Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Aren

Anëtar i Respektuar
Adoleshente të dhunuara ****ualisht nga vëllezërit dhe baballarët e tyre. Dhjetëra të tilla vendosin ta mbajnë të fshehtë dhe të mos denoncojnë. E vetmja gjë që bëjnë është se mjekohen në spital. Në Pavijonin e Traumës në Spitalin Ushtarak, mjekët deklarojnë se vetëm gjatë muajve të verës janë paraqitur për kurim 25 vajza të moshës 14-20 vjeçe, të traumatizuara, në përpjekje për t’i shpëtuar ****it pa dëshirë nga baballarët apo nga vëllezërit e tyre. Mjeku specialist neuro-psikiatër, Kristaq Nuçi, tha për “Albania”-n se, në mbi 65 për qind të rasteve vajzat këmbëngulin të mos denoncojnë me formë të prerë. Sipas tij, vajzat nuk denoncojnë për arsyen e vetme se më pas mbeten të braktisura nga familja. Me trup të nxirë, sjellje jonormale, dridhje trupi dhe ekspozim të një ndjesie frike për disa ditë me radhë, janë simptomat e vajzave të dhunuara. Megjithëse përbën formën më të rëndë të krimit në familje, “viktimave” u mjafton vetëm një mjekim i çastit dhe disa ditë në Pavijonin e Traumave dhe gjithçka mbyllet këtu. Vetëm gjatë muajve të verës, raste të tilla kanë qenë mbi 25. Statistikat e krimit në familje me sa duket kanë marrë përmasa dëshpëruese.

Adoleshentet janë “viktimat” e vërteta të krimit në familje. Histori nga më të ndryshmet mund të dëgjosh në ambientet e urgjencës së Spitalit Ushtarak, ku përditë ka ndonjë fabul të dhimbshme të ndonjë 15-vjeçareje të abuzuar ****ualisht apo të rrahur për vdekje nga babai ose vëllai i saj. Historitë janë nga më të ndryshmet, që nga detyrimi me forcë nga prindërit ose bashkëshorti për të abortuar një fëmijë.

17-vjeçarja: “Babai më rrihte”

Nuk i ka mbushur ende të 18-at, por me sa duket, është duke provuar shumë mbi trupin e saj. Sipas mjekëve, Erilda L., nga Tirana, që banon në zonën e Kamzës, ka ardhur më shumë se 5 herë në urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është rrahur barbarisht nga babai i saj. E pyetur nga “Albania” duke dalë nga urgjenca, ku kishte mbërritur 24 orë më parë, Erilda pohon se ”babai vjen i dehur në shtëpi dhe më rreh më arsyen se unë dua një djalë. Nuk duroj dot më. ثshtë e pesta herë që vij këtu në gjendje të rëndë, me njolla në trup”. Sipas adoleshentes, i ati e ka larguar edhe nga shkolla dhe e mban të ngujuar në shtëpi. Historia e dashurisë, ”mollë e ndaluar” midis Erildës dhe princit të saj, ka filluar që përpara një viti. Sipas saj, djali është i vetmi shpëtim i saj dhe në momentin që do të vijë nga emigrimi, ajo ka vendosur të shkojë me të. “Më vjen keq për nënën dhe për vëllezërit, sepse për ata do të më marrë malli”, - thotë mes lotësh me njolla në fytyrë dhe gjymtyrë të thyer 17-vjeçarja.

Marre me shkurtime nga Gazeta Albania
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Tmerr tmerr....:(
 
Pe: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Keto gjera kan qen gjithmon ne shqiperi... por tani po dalin, tani pak e nga pak po hapin goj.
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

O sa gjynah!
Nga njera ane mendoj se si ajo grua femer nene ia lejon kete gje burrit , por edhe ajo e shkreta eshte viktime per vete
Me nje gje sjam dakort une... kur e din se babain e ke fanataik te zhdep ne dru edhe pa bere gje
pse te han i cike edhe lidhesh qe e vogel?
Edhe pse ne keto kohe jane pytje koti por ia per ti shpetuar pa dhunes edhe sakrifikohen 2 puthje adoleshentash.
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Sa keq asnjeher s'ka per tu cliruar shqiperia nga te tille mostrash as emrin prind,vella nuk e meritojn
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Erilda pohon se ”babai vjen i dehur ''- në shtëpi dhe më rreh më arsyen....

