Dhjetë politikanet më seksi në botë

Зngjεll

___________
Dhjetë politikanet më seksi në botë

Nga ministrja italiane, kryeministrja ukrainase e deri tek Sekretarja Amerikane e Shtetit Mara Rosaria Carfagna, ish-modelja dhe prezantuesja italiane cilësohet femra më seksi

Kohët e fundit femrat kanë qenë protagoniste të rëndësishme në politikën botërore. Një prej tyre, Hillary Clinton, për pak u bë kandidatja demokrate për presidente. Edhe pse humbi, më pas ajo u zgjodh Sekretare Shteti. Një tjetër, Sarah Palin ishte kandidate për zëvendëspresidente amerikane dhe u bë e njohur si një personazh mediatik mjaft interesant. Parlamenti italian dhe ai rus para disa kohësh vendosën se do ishte e favorshme për politikën nëse aty do të kishte dhe disa femra të bukura. Por cilat janë politikanet më seksi të botës. Në vend të parë qëndron ministrja italiane e Shanseve të Barabarta, Mara Rosaria Carfagna. Ajo ka qenë më parë modele dhe prezantuese televizive dhe është përshkruar si “ministrja më e bukur në botë” dhe cilësohet si “Mara la bella” (E bukura Mara).
Para disa kohësh u përfol se ajo dhe kryeministri Berlusconi kishin një marrëdhënie sekrete. ثshtë i njohur fakti se ai ka thënë, “Nëse s’do isha i martuar do isha martuar me të njëherë”. Frazë kjo që detyroi bashkëshorten e tij, Veronica t’i shkruante një letër publike në mediat e shkruara ku kërkonte nga ai falje publik. Në vend të dytë qëndron deputetja dhe gjimnastja ruse, Alina Kabaeva. Të gjithë rusët e njohin dhe e adhurojnë. ثshtë 26 vjeçe qenë kampione olimpike për gjimnastikën ritmike në Lojërat e Athinës në vitin 2004, ka marrë medalje botërore dhe një tufë titujsh evropianë. Pas Olimpiadës është tërhequr. Donte të bëhej aktore. E vërteta është se ka një fizik të përkryer, një shikim gazele, dy sy orientalë dhe flokë të gjatë të zinj. Rusët e konsiderojnë më tërheqëse se tenistet Shaparova dhe Kurnikova. Alina nuk u bë aktore dhe iu rikthye pedanës së kërcimit, duke fituar shumë konkurse të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar. Që nga 2 dhjetori është deputete e “Duma për Rusinë e Bashkuar”, formacioni hegjemon i parlamentit rus (64,3 për qind e votave). Në fillim të vitit të kaluar u përfol se ish-kryeministri dhe presidenti aktual rus, Vladimir Putin do linte bashkëshorten e tij për t’u martuar me gjimnasten bukuroshe. Të dy i hodhën poshtë këto zëra. Një tjetër femër e fuqishme dhe seksi është kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko. Përpara se të bëhej femra e parë kryeministre e Ukrainës, Tymoshenko ishte një lidere kyçe e Revolucionit Portokalli. Në këtë periudhë, disa media perëndimore e cilësuan atë si “Zhan D’ark e Revolucionit”. Para se të niste karrierën politike, Yulia Tymoshenko ishte një biznesmene e suksesshme, por shumë e diskutueshme në industrinë e gazit, ku dhe u bë mjaft e pasur. Tymoshenko u zgjodh kryeministre fillimisht në vitin 2005. Ajo u zgjodh sërish në dhjetor të vitit 2007 dhe konsiderohet kandidate e mundshme për presidente e Ukrainës në vitin 2010. Ajo është renditur dy herë nga revista “Forbes” si një ndër femrat më të fuqishme të botës, një herë gjatë mandatit të saj në vitin 2005, ku u zgjodh e treta në listën e grave më të fuqishme, pas Condoleezza Rice dhe Wu Yi, dhe njëherë tjetër gjatë mandatit të saj në vitin 2008, ku u rendit e 17-a. Lista pasohet nga një sërë femrash të tjera politikane, të cilat janë renditur si femra seksi në klasifikime të ndryshme lokale ose ndërkombëtare, që nga presidentja e Argjentinës e deri tek zëvendëskryeministrja australiane, të cilën mediat e konsiderojnë seksi për shkak të mënyrës së saj të mprehtë të të shprehurit.

1. Mara Rosaria Carfagna
Ministre italiane


1.jpg

Maria Carfagna është një politikane italiane, e cila aktualisht është ministre për Shanset e Barabarta. Ajo ka qenë më parë modele dhe prezantuese televizive dhe është përshkruar si “ministrja më e bukur në botë” dhe cilësohet si “Mara la bella” (E bukura Mara). Para disa kohësh u përfol se ajo dhe kryeministri Berlusconi kishin një marrëdhënie sekrete. ثshtë i njohur fakti se ai ka thënë, “Nëse s’do isha i martuar do isha martuar me të njëherë”. Frazë kjo që detyroi bashkëshorten e tij, Veronica t’i shkruante një letër publike në mediat e shkruara ku kërkonte nga ai falje publik.

