedei” janë çokollatat më të famshme të botës që vijnë nga Italia dhe do shërbenin si një zgjedhje mjaft e mirë për dhuratë.

Aparat fotografik
Aparati fotografik mund të konsiderohet si një farë dhurate luksoze për faktin se kushton relativisht shtrenjtë. Por aparati fotografik është një dhuratë praktike, i cili është funksional e gjithkush do e vlerësonte një dhuratë të tillë.

Atlete “Nike”
Atletet “Nike” nuk dalin kurrë jashtë mode. Ato janë të rehatshme, të forta dhe një prej dhuratave më të preferuara prej meshkujve. Ju mund të gjeni në dyqane atlete “Nike” me ngjyrat nga më të ndryshmet dhe t’ia përshtatni shijes së personit që doni t’ia dhuroni.

Mbajtëse telekomandash
Telekomanda është mikja më e mirë e meshkujve, kur ata janë në shtëpi. E veçanërisht nëse në televizor ka një ndeshje boksi. Ndaj një mbajtëse telekomandash do ishte një zgjedhje praktike dhe personi që do e merrte do u ishte me siguri mirënjohës.

Bllok elektronik
Blloqet elektronike “Nokia” ishin një hit në shitjet e tre javëve të fundit. Kompjuteri portativ nuk mund të merret gjithandej me vete për arsye praktike. Ndërsa një bllok elektronik që ka ta njëjtat parametra me një kompjuter do ishte dhurata perfekte.
TO
 
Titulli: Dhurata festash për meshkujt dhe femrat

20 dhurata për festat e fundit Ide origjinale dhe interesante se çfarë mund t’u dhurohet femrave

“Independent”: Nga këpucët me taka të lartë e deri tek çaji aromatik

Festat e fundvitit sjellin me vete atmosferën e ngrohtë festive e bashkë me të edhe dhuratat. Të gjithë duhet të mendojnë për të bërë dhurata, e të gjithë përpiqen që zgjedhin dhurata ndryshe nga një vit më parë. Të tjerë përpiqen të bëjnë dhurata sa më të veçanta e origjinale e përgjithësisht pjesa më e madhe e dhuratave rrotullohen rreth femrave. Gazeta britanike “Independent” u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhurata për femrat duke ofruar një sërë alternativash e idesh origjinale. Ka gjithmonë vend për ndryshime, ata që nuk mund të përballojnë një objekt të shtrenjtë mund të zgjedhin diçka të ngjashme me një çmim më të lirë për sa kohë bëhet fjalë për gjëra që do tërhiqnin vëmendjen e atyre që do i marrin. Këpucët me taka të larta janë ideja e parë e propozuar nga “Independent”. “اdo femër ka nevojë për një palë këpucë me taka të larta marramendëse dhe këto këpucë me platformë mund të jenë ato të duhurat”, sugjeron Malika Dalamal. Vajzave nuk u mjaftojnë kurrë blloqet dhe ato “Rosehip” janë ndër më të bukurit që mund të gjenden. Ato kanë kopertina të zbukuruara me figura të ndryshme dhe do gëzonin gjithë vajzat e vogla. Parfumistja Lyn Harris mund të jetë e njohur për aromat, qirinjtë dhe produktet aromatike, por këtë vit ajo ka nxjerrë një koleksion çajrash aromatike që nga vanilja e mandarina. Kur Solange Azagury-Partridge nuk gjeti dot një unazë fejese që t’i pëlqente ajo krijoi një vetë. Pas një dekade ajo tashmë është një prej dizenjatoreve më të famshme të bizhuterive. Vëthët në formë hëne dhe zemre janë ndër më të suksesshmit. Barnaby Barford zgjedh objekte dhe i kthen ato në skulptura humoristike. “Nga një distancë e caktuar figurat e tij prej qeramike duken si qeramika të qeta, por kur u afrohesh ato janë shumë më argëtuese”, thotë Katrina Larkin. Ka plot dhurata e duhet shumë fantazi për të zgjedhur ato të duhurat në raste festash. Një abonim për një kurim të plotë të paraqitjes në një sallon bukurie do ishte dhurata perfekte për çdo femër. Larmia e dhuratave vjen edhe nga larmia e shijeve të atyre që i marrin dhe i zgjedhin ato. Përgjithësisht duhen bërë dhurata që kënaqin shijen e marrësit. Për të pasionuarit pas djathit, një dollap i vogël djathi do ishte dhurata e përshtatshme për këtë fund viti. Sipas ekspertes së dhuratave, Lyn Harris këto këpucë janë të bukura, po mbi të gjitha janë shumë të rehatshme. Femrat ankohen se u pelqejnë takat, por s’mund të ecin me to. E në këtë rast, çizmet “Piccadilly” janë këpucët e përshtatshme. Doni një dhuratë të veçantë për një femër me personalitet të pazakontë? Atëherë një varëse në formë kafke, e bërë me gurë të çmuar mundësisht do të ishte dhurata e duhur. Një e tillë me diamante do kushtonte shumë, ndaj do ishte mirë të zgjidhnit një me gurë më të thjeshtë. Një biçikletë me ngjyra të këndshme, e gjelbër ose rozë dhe më një model të viteve të shkuara do të ishte dhuratë shumë interesante për një femër që i pëlqen të bëjë shëtitje në natyrë. Nuk dini çfarë të dhuroni? Lulet ju duken shumë të zakonshme? Atëherë mendoni t’i dhuroni dikujt lule për gjithë vitin, të abonoheni që personit tuaj të dashur t’i shkojë nga një buqetë e ndryshme për çdo muaj. Kjo nuk do ishte dhuratë e zakonshme.
Këpucë “Charlotte Olympia Paloma”
“اdo femër ka nevojë për një palë këpucë me taka të larta marramendëse dhe këto këpucë me platformë mund të jenë ato të duhurat”, sugjeron Malika Dalamal.