Ja njeri prej shkaktareve te ketyre krimeve familjare !
 
Pe: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

..Per dhune ne familje kohet e fundit degjojme shume te gjithe,por fakti qe sot degjojme kaq shume nuk do te thote se eshte rritur numri i ketyre rasteve,thjesht eshte rritur nr i femrave te dhunuara te cilat denoncojne publikisht kete fenomen. Mua personalisht me vjen keq shume teksa degjoj te tilla raste,kronika te zeza ka te shume llojshme ne cdo qender informative,po gjithmone lajmet me te dhimbshme,jane dhunimi psikologjik e fizik,i femrave,kryesisht i adoloshenteve ,te shkaktuara nga meshkujt e familjes,te cilet nen petkun e patriarkalizmit,qe ne kete rast eshte petku i injorances dhe keq formimit njerezor,dhunojne vajzat dhe grate e tyre. Nje njri i tille nuk e meriton te kete as gjakun as dashurine e askujt.
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Dhuna, fillon aty ku nuk ka kuptueshmeri ne familje, dhe perfundon tragjike. Per fat te keq meshkujt qe jane te dhunshem humbin shume shpejt vetekontrollin, nuk e kontrollojne dot veten, ne vendimet qe marrin. Por s'mund t'i fusim te gjithe ne nje thes. Shkaqet e dhunes varen nga vete edukimi, ku jane rritur, aty ben pjese dhe shoqeria, pse jo dhe kushtet e veshtira ekonomike. Por te justifikosh dhunen, kjo s'ia vlen....
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Pastaj ndodhin vetvrasjet.... E kshu shoqeria Shqiptare vazhdon te degradohet ne cdo qeliz. E po e ngrejten zerin kush do i degjoi?
Rrezikojn te dhunohen akoma me shum.
E ato vllezerit jan ato qe pin hashash apo e shesin e shkojn cfryjn nervat qe kan me dashnoret te motra.
Te lena ne meshir te fatit,nena shkret kushedi sa her e ka mendu ti japi fund jetes duke pa kto skena apo dhe duke i provuar...
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Nese dikush mendon se po kalon keq te lexoje keto dhe te kuptoje qe ne jete ka akoma dhe me keq. Sinqerisht kur lexoj lajme te tilla mendoj se sa me fat jame,falenderoj zotin qe skame lind te familje te tilla
 
Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët

Ti i falesh zotit ... po ato kujt ti falen ?
(ps: nuk kam asigje kunder teje por me erdhi spontanee pyetja)
 
Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët

Pastaj ndodhin vetvrasjet.... E kshu shoqeria Shqiptare vazhdon te degradohet ne cdo qeliz. E po e ngrejten zerin kush do i degjoi?
Rrezikojn te dhunohen akoma me shum.
E ato vllezerit jan ato qe pin hashash apo e shesin e shkojn cfryjn nervat qe kan me dashnoret te motra.
Te lena ne meshir te fatit,nena shkret kushedi sa her e ka mendu ti japi fund jetes duke pa kto skena apo dhe duke i provuar...

Ckuptim ka ti japi fund jetes? Do ishte zgjedhja me egoizte qe mund te bej nje nene!

Ke burrin te dhunshem? Jepi nje leksion te mir, ai mund te ket forcen por ti ke zgjuarsin.
Dje pikerisht po flisja me nje person dhe me tregoj se kishte humb femijen e par sepse ish burri e rrifte nat dit dhe demtoi dhe femijen e palindur. Cfare kishte ber kjo grua per te siguruar jeten e femijes? ASIGJO deri sa e humbi dhe vendosi te kthehej tek prindrit ; pse zgjedhje inteligjente eshte kjo?

