Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes

Ado

FISEBILIL-LAH
Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka ditë që puna tek Allahu të jetë më e dashur se gjatë këtyre ditëve (dhjetë ditshi i parë i muajit Dhul-Hixhe), i thanë: O i Dërguari i Allahut, as Xhihadi në rrugën e Allahut? Tha: As Xhihadi në rrugën e Allahut, përpos njeriut i cili del nga shtëpia e tij me shpirtin dhe pasurinë e tij, e nuk kthehet me asgjë” (transmeton Buhari)

E premte 28 Tetor 2011 17:50
Programi familjar në dhjetë ditëshin e parë të dhul-hixhes
Vëlla dhe motër e dashur!
Allahu i Lartësuar robit të Tij vazhdimisht i dhuron dhurata nga më të ndryshmet, njëra prej tyre është edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhul-Hixhe (ditët para Kurban Bajramit).Prej myslimanit, pritet që të veprojë punë të mira këto ditë, me shpresë se një nga puhizat e rahmetit të Zotit, ta përfshijë gjatë këtyre ditëve. Vetë Zoti i lartësuar betohet në këto dhjetë ditë. Fakti që Zoti betohet në këto ditë, është tregues i rëndësisë, madhështisë dhe dobive të shumta.
Thotë Zoti në Kur’an: “Pasha dhjetë netët! Pasha qiftin dhe pasha tekun!” ( Fexhr: 2-3) Qifti është nata e dhjetë, ndërsa teku është nata e nëntë.
Ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka ditë që puna tek Allahu të jetë më e dashur se gjatë këtyre ditëve (dhjetë ditshi i parë i muajit Dhul-Hixhe), i thanë: O i Dërguari i Allahut, as Xhihadi në rrugën e Allahut? Tha: As Xhihadi në rrugën e Allahut, përpos njeriut i cili del nga shtëpia e tij me shpirtin dhe pasurinë e tij, e nuk kthehet me asgjë” (transmeton Buhari)
I Dërguari a.s ka thënë: "Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura dhe më vlerësuese tek Zotit sesa këto dhjetë ditë. Prandaj, e shtoni tehlil-in (la ilahe il-lall-llah) tekbirin (Allahu ekber) dhe tahmidin (elhamdulilah)." (transmeton imam Ahmedi)
Transmetohet nga Aisheja r.a. nga i Dërguari a.s. “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron nga zjarri më shumë se sa ditën e Arafatit, vlera e ditëve të kësaj bote është dhjetë ditshi i parë i muajit Dhul-Hixhe”
Vëlla dhe motër e dashur!.
Në kohën e provimeve punojmë dhe përpiqemi me qëllimin e vetëm që të arrijmë sa më shumë, atëherë pra pse të mos përpiqemi dhe të punojmë në këto ditë të begatshme, ditë të cilat janë më të mirat gjatë gjithë vitit.
Dhjetë ditët e para të muajit Dhul-Hixhe janë mirësi e madhe nga Allahu i Lartësuar, i vlerëson vetëm ai i cili e kërkon mirësinë nga Zoti i tij, shfrytëzo këtë rast, programo kohën tënde, bashkërenditi punët e tua, Allahu do të lehtësojë që dita jote të jetë ditë adhurimi për Zotin tënd.
Nga mirësitë e Allahut është që ai bëri shumë rrugë për ti arritur mirësitë e Tij, të interesohemi që në këtë aktivitet të jenë pjesëmarrës e tërë familja.
Vëlla dhe motër e dashur, para se sa të vie dhjetë ditshi i parë i muajit Dhul-Hixhe ulu me familjen tënde dhe medito rreth vlerave të mëdha të cilat i kanë këto ditë, mësime dhe këshilla, bisedo me pjesëtarët e familjes rreth këtyre çështjeve:
1. Përultësia dhe nënshtrueshmëria:
Ne në të dërguarin e Allahut, Ibrahimin dhe birin e tij Ismailin – paqja qoftë mbi ta- kemi shembullin më të mirë, atëherë kur iu përgjigjën Zotit të tyre për therjen e Ismailit a.s. dhe dorëzimit të plotë Zotit të tyre, gjithashtu Haxherja kur Ibrahimi a.s. e la me të birin e saj, Ismailin në shkretëtirë e ajo tha: “Pra nuk do të na humbë” kjo është ndjenjë e prezencës së Zotit dhe dorëzim ndaj urdhrave të Tij, gruaja dhe biri ishin ndihmëtar të babait në rrugën e Allahut.
2. Shpejtimi në punë të mira dhe angazhim në mënyrë që të arrijmë kënaqësinë e Allahut.
