Dhermi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
01.jpg
Dhermiu eshte fshati i dyte i krahines se Himares, i cili shfaqet para syrit te udhetarit menjehere pasi kalon qafen e Llogarase dhe Parkun e saj te Kombetar. I vendosur buze detit Jon dhe ne shpatet e maleve te Vetetimes (Akrokerauneve qe poeti romak Horaci i cileson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelberimit te ullinjve dhe agrumeve te shumta, fshati ka nje bukuri madheshtore, dhe sipas udhetarit anglez Lir eshte “me i madherishem ne vendosjen e tij se cdo vend tjeter qe kam pare ne Akrokeraunet dhe qe i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit”.
Dhermiu shtrihet ne fund te nje plazhi me teper se pese kilometra te gjate, plazh i cili perfundon me nje koder, mbi te cilen ngrihet manastiri i Shen Theodhorit.
04.jpg
Fshati perbehet nga tre lagje: Kondraqi, apo Kallami qe eshte lagja e pare per ata qe vijne nga Llogaraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhermiu - lagja e trete dhe me e madhja qe i ka dhene edhe emrin fshatit. Ne total, tere fshati ka rreth 600 shtepi, ku rreth 300 jane ne Dhermi, 150 ne Gjilek dhe 150 ne Kondraq. Fshati i Dhermiut ndodhet 52 km ne Jug te Vlores, 72 km ne veri te Sarandes dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranes. Administrativisht ben pjese ne Bashkine e Himares, krahinen e Himares, rrethi i Vlores.

Emri: Origjina e emrit Himare, (apo Chimara), krahines ku ben pjese Dhermiu, eshte shpjeguar nga greqishtja ne dy variante – Humnera apo edhe Kimere. Edhe emri Dhermi zakonisht eshte shpjeguar nga termi perkates grek “drimadhes” apo dushk, shpjegim i cili bazohet edhe mbi vegjetacionin natyral te zones. Nje shpjegim, po nga greqishtja eshte nga termi “dhromo” apo rruge, sic duket per vendosjen e fshatit buze rruges.

Historia: Himara, ku perfshihet edhe Dhermiu, ka qene banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Themelimi i fshatit humbet ne lashtesi. Dihet se Filipi i Maqedonise sulmoi Himaren ne 214 p.e.s. dhe ne 167 ajo qe baze detare e Romakeve.
05.jpg
Jul Qezari qe prijesi i pare i madh qe shkeli ne plazhin e Dhermi-Palases ne betejat e tij kunder Pompeut dhe thuhet se ai u dha kurajo njerezve te tij duke thene “Mos u frikoni, se mbartni Qezarin dhe fatet e tij”. Per nje kohe Himara ka qene nen sundimin bullgar (904). Thuhet se nje nip i Gjin Bua Shpates (kryezot i Artes rreth 1370) u vendos ne kohen e Mesjetes ne Dhermi. Permendet se pas vrasjes se Balshes II me 1385 deri me 1392, Himara qe nen gruan e tij, Komita Muzaka “nje amazone e vertete”. Gojdhanat tregojne per perleshje me saracenet dhe Shpella e Pirateve eshte nje nga keto deshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe perroi i Rusmanit.
Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kerkuan ta nenshtronin si pasoje e pozites zoteruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, trashegoi Himaren, ku edhe zbarkoi me 1481 per te filluar nje rezistence kunder turqve, pas vdekjes se te atit. Pas vdekjes se Skenderbeut, si edhe me vone nje pjese e Himarioteve u shperngulen per ne Italine e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotesisht pas vdekjes se Skenderbeut dhe eshte se bashku me Mirditen, nder dy krahinat qe kishin nje status autonom. Sipas ketij statusi, nenshkruar ne 1492 me Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtate fshatrat e tij, duhej ti paguante Portes se Larte shumen e 16,000 frangave ne vit Sistemi i qeverisjes qe bazuar ne autoritetet lokale dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Trete (Kanuniu apo i Madherishmi) qe arriti deri ne portat e Vjenes, tentoi te shtronte Himaren por pa sukses. Madje pati edhe tentative per vrasje te vete sulltanit (episodi me Damiani i cili arriti deri ne cadren e tij). Himariotet (term qe perfshinte rreth 50 fshatra ) u perfshine ne shume kryengritje si ato te viteve 1481,1488, 1494-1509, 1537, 1571,1595, 1690, 1713. Ali Pashai qe i vetmi sundimtar Turk (apo shqiptar) i cili arriti (1797) te nenshtronte Himaren dhe fshatrat e saj. Thuhet se qe pikerisht ai qe urdheroi djegjen e pyllit me dushk siper fshatit te Dhermiut. Sipas historise se Shqiperise, Suliotet, qe dhane nje kontribut aq te madh per pavaresine e Greqise, vinin nga shperngulja Himarioteve (edhe ata me 7 fshatra). Ne ate kohe Bajroni i pershkruante keshtu Himariotet tek Cajld Haroldi:
“Te bijte e Himares qe s’falin as mikun
Si mund te lene te gjalle armikun
Si s’marrkan dot gjak me pushket besnike
Ka shenje me te bukur se zemra armike?
06.jpg
Pas Pavaresise, Himara u perfshi ne shtetin e ri Shqiptar, ndonese ne mars 1914 u shpall si krahine autonome. Ne 1927, midis qeverise Shqiptare dhe krahines u nenshkrua Protokolli i Himares qe njihte privilegjet e kesaj krahine. Viti 1930 shenon fundin e mesimit te gjuhes greke ne Himare. Gjate Luftes I Boterore u ndertua edhe rruga e Bregut qe i dha hov zhvilllimit te ekonomise. Gjate Luftes II Boterore, Dhermiu qe vija me e larget e frontit Italo-Grek dhe popullsia e fshatit u detyrua qe te shperngulet ne Vlore, Durres ed eri Shkoder. Fshati morri pjese aktive ne Luften Nacional-Clirimtare dhe shume nga dhermiotet morren pjese ne ceten e Bregdetit dhe ne Brigaden e Xll.