Nese ke burrin e dhunshem futja ndrru kur eshte ne gjum ose tap.. pse pak jan ato femra qe i kan djeg fytyren me acid ose i kan dhan flak dhe kan shpetuar per pak?
Un keto femra i ADHUROJ sepse i jan pergjigjur me te njejten monedhe, sepse me fjale kurre skan per te kuptuar... kurre. Te shohesh dhe te hash dajak nat dit nuk eshte per tu admiruar tek nje nene qe duhet te siguroj jeten e femijeve te saj.
 
Titulli: Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe b

Ti i falesh zotit ... po ato kujt ti falen ?
(ps: nuk kam asigje kunder teje por me erdhi spontanee pyetja)
Seshte puna se duhen te falen te dikush qe te shpetojne ,por disa kane pase fatin e mire te bien ne familje te mira disa se kane pas kete fat,por cdo kush eka vet ne dore dhe mund ta ndryshoje fatin ..thjesht duhet ti japin vetes guxim
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Kam vetem nje fjale, nga anet tona thuhet : me mire djepin bosh se djallin brenda. Qe do te thote, ksi soj baballaresh/ vellezerish nuk duhej te ishin lindur kurre.
 
Titulli: Pe: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët

..Per dhune ne familje kohet e fundit degjojme shume te gjithe,por fakti qe sot degjojme kaq shume nuk do te thote se eshte rritur numri i ketyre rasteve,thjesht eshte rritur nr i femrave te dhunuara te cilat denoncojne publikisht kete fenomen. Mua personalisht me vjen keq shume teksa degjoj te tilla raste,kronika te zeza ka te shume llojshme ne cdo qender informative,po gjithmone lajmet me te dhimbshme,jane dhunimi psikologjik e fizik,i femrave,kryesisht i adoloshenteve ,te shkaktuara nga meshkujt e familjes,te cilet nen petkun e patriarkalizmit,qe ne kete rast eshte petku i injorances dhe keq formimit njerezor,dhunojne vajzat dhe grate e tyre. Nje njri i tille nuk e meriton te kete as gjakun as dashurine e askujt.

Me vjen keq qe po ta them , po aspak nuk je reale ne ate qe ke shkruar . Dhunimet ****uale e fizike nuk kane ndodhure me pare , por po ndodhin tani e nderuar dhe po denoncohen tani ne shek 21apo ne vitin 2012 ! Fajtor nuk jane familjet , sistemi familjar i kaluar , por eshte sistemi familjar i sotit . E kete sistem familjar quaje si te duash ? Por une do ta kisha quajtur '' familje e zbraset nga cdo ndenje shpirterore e morale '' !

Nuk eshte ne rritje vetem dukuria e dhunes ne familje , por rritje kane si ne: shkurorzimet , abortimet , prostitucioni ( mardheniet jashtemartesore) , krimet e ndryshme , pirja e alkoolit me te madhe ne shoqeri , korrupcioni , problemet psicike te njerzve , mos-rahatia shpirterore etj . Te gjitha keto me heret nuk kane ekzistuar , ndoshta kane ekzistuar ama kane qene te kufuzuara dhe shume te rralla . E tani nuk ka dite , qe nuk ndegjojm per vrasjet e ndryshme , skandalet nga me te ndryshmet qe ndodhin ne shoqeri . E te themi ne se fajtor eshte familja patriarkale , ose keto behet nen petkun e patrialkalizmit , per mua kjo eshte paradoksale ! Nje njeri intelektual kete thenje nuk mundet ta thote kurr .

Pra , problemi eshte ne shek e fundit , nen petkun e ktij shekulli dhe ketyre viteve qe po jetojm . E fajtoret apo shkaktaret shteti -shoqeria jone duhet ti zbuloj dhe ti eliminoj te gjitha ketyre dukurive negative ? Po me shtetet moderne keto dukuri negative vetem shumicen prej tyre i kane legalizuar si :homoso****ualizmi , abortimet , vrasja (eutanzia ) , prostitucioni , alkooli e shume dukuri negative te tjera ! E Nga keto shtete demokratike ndalohet baza e edukimit te shoqeris , ndalohet feja , ndalohet mesimbesimi nga motrat tona muslimane (te cilat kane deshire te mesojn) !Cfare i thojn kesaj cmenduri e pa kufi !!!

