Dhjetë romancat më të mëdha të Hollivudit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Brad-Pitt-and-Angelina-Jolie-at-table-300x225.jpg


Thuhet se s’duhet t’u besojmë asnjëherë filmave, sidomos kur bëhet fjalë për romancat që shfaqen në to. Se aktorët thjesht luajnë rolin e të dashuruarve e se gjëra të tilla në jetën reale s’ndodhin. Por dashuria s’njeh ligje, e as formula. Në Hollivud romanca s’është veç pjesë e filmave, por edhe pjesë e jetës reale. Romanca si në film duhet thënë kur dashuria ndërthuret me bukurinë e me të mirat që sjellin fitimet e të qenit aktor. Por ndërkohë që gjithçka duket si në përrallë, është fakt tashmë që në Hollivud është thuajse e pamundur që lidhjet të jetojnë gjatë. Ja dhe disa prej romancave më të mëdha të Hollivudit ndonjëherë.

1. Angelina Jolie dhe Brad Pitt: Që prej momentit që ata u bënë një çift, ata kanë habitur dhe mahnitur jo vetëm fansat e tyre me zgjerimin e një familjeje multi-kulturore dhe udhëtimet e tyre në shumë vende të botës së tretë.

2. Elizabeth Taylor dhe Richard Burton: Ata u martuan në vitin 1964 për t’u divorcuar një dekadë më vonë dhe për t’u rimartuar sërish në vitin 1975. Një dashuri e mbushur me dramë e pasion që do të trondiste jetën e dy yjeve që kishin luajtur së bashku në filmin “Cleopatra”.

3. Ben Affleck dhe Jennifer Garner: Kur dy aktorët e “Daredevil” filluan të dilnin me njëri-tjetrin, Affleck kishte mësuar nga gabimet e së shkuarës. Romanca dhe fejesa e tyre ecën përpara duke u ruajtur maksimalisht nga shtypi.

4. Ashton Kutcher dhe Demi Moore: Diferenca prej 16 vitesh mes tyre dukej se nuk kishte asnjë ndikim në lidhjen e kurorëzuar në martesë mes aktorit me pamje fëmije Ashton Kutcher dhe Demi Moore. Por së fundi Kutcher e tradhtoi Moore dhe ajo ende nuk e ka marrë veten.

5. Goldie Hawn & Kurt Russell: Pas filmit të tyre të suksesshëm “Një çift në rrjedhën e fatit”, ata vendosën që të ndajnë edhe jetën e tyre bashkë. E që prej vitit 1983 ata vazhdojnë të jenë bashkë.

6. Joe Dimaggio dhe Marilyn Monroe: Ata ishin një çift i stuhishëm, pasioni i të cilëve ndërthurej me mosmarrëveshje dhe sabotime për shkak të xhelozisë së tij dhe ambicieve të saj
profesionale.

7. Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas: Një prej çifteve me diferencë të madhe në moshë. Ai i përket shtresës së lartë të Hollivudit, ndërsa ajo një prej grave më të bukura në botë.

8. Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow: Ajo me një bukuri mesjetare, ndërsa ai një këngëtar britanik i muzikës rrok. اifti është bashkë prej vitit 2003 dhe tani kanë dy fëmijë.

9. Ava Gardner dhe Frank Sinatra: Dy prej yjeve më joshëse të Hollivudit kanë përjetuar dhe një prej lidhjeve më të përfolura dhe të mbushura me pasion, ndarje, zënka etj.

10. Will Smith dhe Jada Pinkett Smith: Ish-princi i “Bel Air” prej më shumë se dhjetë vitesh qëndron me bashkëshorten e tij Jada Pinkett duke shënuar kështu një prej çifteve të arta të Hollivudit.

Bt.observer
 
Titulli: Dhjetë romancat më të mëdha të Hollivudit

Angelina Jolie dhe Brad Pitt: vetem keti cifti eshte per ti pasur zili se keta tjert ahuuuuu
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top