2. Alina Kabaeva
Deputete ruse


FemPols-AlinaKabaeva-306x423.jpg

Alina është e njohur më së shumti për karrierën e saj në gjimnastikë. Ajo është gjimnastja më e suksesshme ruse deri më sot dhe ka fituar 18 medalje kampionatesh botërore, dy medalje të lojërave Olimpik dhe 25 medalje të kampionateve evropiane. Në vitin 2007, pasi u tërhoq nga gjimnastika Alina u bë anëtare e parlamentit rus, duke përfaqësuar partinë pro-Kremlinit, Rusia e Bashkuar. Në fillim të vitit të kaluar u përfol se ish-kryeministri dhe presidenti aktual rus, Vladimir Putin do linte bashkëshorten e tij për t’u martuar me gjimnasten bukuroshe. Të dy i hodhën poshtë këto zëra.

3. Yulia Tymoshenko
Kryeministrja e Ukrainës


4512.jpg

Kryeministrja e Ukrainës është cilësuar nga gazeta “Mail” si “një prej femrave më të bukura që kanë hyrë ndonjëherë në politikë”. Ajo është renditur dy herë nga revista “Forbes” si një ndër femrat më të fuqishme të botës, një herë gjatë mandatit të saj në vitin 2005, ku u zgjodh e treta në listën e grave më të fuqishme, pas Condoleezza Rice dhe Wu Yi, dhe njëherë tjetër gjatë mandatit të saj në vitin 2008, ku u rendit e 17-a. Modeli i flokëve të Yulia Tymoshenko u kthye në model në kohën e Revolucionit Portokalli. Kur e pyetën nëse ajo frekuenton një parukiere profesioniste, ajo u përgjigj se i stilon vetë flokët.

4. Sarah Palin
Ish-kandidate për zëvendëspresidente amerikane


sarah_palin.jpg

Sarah Palin u kthye në një fenomen politik vitin e kaluar në SHBA. Para katër vjetësh ajo ishte një kryebashkiake e një qyteti të vogël në Alaska, dhe papritur sa hap e mbyll sytë u gjend para mundësisë për t’u bërë kryeministre e SHBA-së. Shumë nuk janë dakord me mënyrën e saj të të bërit politikë, por pjesa e madhe bien dakord se ajo ka një pamje tërheqëse, jashtë imazhit standard të femrave politikane. Fotoja e saj më e famshme gjatë fushatës presidenciale ishte një ku ajo shfaqej duke therur një dre. Palin shfaqet në mes të gjithë njerëzve që po therin kafshën, e veshur me pantallona të shkurtra dhe me buzëqeshjen e saj të njohur prej misi.

5. Ruby Dhalla
Deputete kanadeze


Ruby-Dhalla001.jpg

Ruby Dhalla është një politikane kanadeze 34-vjeçare me origjinë indiane. Ajo është anëtare e partisë Liberale, një parti e fuqishme kjo në politikën kanadeze. Ajo është diplomuar në Biokimi në vitin 1995. Dhalla, gjithashtu ka marrë pjesë në disa filma indianë. Thuhet se ajo ka interpretuar në rolin kryesor të filmit “Kyon? Kis Liye?”, një film në gjuhën hindu i xhiruar në Ontario. Ajo ka dalë e dytë në konkursin Mis India të zhvilluar në Kanada në vitin 1993. Dhalla ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë film dhe në vitin 2009 u shpreh se imazhet e saj në posterat e filmin ishin montuar për të shfrytëzuar statusin e saj politik.

 
6. Cristina Fernadez de Kirchner
Presidente e Argjentinës


Cristina_1.jpg

Presidentja e Argjentinës, e cila para se të merrte drejtimin e vendit ishte Zonjë e Parë konsiderohet një bukuri e vërtetë latine. Fustanet elegante evropiane dhe çantat e markave të njohura kanë bërë që atë ta krahasojnë me “Evita” Peron. Cristina de Kirchner ka qenë krye-këshilltare bashkëshortit të saj gjatë katër viteve të tij në detyrë si president dhe ka shërbyer në senatin e vendit. Gjatë fushatës ajo premtoi se do të vazhdonte politikën ekonomike të shoqit, të cilit i atribuoi rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit pas krizës financiare të vitit 2001-02.

7. Julia Gillard
Zëvendëskryeministre australiane


GILLARD_narrowweb__300x4080.jpg

Julia Gillard mund të mos i ngjajë një pikture në mur, por ajo është zëvendëskryeministrja e Australisë dhe australianët e duan atë. Politikania flokëkuqe ka një lloj mënyre të shprehur mjaft të mprehtë, mënyra si luan me fjalët është cilësuar si “seksi” nga shtypi australian. Në vitin 2007 ajo u rendit e dyta, pas Mis Universit, Jenifer Hawkins në listë ne femrave më seksi të Australisë, nga revista e vendase e meshkujve “Ralph”. Revista i ofroi asaj më pas 50 mijë dollarë që ajo të pozonte me rroba banjo, propozim të cilin Gillard nuk e pranoi.

