Dhjetë dhurata të shëndetshme Krishtlindjesh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pastrim dhëmbësh për Krishtlindje? S’është për të qeshur. Në kohë të vështira ekonomike, një dhuratë e shëndetshme s’është vetëm praktike, por mund të jetë dhe një ndihmesë e madhe në të njëjtën kohë. Një dhuratë që përmban një vizitë të plotë tek stomatologu, apo një vizitë të plotë mjekësore mund të jetë shumë më interesante se dhuratat e zakonshme që shpeshherë nuk hyjnë në punë për asgjë. Nëse doni të bëni një dhuratë të paharrueshme, atëherë bëjini miqve apo familjarëve tuaj një abonim në palestër. Sigurisht duhet të zgjidhni një person që është i dhënë pas aktivitetit fizik dhe që e ka për zemër të merret me palestër. Të jeni të sigurt se një dhuratë e tillë do të jetë mjaft impresionuese. Mund të zgjidhni një dhuratë që kushton aq sa do kushtonte, le të themi një pallto apo më pak, por që ndërkohë do ishte shumë interesante dhe me vlerë nëse do bënit dhuratë sigurimet mujore shëndetësore dikujt. Sigurimet shëndetësore të një muaji do ishin sigurisht një dhuratë simbolike, por shumë domethënëse. A ka dhuratë më të mirë se paqja e brendshme? Joga ndihmon në largimin e stresit, fleksibilitetit dhe qarkullimit të gjakut. “ثshtë një nga ato forma ushtrimi që ushtron jo vetëm trupin, por edhe mendjen dhe shpirtin”, shprehet instruktori i jogës, Peter Sterios. Ndaj ju mund të bëni dhuratë një manual të mësimit të jogës. Atletet janë miqtë më të mirë të vrapuesit apo personave që ecin, por ato janë të shtrenjta, siç ndodh me shumë prej pajisjeve të fitnesit. Dhe kjo jo vetëm se stërvitja është në modë, por ato duhet të jenë me të vërtetë cilësore që të jenë efikase dhe të mos dëmtojnë personin që i vesh. Ndaj ato do ishin një dhuratë shumë me vend. Gjeni libra, të cilët janë të nevojshëm për personin që i dhuroni. Nëse do t’i bëni dhuratë një familjeje që sapo është bërë me fëmijë, gjeni një libër që flet për fëmijët dhe zhvillimin e tyre sipas etapave. Apo mund të gjeni një libër me këshilla të përgjithshme shëndetësore për këdo.


1. Dhuratë për dhëmbët
Dhuratat për Krishtlindje janë tashmë një traditë. Përgjithësisht janë dhurata festive dhe një pjesë e tyre s’hyjnë në punë përgjatë vitit. Ndaj një ide e mirë është t’i paguani shërbimet dentare personit që doni t’i bëni një dhuratë. Duke pasur parasysh koston e një shërbimi të tillë, kjo është një dhuratë që mbahet mend gjatë. Nëse po i bëni dhuratë një fëmijë, mund t’i blini një furçë dhëmbësh.


2. Sigurime shëndetësore
Mund të zgjidhni një dhuratë që kushton aq sa do kushtonte, le të themi një pallto apo më pak, por që ndërkohë do ishte shumë interesante dhe me vlerë nëse do bënit dhuratë sigurimet mujore shëndetësore dikujt. Sigurimet shëndetësore të një muaji do ishin sigurisht një dhuratë simbolike, por shumë domethënëse.


3. Ushqime organike
Frutat dhe perimet organike janë shpeshherë më të shtrenjta dhe shpesh janë të parat që priten nga buxheti i familjes, kur ekonomia vështirësohet. Edhe pse në Shqipëri nuk aplikohet ndarja e ushqimeve në këtë formë, në vendet e BE-së dhe SHBA perimet organike dhe frutat organike janë më të shtrenjta dhe mjaft të kërkuara.


4. Palestër
Nëse doni të bëni një dhuratë të paharrueshme, atëherë bëjini miqve apo familjarëve tuaj një abonim në palestër. Sigurisht duhet të zgjidhni një person që është i dhënë pas aktivitetit fizik dhe që e ka për zemër të merret me palestër. Të jeni të sigurt se një dhuratë e tillë do të jetë mjaft impresionuese.


5. Joga
A ka dhuratë më të mirë se paqja e brendshme? Joga ndihmon në largimin e stresit, fleksibilitetit dhe qarkullimit të gjakut. “ثshtë një nga ato forma ushtrimi që ushtron jo vetëm trupin, por edhe mendjen dhe shpirtin”, shprehet instruktori i jogës, Peter Sterios. Ndaj ju mund të bëni dhuratë një manual të mësimit të jogës.
 
Titulli: Dhjetë dhurata të shëndetshme Krishtlindjesh

6. Masazhator
Pas stërvitjes apo pas një dite stresuese, masazhi mund të reduktojë stresin, të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të rrisë fleksibilitetin. Në këtë mënyrë, nëse doni të bëni një dhuratë efikase dhe të shëndetshme, zgjidhni një masazhator në vend të diçkaje tjetër që mund të mos hyjë për asgjë në punë.


7. Pajisje stërvitjeje
Atletet janë miqtë më të mirë të vrapuesit apo personave që ecin, por ato janë të shtrenjta, siç ndodh me shumë prej pajisjeve të fitnesit. Dhe kjo jo vetëm se stërvitja është në modë, por ato duhet të jenë me të vërtetë cilësore që të jenë efikase dhe të mos dëmtojnë personin që i vesh. Ndaj ato do ishin një dhuratë shumë me vend.


8. Pajisje të monitorimit të shëndetit
T’i dhuroni dikujt një peshore elektronike mund të jetë pak fyese, por ka plot pajisje të tjera, të cilat do ishin shumë me vend. Mund t’i bëni dhuratë dikujt një monitor për kontrollimin e presionit të gjakut apo një pajisjeje për të matur tensionin. Kjo do ishte një dhuratë për t’u vlerësuar.


9. Abonim njëmujor në një restorant
Kjo mund të konsiderohet një dhuratë interesante dhe e pazakontë. Në vend që të dhuroni gjërat e zakonshme që dhuroni çdo vit, dhurojini një personi që keni për zemër një abonim mujor çift në një restorant. Sigurisht, abonimi s’do të jetë për çdo ditë, por për një herë në javë.


10. Libra për shëndetin
Gjeni libra, të cilët janë të nevojshëm për personin që i dhuroni. Nëse do t’i bëni dhuratë një familjeje që sapo është bërë me fëmijë, gjeni një libër që flet për fëmijët dhe zhvillimin e tyre sipas etapave. Apo mund të gjeni një libër me këshilla të përgjithshme shëndetësore për këdo.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top