Tas sallate ngjyrë vjollcë
Gdhendësja Jane Raven njihet për punët prej qelqi që bën, që nga vazot e deri tek mbajtëset e çajit. Secili prej krijimeve të saj është i bërë me dorë.

Blloqe “Rosehip”
Vajzave nuk u mjaftojnë kurrë blloqet dhe ato “Rosehip” janë ndër më të bukurit që mund të gjenden. Ato kanë kopertina të zbukuruara me figura të ndryshme dhe do gëzonin gjithë vajzat e vogla.
اaj “Miller Harris”
Parfumistja Lyn Harris mund të jetë e njohur për aromat, qirinjtë dhe produktet aromatike, por këtë vit ajo ka nxjerrë një koleksion çajrash aromatike që nga vanilja e mandarina.

Barëra thelbësore
“Gjithçka nga ky koleksion është fantastik”, thotë Lyn Harris. Që nga pastruesit e fytyrës e deri tek kremrat e trupit, produktet “Elemental Herbals” janë për të rregulluar lëkurën.

Vëthë në formë hëne dhe zemre
Kur Solange Azagury-Partridge nuk gjeti dot një unazë fejese që t’i pëlqente ajo krijoi një vetë. Pas një dekade ajo tashmë është një prej dizenjatoreve më të famshme të bizhuterive. Vëthët në formë hëne dhe zemre janë ndër më të suksesshmit.

Qeramikë Barnaby Barford
Barnaby Barford zgjedh objekte dhe i kthen ato në skulptura humoristike. “Nga një distancë e caktuar figurat e tij prej qeramike duken si qeramika të qeta, por kur u afrohesh ato janë shumë më argëtuese”, thotë Katrina Larkin.

Bileta për shfaqjen e luleve “Chelsea Flower show”
Kjo do ishte dhuratë perfekte për çdo femër të çdo moshe. Bëhet fjalë për një festival të plotë lulesh, ku shpalosen mijëra ngjyra e aroma duke formuar një det shumëngjyrësh lulesh.

Libri “Bake”
Ky libër i ri nga shefja irlandeze e kuzhinës, Rachel Allen është shumë i lehtë për t’u përdorur. Aty ka ushqime interesante që nga ato më të thjeshtat e deri tek gatimet më të komplikuara që mund të bëhen shumë mirë në shtëpi.