Po dhe tjetera ku mundet shteti ti gjej fajtoret , ku ai vete eshte fajtori kyq i ketyre dukurive !? Fajtori asnjehere s'mundet ta luftoj fajtorin !

Fajtor kryesore e le me se pari ''Shtetin'' , i cili mendoj se eshte fajtori kryesor , sepse shtetet tona jane te krijuar ne ate menyre qe ketyre dukurive te keqia i dhene shkas te ekzistojn . Ne nje shtet ku ka vrasje , ka vetevrasje te njerzve per buke goje , ku ne keto shtete , pushtetaret jane njerzit me te keqij te shoqeris , jane me te korrupturit e atehere si mundet ai maloku ne Shqiperi si krijes njerzore apo ku e din ai cka eshte jeta ? Ku din ai per cfare jeton , ku e din ai kuptimin e jetes ? A jo qe ka mesuar ai eshte te haj , te pij raki , dhe ti shfryej epshet e veta ku te mund dhe ku e ka me lehte !

Shtetet tE ashtuquajtura demokratike , kane deshtuar ti ofrojn shoqerive te tyre nje jete te qet , nje jete te lumtur ne paqe ta jetojn. Qetesia dhe lumturia vetem me para nuk behet aman ore . Paqja familjare , dhe shoqerore arrihen me lidhjen e pashkeputshme te njerzimit me Zotin e tyre . E kjo lidhje ku ekziston ? Ne cilen shoqeri kolektivisht ?

Une lutem qe neser keto krime mos te ndodhin ne familjet e askujt , se me se miri e din ato familje se sa veshtir eshte te jesh viktim e krimeve te tilla . Por , me teorit e thata atesite , e filozofike , marksiste , leniniste , enveriste etj etj , shoqerit tona do te jene te fundosura . Dhe Levina ngom mu , kap lexo ndonje burim te te dhenave njohurive mbi familjen dhe mbi jeten , i cili eshte i sakte dhe me real . Se ne teorit e tilla njeriu e humb kryet e vete ! Kete po ta them shtruar ty por kjo vlene edhe per te gjithe ata qe e lexojn kete !
 
Titulli: Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe b

Ckuptim ka ti japi fund jetes? Do ishte zgjedhja me egoizte qe mund te bej nje nene!

Ke burrin te dhunshem? Jepi nje leksion te mir, ai mund te ket forcen por ti ke zgjuarsin.
Dje pikerisht po flisja me nje person dhe me tregoj se kishte humb femijen e par sepse ish burri e rrifte nat dit dhe demtoi dhe femijen e palindur. Cfare kishte ber kjo grua per te siguruar jeten e femijes? ASIGJO deri sa e humbi dhe vendosi te kthehej tek prindrit ; pse zgjedhje inteligjente eshte kjo?

Nese ke burrin e dhunshem futja ndrru kur eshte ne gjum ose tap.. pse pak jan ato femra qe i kan djeg fytyren me acid ose i kan dhan flak dhe kan shpetuar per pak?
Un keto femra i ADHUROJ sepse i jan pergjigjur me te njejten monedhe, sepse me fjale kurre skan per te kuptuar... kurre. Te shohesh dhe te hash dajak nat dit nuk eshte per tu admiruar tek nje nene qe duhet te siguroj jeten e femijeve te saj.
Si tja japi leksionin? Ta uli ne karrige dhe ta mesoj...? E kupto ti qe "shef realitetin perdit" qe nuk kan asnje shpres pervec se ti vrasin me helm apo me arme...?
Te keshilloj te vizitosh burgun 325 ne Tirane kur te jesh ne Shqiperi dhe do i shohesh ato nenat qe zgjodhen rrugen e vrasjes se "bashkeshortit" (dhunuesit) lotet qe kan ne sy dhe degjoja hallet apo shkaqet qe i cuan deri ne ate veprim. Me pas pyeti nese jan penduar dhe degjoje pergjigjen...
Halli i tyre esht vetem te femijet qe lan jetime. Kush do kujdeset per to?