8. Belinda Stronach
Deputete kanadeze


stronach_cp_7670758.jpg

Belinda Stronach është deputete e parlamentit kanadez dhe gjithashtu cilësohet si një femër mjaft seksi. Ajo është vajza e një biznesmeni të kamur dhe është gjithashtu një biznesmene me emër të njohur dhe vetë. Në vitin 2001 revista “National Post” e emëroi atë si “biznesmenen më të fuqishme në Kanada”. Hyrja e saj në politikë s’ka qenë e lehtë, ajo ka ndërruar parti, ka bërë gabim dhe koka e saj është montuar në trupin e dikujt tjetër në foto të trupuara. Nënë e dy fëmijëve, ajo është martuar dy herë dhe njihet për tendencën e saj për t’u lidhur me lojtarë hokei.

9. Hillary Clinton
Sekretare Amerikane e Shtetit


026HillaryClintonDM_468x441.jpg

Hillary Clinton është femra që për pak u bë presidente e SHBA-së. ثshtë femra që tashmë është Sekretare Shteti dhe kjo do guxim. Hillary Clinton është lloji i politikanes që njerëzit ose e urrejnë ose e duan. Ajo sigurisht që nuk është femra politikane më tërheqëse në botë. Por ajo është një ndër femrat më të fuqishme në botë dhe kjo e bën atë mjaft tërheqëse. Ajo ka dëshmuar për gjatë karrierës së saj se është një femër e fortë, di të marrë vendime dhe di të negociojë. Këtë e ka shfaqur më së miri në rastin “Lewinsky”, kur pavarësisht ndjenjave të saj personale ajo i qëndroi përkrah bashkëshortit të saj, ish-presidentit Clinton.

10. Sitrida Geagea
Politikane libaneze


10.jpg

Sitrida Geagea është një politikane libaneze e njohur për bukurinë e saj. Ajo është një personazh mjaft i preferuar nga mediat në Liban. Geagea vjen nga një familje e shquar dhe mjaft e pasur libaneze. Në kohën që ajo studionte në Universitetin Amerikan të Libanit u njoh me liderin e krahut të majtë të partisë politike të Forcave Libaneze, Samir Geagea. Kur bashkëshorti i saj u burgos për 11 vjet për arsye politike pas luftës civile të Libanit, Sitrida mori vendin e tij dhe udhëhoqi Forcat e Libanit./TO/
 

Attachments

  • Cristina_1.jpg
    Cristina_1.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0
  • GILLARD_narrowweb__300x4080.jpg
    GILLARD_narrowweb__300x4080.jpg
    21.2 KB · Shikime: 0
  • stronach_cp_7670758.jpg
    stronach_cp_7670758.jpg
    8.9 KB · Shikime: 0
  • 026HillaryClintonDM_468x441.jpg
    026HillaryClintonDM_468x441.jpg
    29.5 KB · Shikime: 0
  • 10.jpg
    10.jpg
    22.6 KB · Shikime: 0
deputetja ruse më e bukur se ministresha italiane!
vendose të parën në listë :D!
 
kjo Ruska sa sy te bukur qe kaaaaa te merr ne qafe
 
Ajo e para dhe e dyta po qe ishin seksi po kto tjerat jo dhe aq :D.....Nejse me sy femra shihen ndryshe, nga donje mashkull mund te jene dhe te gjitha :D
 
Me behet qejfi qe ka femra pushtetare dhe te bukura..

Per mendimin tim me e bukura eshte Ruby Dhalla..!!
 
Keto 7, 8, 9 nuk duhej te ishin futur ne kete liste.

Ato tjerat e meritojne te gjitha voten :D, ajo Rusja me ta hek trunin, gjimnastik, merre me men si do ta kete trupin ne forme ajo...
 
Ku eshte Jozefina?
 
avav syni i keq mos i pafte :D
Ku jan Shqiptarkat ktu :p
 
kan harru me i vendos liza ta kena na Donika Kada Bujupin qe ska me te hahahahaha
 
kan harru me i vendos liza ta kena na Donika Kada Bujupin qe ska me te hahahahaha

po normal se bash e mir osht valla ma e mir se qito ne foto, tani i kemi edhe ato deputetet ato bjondinat e kemi plot smujmi me i numru :D ne pergjithesi na Shqiptaret jemi te bukura veq kush na ka inati :motor:
 
ashtu eshte liza e mso te flasim per ato te Shqiperise
 
Rusja dhe kanadezja qenkan te mira.
Carfagna i lumte goja asaj po sbeheshe politikane ajo
 
ajo rusiashum shum simpatike dhe e lezecme ndersa ajo italiania bishe fare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top