Një vizitë në sallon
Ka plot dhurata e duhet shumë fantazi për të zgjedhur ato të duhurat në raste festash. Një abonim për një kurim të plotë të paraqitjes në një sallon bukurie do ishte dhurata perfekte për çdo femër.
Byzylyk krokodili
Nëse doni të mbushni krahët e saj me byzylykë argjendi, gjithçka që mban vulën e Patrick Mavros do ishte fantastike për festat e fund-vitit. Byzylykët në formë krokodili kanë qenë gjithnjë sukses në sezone dhuratash.

Peshqirë çaji
Peshqirët e çajit mund të mos duken si diçka shumë e zakonshme, por ato janë sigurisht një dhuratë e veçantë. Përveç kësaj, ato mund të gjenden në forma e dizenjo nga më të larmishmet duke zbukuruar kështu kuzhinën.

Dollap i vogël djathi
Larmia e dhuratave vjen edhe nga larmia e shijeve të atyre që i marrin dhe i zgjedhin ato. Përgjithësisht duhen bërë dhurata që kënaqin shijen e marrësit. Për të pasionuarit pas djathit, një dollap i vogël djathi do ishte dhurata e përshtatshme për këtë fund viti.

اizme “Piccadilly”
Sipas ekspertes së dhuratave, Lyn Harris këto këpucë janë të bukura, po mbi të gjitha janë shumë të rehatshme. Femrat ankohen se u pelqejnë takat, por s’mund të ecin me to. E në këtë rast, çizmet “Piccadilly” janë këpucët e përshtatshme.

Qirinj “Aromatherapy Associates”
Një trio qirinjsh të “Aromatherapy Associates” do ndihmonte këdo të kalonte një mbrëmje të qetë duke qenë se përbërësit janë livando për qetësim, kamomil për të larguar stresin dhe portokall për të rigjallëruar.

Biçikletë për femra
Një biçikletë me ngjyra të këndshme, e gjelbër ose rozë dhe më një model të viteve të shkuara do të ishte dhuratë shumë interesante për një femër që i pëlqen të bëjë shëtitje në natyrë.

Varëse në formë kafke
Doni një dhuratë të veçantë për një femër me personalitet të pazakontë? Atëherë një varëse në formë kafke, e bërë me gurë të çmuar mundësisht do të ishte dhurata e duhur. Një e tillë me diamante do kushtonte shumë, ndaj do ishte mirë të zgjidhnit një me gurë më të thjeshtë.

Tasa me ngjyra
اdo kuzhinë ka nevojë për një komplet tasash melanine nga kompania daneze “Rice”. E duhet theksuar se çdo kuzhinë ka nevojë për një komplet tasash me ngjyra të ndryshme. Ngjyrat i japin jetë kuzhinës dhe gëzojnë çdo lloj amvise.

Këpuce natë
Këpucët “Melissa Plastic Dreams” janë perfekte për t’u dhuruar në festat e dimrit, kur temperaturat janë të ulëta. Ato janë edhe aromatike e i ofrojnë atyre që i veshin një ndjesi komforti të lartë.

Lule për gjithë vitin
Nuk dini çfarë të dhuroni? Lulet ju duken shumë të zakonshme? Atëherë mendoni t’i dhuroni dikujt lule për gjithë vitin, të abonoheni që personit tuaj të dashur t’i shkojë nga një buqetë e ndryshme për çdo muaj. Kjo nuk do ishte dhuratë e zakonshme.
TO
 
Titulli: Dhurata festash për meshkujt dhe femrat

Parfum “Tom Ford”
Duket se stilisti, tashmë i kthyer në regjisor filmash, i shtëpisë së modës “Guçi” nuk mund të bëjë asnjëherë gabime. Ai ka krijuar një parfumi shishe në stil retrospektiv me esenca të përzgjedhura enkas për t’i pëlqyer çdo mashkulli që do e merrte si dhuratë.

dhuratat te lezetshme,por parfume mos dhuroni,se pasojn me ndarje...dhe esht e vertet,jo thjesht 'supersticion'
 
Titulli: Dhurata festash për meshkujt dhe femrat

Edhe pse nuk eshte feste tani...goca kush do me dhuroje dhe nje kapuc dhe shalle tjeter sot LOL

ps te dhurata e fundit vitit duhet te futet dhe kapuci me bateri me ngrohje :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top