Tja fusi burrit ne drru thu ti kur esht tap? Nuk esht rrug as kjo... nuk behen gjerat me dhune jo! Po femijet qe i shikojn cfare edukate do marrin?
Problemet e Shqiperise jan shume shume,ky esht nje problem kyç,me zgjidhien e tij mund te parandalohen shum veprime tjera ekstreme...

Me vjen shum keq per ate rastin qe ke shkruar... Zoti i dhent force asaj gruaje e ati burrit vet po nuk e vuri shteti drejtsin ne vend le ta vejn familjaret e gruas.
 
Pe: Titulli: Pe: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baball

Me vjen keq qe po ta them , po aspak nuk je reale ne ate qe ke shkruar . Dhunimet ****uale e fizike nuk kane ndodhure me pare , por po ndodhin tani e nderuar dhe po denoncohen tani ne shek 21apo ne vitin 2012 ! Fajtor nuk jane familjet , sistemi familjar i kaluar , por eshte sistemi familjar i sotit . E kete sistem familjar quaje si te duash ? Por une do ta kisha quajtur '' familje e zbraset nga cdo ndenje shpirterore e morale '' !

Nuk eshte ne rritje vetem dukuria e dhunes ne familje , por rritje kane si ne: shkurorzimet , abortimet , prostitucioni ( mardheniet jashtemartesore) , krimet e ndryshme , pirja e alkoolit me te madhe ne shoqeri , korrupcioni , problemet psicike te njerzve , mos-rahatia shpirterore etj . Te gjitha keto me heret nuk kane ekzistuar , ndoshta kane ekzistuar ama kane qene te kufuzuara dhe shume te rralla . E tani nuk ka dite , qe nuk ndegjojm per vrasjet e ndryshme , skandalet nga me te ndryshmet qe ndodhin ne shoqeri . E te themi ne se fajtor eshte familja patriarkale , ose keto behet nen petkun e patrialkalizmit , per mua kjo eshte paradoksale ! Nje njeri intelektual kete thenje nuk mundet ta thote kurr .

Pra , problemi eshte ne shek e fundit , nen petkun e ktij shekulli dhe ketyre viteve qe po jetojm . E fajtoret apo shkaktaret shteti -shoqeria jone duhet ti zbuloj dhe ti eliminoj te gjitha ketyre dukurive negative ? Po me shtetet moderne keto dukuri negative vetem shumicen prej tyre i kane legalizuar si :homoso****ualizmi , abortimet , vrasja (eutanzia ) , prostitucioni , alkooli e shume dukuri negative te tjera ! E Nga keto shtete demokratike ndalohet baza e edukimit te shoqeris , ndalohet feja , ndalohet mesimbesimi nga motrat tona muslimane (te cilat kane deshire te mesojn) !Cfare i thojn kesaj cmenduri e pa kufi !!!

Po dhe tjetera ku mundet shteti ti gjej fajtoret , ku ai vete eshte fajtori kyq i ketyre dukurive !? Fajtori asnjehere s'mundet ta luftoj fajtorin !

Fajtor kryesore e le me se pari ''Shtetin'' , i cili mendoj se eshte fajtori kryesor , sepse shtetet tona jane te krijuar ne ate menyre qe ketyre dukurive te keqia i dhene shkas te ekzistojn . Ne nje shtet ku ka vrasje , ka vetevrasje te njerzve per buke goje , ku ne keto shtete , pushtetaret jane njerzit me te keqij te shoqeris , jane me te korrupturit e atehere si mundet ai maloku ne Shqiperi si krijes njerzore apo ku e din ai cka eshte jeta ? Ku din ai per cfare jeton , ku e din ai kuptimin e jetes ? A jo qe ka mesuar ai eshte te haj , te pij raki , dhe ti shfryej epshet e veta ku te mund dhe ku e ka me lehte !

Shtetet tE ashtuquajtura demokratike , kane deshtuar ti ofrojn shoqerive te tyre nje jete te qet , nje jete te lumtur ne paqe ta jetojn. Qetesia dhe lumturia vetem me para nuk behet aman ore . Paqja familjare , dhe shoqerore arrihen me lidhjen e pashkeputshme te njerzimit me Zotin e tyre . E kjo lidhje ku ekziston ? Ne cilen shoqeri kolektivisht ?