Zhvillimi ekonomik-social: Eduard Liri qe vizitoi Dhermiun me 1848, ne librin e tij te udhetimeve thote se “qyteterimi i kesaj pjese te Shqiperise eshte teper lart pjeseve te tjerave te Shqiperise“. Dhermiu ka patur qe ne fillim te shekullit, dy doktore te arsimuar ne Viene dhe Athine. Shkolla e pare eshte hapur ne Dhermi rreth viti 1629, per te pasur nje shkolle thuajse te perhershme ne gjuhen greke ne vitin 1870 dhe ka sherbyer si qender arsimimi per tere zonen perreth. Para Luftes se dyte Boterore, emigracioni dhe bujqesia, dhe e lidhur me te edhe tregetia, kane qene burimet themelore te mireqenjes se Dhermiut. Qitrot, sidomos per shkak te perdorimit te tyre nga cifutet, qene objekti kryesor i tregetise, (thuhet se kane arritur deri ne Poloni) se bashku me vajin e ullirit dhe agrumet. Para clirimit, Dhermiu ka patur rreth 64 makina-deshmi e zhvillimit te mire ekonomik te tij. Emigracioni, sidomos ne Greqi, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, France, Australi etj ka qene burim tjeter te ardhurash dhe natyrisht edhe zgjenjimesh dhe tragjedish Petro Marko shkruan per kete plage mjaft bukur:
“Thone se guret e medhenj atje poshte jane burrat qe jane kthyer dhe kane vdekur ne vend.... Kurse ata burra qe kane ikur dhe kane vdekur ne kurbet jane bere re.. Vijne, qajne dhe ikin. Dhe mbi spitharet me poshte, afer bregut, mblidhen lotet e tyre sic mblidhet uji i shiut”
03.jpg
Gjate socializmit-(Dhermiu u be kooperative ne vitin 1957) - bujqesia qe burimi kryesor i mireqenjes per banoret e fshatit. Nje emigracion i madh ndodhi drejt qyteteve te medha ku Vlora, Tirana, Berati, Durresi zene vendin kryesor. Dhermiotet qene vecanerisht te famshem per ushtrimin e zanatit te shoferit dhe te xhenerikut. Nje pjese e madhe e te rinjve qofte te fshatit qofte edhe te migruar, qe e shkolluar ne universitet. Pas vitit 1990 shumica e popullsise se Dhermiut emigroi ne mase ne Greqi, duke perfituar nga te folurit e gjuhes Greke. Po keshtu emigruan edhe ne vende te tjera Europiane dhe te SHBAs dhe te Amerikes Veriore. Eshte fakt i njohur se pas kesaj peridhe, si pasoje e emigracionit, vetem ulliri dhe ekstraktimi i vajit nga ai, vazhdon te ngelet kulture fitimprurese. Nga ana tjeter turizmi duket te jete nje aktivitet i rendesishem qofte edhe potencial. Ish-kampi i Punetoreve te Dhermiut, i privatizuar ne pjese , sherbeu si katalizator edhe per ndertimin e mjaft ndertesave qe sherbejne si bujtese per pushuesit e shumte.

07.jpg
Gjuha: Ne Dhermi sikunder edhe ne dy fshatrat e tjere te Himares (Himara dhe Palasa) gjuha e perditshme eshte greqishtja. Padyshim qe gjuha e dyte e folur eshte shqipja. Ka disa hipoteza per kete. Nje prej tyre mund te jete se banoret e ketyre tre fshatrave te jene me origjine greke. Hipoteza tjeter eshte se perdorimi i greqishtes, mund te kete ardhur si pasoje e strehimit te bere nga ishuj Greke gjate sulmeve Turke si dhe gjate nevojave te tregetise me ishujt greke e sidomos Korfuzin.