3. Përgjigjja e thirrjes së Allahut dhe dorëzimi ndaj Tij: “Të përgjigjëm ty o Allah të përgjigjëm – lebbejk allahumme lebbejk”. Nënshtrim në adhurim, në edukimin e fëmijëve, në pasuri, si dhe adhurim bindje ndaj Allahut.
4. Tubimi i njerëzve ditën e Arafatit na përkujton Ditën kur njerëzit do të dalin para Allahut, Ditën e Gjykimit.
5. Shejtani është armik i njeriut deri në vdekje, por nga mirësitë e Allahut është se shejtani nuk ka mundësi që njeriun ta hedhë në mëkate, por ai tek njeriu mund të nxisë vesvese. Kërko mbrojtje tek Allahu nga cytjet e tij.
6. Sakrifica në rrugën e Allahut me pasuri dhe shpirt ashtu siç veproi Ibrahimi dhe biri i tij Ismaili – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta.
Vëlla dhe motër e dashur!
Pas diskutimit të këtyre pikave me familjen tënde, përcakto ibadetet të cilat dëshiron ti zbatosh, dhe përgatite programin me të cilin do të lartësohesh .
Këshilla të cilat të ndihmojnë në vendosjen e programit
1. Lutja në pamjen e hënës së re
2. Falja e namazit në kohên e caktuar .
3. Dhënia e zekatit.
4. Lëmosha sipas mundësisë.
5. ثshtë synet për myslimanin që të agjërojë nëntë ditët e para të muajit Dhul Hixhe. Kjo, sepse vetë profeti Muhamed a.s., nxit për vepra të mira në këto ditë dhe padyshim, agjërimi llogaritet si vepra më e sinqertë te Zoti. Agjërimi është një vepër të cilën Zoti e ka përzgjedhur dhe vlerësuar si asnjë vepër tjetër. "I dërguari i Zotit a.s agjëronte nëntë ditët e para të Dhul Hixhxhes, ditën e Ashures dhe tre ditë për çdo muaj, dy ditët e para të hëna të çdo muaji dhe dy të enjtet." (Nisaij, 4\205). Nëse nuk mundesh, atëherë agjëro së paku të nëntën, d.m.th. ditën e Arafatit, e cila fshin gjynahet e dy viteve.
6. Leximi i Kur’anit në dhjetë ditët e para, për çdo ditë nga tre xhuza, apo së paku gjatë tërë muajit të Dhul Hixhes.
7. Ngritja në një pjesë të natës nga dhjetë netët e sipërpërmendura të muajit Dhul-Hixhe, e posaçërisht natën e nëntë dhe të dhjetë për ibadet.
8. Lutje Allahut pa ndërprerë gjatë këtyre ditëve dhe netëve, veqimi i ditës së Arafatit me lutjen: “la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh lehul mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”. Lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes, përkujtimi i Allahut në Ditën e Allahut, dhe dërgimi i salavateve mbi të dërguarin e Allahut, kërkimi i Xhenetit, dhe kërkimi i mbrojtjes nga zjarri.
9. Lidhjet farefisnore dhe sjellja e mirë me prindërit, pajtimi mes veti i të hidhëruarve, mirësia ndaj fqinjëve dhe gëzimi i myslimanëve, të gjitha këto janë punë të mira, të cilat i shtojnë shpërblimet mbi shtatëqind herë.
10. اdo ditë nga dhjetë ditët veço me njërën nga domethëniet e përmenduar.
11. Mëso fëmijët e tu që të kujdesën në thirrje në fenë e Allahut, duke i këshilluar që këto mësime t’ua përcjellin shokëve të tyre në shkollë, dhe përhapjen e mirësive mes njerëzve. Ky është mision hyjnorë, pra që ne të jemi ftues të Allahut, posaçërisht në këto ditë.
12. Bashkërisht me familjen lexoni lutjet e mbrëmjes para namazit të akshamit.
13. Para veti ke rast që përmes ibadeteve të lehta të arrish vlerën e Haxhit. Thotë i Dërguari a.s. “Ai i cili e falë namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet në vendfalje deri sa të lind dielli, pastaj i fal dy rekate, do të llogaritet sikur ta ketë kryer Haxhin dhe Umren” (Transmeton Tirmidhiu)
14. Shfrytëzo këto ditë që i ke para veti dhe moto e jetës tënde le të jetë; “të përgjigjem o Allah, të përgjigjem”, në çdo urdhër, punë dhe përpjekje.
Në fund e lusim Allahun që të na e pranoj namazin , agjërimin , leximin e Kuranit dhe punët e mira në këto ditë të pa kompenzueshme!/Mesazhi/
 
Back
Top