Une lutem qe neser keto krime mos te ndodhin ne familjet e askujt , se me se miri e din ato familje se sa veshtir eshte te jesh viktim e krimeve te tilla . Por , me teorit e thata atesite , e filozofike , marksiste , leniniste , enveriste etj etj , shoqerit tona do te jene te fundosura . Dhe Levina ngom mu , kap lexo ndonje burim te te dhenave njohurive mbi familjen dhe mbi jeten , i cili eshte i sakte dhe me real . Se ne teorit e tilla njeriu e humb kryet e vete ! Kete po ta them shtruar ty por kjo vlene edhe per te gjithe ata qe e lexojn kete !

Si arrite ne ket konkluzion Deuid? Dmth njerzit kan lajthit tani dhe dikur kan qen te gjith te mir, te dashur... keto burra ishin aq te dashur sa i bonin pazarin gruas, e ndihmonin me femijet, me gatimet dhe kshu prapritur u bon te dhunshem dhe filluan te abuzojne sek.sualisht mbi femijet e tyre.
Po, po... dikur disneyland dhe sot film horrori.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit d

Si tja japi leksionin? Ta uli ne karrige dhe ta mesoj...? E kupto ti qe "shef realitetin perdit" qe nuk kan asnje shpres pervec se ti vrasin me helm apo me arme...?
Te keshilloj te vizitosh burgun 325 ne Tirane kur te jesh ne Shqiperi dhe do i shohesh ato nenat qe zgjodhen rrugen e vrasjes se "bashkeshortit" (dhunuesit) lotet qe kan ne sy dhe degjoja hallet apo shkaqet qe i cuan deri ne ate veprim. Me pas pyeti nese jan penduar dhe degjoje pergjigjen...
Halli i tyre esht vetem te femijet qe lan jetime. Kush do kujdeset per to?

Tja fusi burrit ne drru thu ti kur esht tap? Nuk esht rrug as kjo... nuk behen gjerat me dhune jo! Po femijet qe i shikojn cfare edukate do marrin?
Problemet e Shqiperise jan shume shume,ky esht nje problem kyç,me zgjidhien e tij mund te parandalohen shum veprime tjera ekstreme...

Me vjen shum keq per ate rastin qe ke shkruar... Zoti i dhent force asaj gruaje e ati burrit vet po nuk e vuri shteti drejtsin ne vend le ta vejn familjaret e gruas.

Jetonte dhe jeton akoma ne shqiperi ajo gruaja shtatzane qe po digjte te shoqin sepse bohej tap dhe dajak mjes drrek dark; burri nuk e deshi mo veten dhe uli koken.

Un po te isha nene me femije dhe te kisha burrin e till do veproja sic thash me siper, skam frik ta pranoj... ok, do perfundoja ne burg por te pakten femijet e mi nuk do shifnin mo ferr me sy. Ja se cfare mendoj un per ate burgun... me mir burg te perjetshem se sa te vetvritem dhe te lej femijet pa shpresa.

Pse cfare edukate do mernin femijet duke par nenen qe rrihet dhe qe sben gje? Cfare edukate do mernin femijet nese rrihen dhe shohin nenen qe sben asigje per ti shpetuar por mbyll deren ose ja fut te qajtmes?

Ajo gruaja qe humbi femijen vendosi te mbante cdo gje brenda... ishte vendimi e saj dhe kur beri asigje per ta kundershtuar... tani jeton me dike tjeter dhe kjo gje vazhdon ta haj nga brenda. HESHTJA ishte rruga e drejte?
 
