Dhimbje dashurie

Jetmira

V.I.P
Trishtim Funerali
nga W. H. Auden

Ndaloni oret, shkulni telefonin.
Hidhni nje kocke, qe qeni te pushoje.
Heshtini pjanot dhe me ritem te mbytur
Lini qivurin, kortezhin te kaloje.

Avione le te pershkruajne qiellin,
te shkruajne neper te, Ai ka vdekur.
Ne gushe pellumbash, me shirit te shfaqet zija.
Doreza te zeza le te veshi policia.

E kisha Veri, Jug, Lindje, Perendim,
javen e punes dhe te djele pushim.
Mesdite, mesnate, bisede dhe fjale e kisha.
Te perjetshme e dija dashurine, por gabim isha.

Yjet nuk duhen me: fikni te gjithe.
Merreni henen, dikush djellin ta ndaj'
Te derdhet oqeani, zhduken pyjet
Asgje e mire nuk vjen me pas kesaj.
 
Titulli: Dhimbje dashurie

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

Pablo Neruda

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
 
Titulli: Dhimbje dashurie

NUK MUND TE LETRA DASHURIE

Salajdin Salihu

Larg jemi sa larg
Një kohë në mes na ndan
Vijat e fytyrës sate s'i qartësoj në kujtesë
Njerëzit që i duam s'i përfytyrojmë dot
Bëj të të shkruaj letër dashurie
Po fjalët mikluese më mungojnë
Bën ftohtë e dashur
Të veshura fjalët trashë me petkun e ashpër
Si dimri që futet pabesisht nën palltë
Të ndjej çmendurisht të ndjej
Fjala "të ndjej" nuk më mjafton
Sa borxh u kam ngelur fjalëve plaka e të harruara
Andaj kur më duhen nuk i gjej tu ngjes flatra
Te ti t'i nis
E dashur s'di
Ka kohë që nuk mund të shkruaj letra dashurie
 
Titulli: Dhimbje dashurie

DASHURIA

Ali Podrimja

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.
 
Titulli: Dhimbje dashurie

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha…

Pablo Neruda

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme
Të shkruaj, për shembull; "Në këtë natë të kthjellët
rrënqethen ndër ethe yjet e largët të kaltër".

Në qiej era e natës vrapon e këndon.
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kaq herë e pata puthur nën qiellin e hapur!
Ajo më deshi edhe unë kohë pas kohe e pata dashur.
E si të mos i desha ata sy kaq të mëdhenj?

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kur mendoj se nuk e kam pranë. Kur ndjej se e humba.

Pa të kjo natë e gjatë me duket ende m'e gjatë
Dhe vesa e livadheve pikon në shpirtin e vjershave.

Po s'kam ç'bëj: me dashurinë time s'e ndala dot.
Yjet si prush xixëllojnë - po ajo s'është me mua.
Kaq. Një zë këndon matanë, përtej…Larg.
Por shpirti im vuan se atë e humba.
Kërkoj vështrimin e saj, sikur dua t'i afrohem.
Zemra ime e do – po ajo s'është me mua.

Natë si dikur: zbardhojnë të njëjtat pemë.
Ne ishim dikur bashkë, por tash s'jemi si dikur.

Nuk e dua, jo, por kaq shumë e pata dashur,
dhe zërin e erës kërkoja që zërin e saj ta dëgjoj.

Me të tjerë ka shkuar. Po, me të tjerë. Por dikur vetëm imja pat qenë,
Sa e shkurtër është dashuria, sa i gjatë – harrimi!

Sepse në një natë të tillë e pata përqafuar.
Dhe shpirti im vuan se atë e humba.

Të paktën kjo le të jetë dhimbja e fundit qe me sjell ajo,
dhe këta rreshtat e fundit që për të po i shkruaj.
 
Titulli: Dhimbje dashurie

Kristal

ISMAIL KADARE

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
 
Titulli: Dhimbje dashurie

Fatos Arapi..

Si s'të Desha pak më Shumë...

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër..
 
Titulli: Dhimbje dashurie

ZHGENJIMI I SHPIRTIT

Hesht zemra e piklluar
qan syri i trishtuar
dridhet trupi i helmuar
vuan shpirti i trazuar.
Vuaj ditet qe me plasin
vuaj netet qe me vrasin
luftoj stuhit qe me therrasin
luftoj termetet qe me godasin.
Kalojn ditet,behen jav
kalojn muajt,behen vite
kalojn vitet behen shekuj
ngadal gjithqka do te tretet.
E thell mbeti plaga ime
sa fundi i thell nje oqeani
qe vet fundin nuk ja diti
as katrina as uragani.
Sa vet valet qe rrembejn qdo gje,
rrembeve ti shpirtin tim
me more gjithqka dhe valet u treten,
i fundose aty pa kthim.
Korniz eshte ber trupi im
i rrethuar i znukuruar
por brenda emjegullt nje fotografi,
nje lum i madh,nje re me shi.
Ashtu sikur qiellikur embulojn ret
ashtu sikur dallget qe rrahin at det
ashtu me ke bllokuar ti mua
ashtu me rrahin valet etua.
Sme len as te dal,sme len as te notoj
sme len as te qeshi,sme len as te vajtoj
sme len te dal ktu kam mbet nvetmi
as me diken tjeter por as sjam me ty.
Fjalet shpirtin vrasin qdo dit
e qdo gje me duket dyshimt
te flas mety dyshimi slargohet
te largohem nga ti shpirti s’qetsohet…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top