Pe: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Kane ndodhur e do te ndodhin,kush flet te kunderten vetem sa genjen veten asgje me shume..Kjo eshte nje semundje te cilen e perjeton ne mos jo te gjithe pjesa derrmuese e Shoqerise Shqiptare,dhe nuk behet fjale per raste..edhe faktet si pranoni tash pa le mendimet qe jo e jo...Ju meshkujt sidomos!!
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Perdhunimet nga familjaret nuk ndodhin vetem ne Shqiperi por ne mbare boten.
Vetem se viktima duhet te nxjeri karakterin e saj dhe te dije te thote "Jo me"
ka plote menyra. Si dhe kjo goca meqe i ati e ka qelluar shume here te ishte
kujtuar me pare qe te ikte nga shtepia do kishte bere mire. Gjithsesi me mire
vone se sa kurre i thone.
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Kur e pash titulllin ( dhunuar) thash mosssssss edhe kjo te ket ndodhur ! por qenka me e lete ne krahasim me ate se cfar mund te ishte.

Dhuna ne familje nuk zgjedh popull ase rac po krejt kjo behet ne ato familje kur mungon kultura e njeriut,Dhe ato se jan viktime te dhunes jan femrat cdo her si qenje te buta dhe te pa mbrojta ne shumicen e rasteve.Nuk duhet gjykuar ato gra se durojn te shkreta dhune e nuk ngren zerin per vetmbrojte se ajo mbase i ka 100 problem tjera se nuk e lejojn te ngreh zerin e te mbrohet?e para fill eshte mentaliteti yn shqiptare se njifemi per njerez thashethemxhinje ke par cfar ndodhe ne ate familje pupup turp, nuk thot njeri ti ndimojm te zgjedh problemin po si te marr matriale me shum un se tjetri kjo eshte ajo kryesorja se nuk ngrejn zerin shum femra per dhunen ne familje , se rehati 100% te sigurt nuk ke askun vetem nese do genjem veten apo ti bejm qefin duke u mburr, problemet lindin me jeten ama kryesorja eshte te zgjedhim problemin pa eskalu situata ne te keqen.Por nese kalojm ne anen tjeter nuk eshte zgjedhje e duhur ajo se me dha babi nje pellemb ose vllai e tani un nuk du te jetoj me te se tek e fundit asnjeri nuk ta don te miren me shum se familja mos ta genjej veten duke then ok nuk e du vllain do ik te shoku i jetes se ai me mbron, jo kjo do ishe vetem mbrojtje eperkoshme se krejt nje problem i vogel lind ne cifte dhe cdo njeri merr rrugen vete e pra keto femra cdo her prap kan mbeshtetjen e familje se ngusht.
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

po edhe kto vajza qe ju ha b... kaq te vogla,normalisht qe baballaret acarohen Nuk mjafton gjendja e veshtir ekonomike por shum familje perballen edhe me budalleqet qe te sjellin adolishentet.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit d

Nuk esht e vetmja rruge prandaj them mos me u nxitu se jan akte ekstreme te cilet shum jane penduar prandaj te shkruajta ate frazen siper " Me pas pyeti nese jan penduar..." ka shum rruge tjera. Te alcolizuarit jepi 1 ilaç qe kam par qe po pive me alcol..

Kur babai rreh ne shtepi ose shkon me tej me femijet e tu ska ligj o gjykat qe mund te eliminoj pasojat e dhunes, jo vetem fizike, por dhe psikologjike.
Po, ato nena mbase jan penduar, por i ke pyetur se cfare do bonin po te ktheheshin mbrapa ?
Nenat kan nje instikt protektiv per femijet, dicka qe jo te gjith meshkujt mund ta kuptojne... te disa eshte me e theksuar dhe veprojne me xheste ekstreme, njesoj si do te beja dhe un.
Ska ligj kur te prekin femijet... jo Boombastick
Un nuk jam akoma nene, por jam e sigurt qe ajo do te ishte zgjedhja ime e pare sepse femija ime sduhet te kaloj ate cfare ka kaluar shoqja ime e klases ne fillore qe vinte me sy te zi perdit dhe me kurrizin vula vula sepse nderhynte kur i jati i rrihte te emen.
E pyesja: po mami?
Pergjigjja: ajo ka frik... un e shoh qe qan dhe kam frik mos i ben gje.
 
Pe: Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët

Eksistojn edhe familjaret si nga ana e mamas dhe te babait. Mos njeri njeri do e kishte mbajtur ne shtepi, duhet vullnet per keto lloj gjerash. Ajo se ka provuar keshtuqe smund te thuash cfare mund ta priste dhe jo po ta bente!!

Didi po te ishte se interesohej kush do e kishin larguar nga familja,do ishin interesuar,do e kishin denoncuar dhe ku e di ti se c'ka bere ajo nese u ka thene apo jo? Thjeshte askush nuk nderhyn per mos gjet belane e tyre,ke pare shume te aferm ti te ndihmojne ne te tilla raste,madje te them se edhe ata behen pjese e kesaj dhune me heshtjen e tyre..Kur jemi jashte valles lehte te gjykojme e te nxjerrim mendime si keto qe thua...
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Nuk denoncojne thote shkrimi...po edhe nqs denoconcojne ca pastaj? Ku ka shtet ktu,,ktu vret tjetrin me plumb ne balle edhe lirohesh mas 1 javee

Gjynah ben zoti kur ju fal femije lloj lloj mostrave...gjithsesi nket vend e sidmos ne zonat e fshatrave femra vec per riprodhim mbahet ,nuk i dihet vlera se normalisht njerezit atje nuk shkollohen dhe kane mendime si ne mesjete. Femrah dhunohen ,nuk shkollohen dhe kur takojn naj cun behen si t cmenme se gjith kohes te ndryra kane qene! Pastaj lidhen me 50 vjecare qe ju presin koka ,e i sakatojne..Se ka kuptu akoma ky vend se po nuk u mbajt e shenjte familja ,kurre sdo ecim perpara vetem prapa.
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

titulli thote ngacmime ****uale, e fjalet e vajzes jane nje rast tipik dhune, ashtu sic ndodh rendom ne Shqiperi. ka ndodhur , ndodh dhe do ndodhe, se keshtu e kane ca meshkuj shqiptare, qe mungesen e burrerrise dhe autoritetit, perpiqen ta fitojne me dhune. keshtu eshte kur behen prinder edhe ata qe nuk dine se si eshte te sillesh me te tjeret. shqiperia ka shume per te bere ne kete drejtim, per aq shume kohe sa meshkujve shqiptare do t'u duhet t'u mbushet mendja, se kur martohen, lidhin jeten me dike, dhe nuk e marrin ne pronesi. po ecim me shpresen qe do ndryshoje
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

rastes e dhunes tek femijet nuk jane fenomene te tanishme por kane egzistur ne shume vite me pare
nuk jane fenomene vetem te shoqeris shqiptare po te te gjitha shoqerive perendimore ,sigurisht ne forma te ndryshme
secili nga ne mund te jete bere deshmitar apo te kete degjuar per raste te tilla
problemi nuk qendron vetem ne ate cfare mund te beje shteti ne baze ligjore po edhe cfare ben shoqeria ne pergjithesi rrethi shoqeror ,shkolla,familja pra ne te gjithe
dhe ketu ka vend per shume diskutime
nqs nuk do te kuptojme se dhuna sjell dhune atehere skemi per ta parandaluar kete semundje
zakonisht fenomene dhune ushtrojne ata te cilet kane ndjere dhune ne femijerin e tyre
sidoqofte mendoj se eshte nje semundje qe disi mund te sherohet apo te parandalohet vetem nqs shteti nxjerr dhe zbaton ligje te rrepta dhe vete shoqeria denoncon dhe kembngul ne informimin e shumanshem te te gjitha degeve qe perbejne trungun e komuniteti njerezor
 
Titulli: Dhjetëra adoleshente në spital të dhunuara nga vëllezërit dhe baballarët !

Kur degjoj apo lexoj keso rastesh tmerrohem,kjo tregon kulturen,respektin,moralin familjar,por qfar jan keta njerez qe bejn keshtu,sigurisht dhe jom e bindur100%se jan abnormaal keta njerez qe bejn sjellje te shfrenuara ndaje antarve te familjes.
Ne keso rastesh duhet zhdukur nga jeta ket vella apo ket baba.(Zot ruana prej mikut se prej armikut ruhem vet)..
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top