Bujqesia: Nje pasuri e cmuar jane ullinjte, kultura dominante-vleresohet se fshati ka rreth 47,000 rrenje ne prodhim. Nga ullinjte dominon (92%) kultivari Kalinjot, i cili vlen me teper per ekstraktim vaji. Maksimumi i prodhimit eshte 15,000 kv ullinj dhe rreth 300 MT vaj ulliri. Portokallet e limonat, fiqte, hardhite e nespollat - jane druret e tjere me te rendesishem. E per te mos harruar nga vegjetacioni natyral, jane fiqte e detit apo Frenko-Fiqte (lat. Opuntia).

002.jpg
Besimi: Banoret e krahines se Himares jane bere heret te Krishtere. Raportohet se ne shekulllin e nente, Himara ka patur nje peshkop. Banoret autoktone te Dhermiut jane te besimit te Krishtere Ortodoks. Ushtrimi i fese ka qene nje konstante e dhermioteve, edhe ne kushtet e ateizmit gjate periudhes 1967-1990. Dhermiu ka rreth 30 objekte kulti, afersisht 1 ne cdo 205 familje. Ekzistojne tre manastire - me i famshi ai i Shen Theodhorit, Manastiri i Shen Marise, i vendosur mbi fshatin dhe ai i Stavridhit. Ka dy kisha te Medha - ajo e Shen Harallambit dhe ajo e Shen Spiridhoni t e riknostruktuar ne 1968. Shumica e kishave te fshatit jane kisha te vogla te ndertuara nga kurbetllinjte. Dhermiu ka kishen e Shen Stefanit dhe Shen Mitrit, te cilat sipas Historise se Shqiperise kane nder afresqet me te vjetra te Shqiperise (shekullit Xll). Raportet e shekullit 18 flasin edhe per perpjekje te bera nga kisha katolike, permes urdherit te Basilianeve per konvertimin e Himares dhe vecanerisht Dhermiun. Keta hapen edhe nje seminar per prifterinj ne gjuhen shqipe. Para Luftes se Dyte Boterore fshati ka patur rreth tete prifterinj. Ne Himare eshte perdorur nje variant i Kanunit i emertuar si Kanuni i Papa Zhulit. Festa e Shen Marise eshte nje nga festat me popullore te fshatit, sikurse Krishtlindjet, Pashket dhe Uji i Bekuar.

Njerezit e shquar: Kapidan Kumiu eshte nje nga dhermiotet qe beri emer pas vdekjes se Skenderbeut ne Mbreterine e Napolit. Po ashtu edhe Dhimiter Leka ka qene nje nga gjeneralet me te suksesshem ne oborrin e mbretit te Napolit, rreth viteve 1820 (de Rada ja ka kushtuar Milosaon pikerisht atij). Pano Bixhili ka qene nje nga njerezit e shquar te lindur ne Dhermi. Ai ka qene per vite rresht perfaqesuesi i Himarioteve prane carit te Rusise. Petro Marko meriton te permendet si nje nga shkrimtaret me te sukseshem dhe me prodhimtare te periudhes se pas luftes, i permendur edhe ne botimet e “Larousse”-it. Dhermiu ka nxjere edhe shume sportiste te shquar. Portieri aktual i sukseshem i kombetares se Shqiperise, Strakosha dhe Andrea Marko, lojtari i suksesshem i “Dinamos” se viteve ‘80, jane nga Dhermiu. Po keshtu edhe futbolliste te tjere te shquar te klubeve si Vasil dhe Petro Ruci te Flamurtarit., Bifsha, Iliadhi, Vasil Ziu jane nga Dhermiu.

08.jpg
Terheqjet turistike: Dhermiu eshte nje vend ku gershetohet terheqja nga deti i kaltert dhe i pastert i Jonit me ate te ajrit te paster dhe te shendetshem te maleve. Sic shprehet kengetari popullor eshte ‘ mal perpjete e poshte dallge”. I mbrojtur nga veriu nga gadishulli i Karaburunit, fshati eshte teper terheqes edhe ne periudhen e dimrit, pa vene ne dyshim ate te veres qe terheq edhe me shume turistet. I cilesuar si nje nga perlat e Rivieres shqiptare eshte pa dyshim nga vendet me terheqese te Shqiperise, sic nnjihet edhe shume guida turistike te vendit dhe te huaja.
Fshati vete me arkitekturen karakteristike te fshatrave te jugut, me pasurite e bollshme ujore, me gjelberimin tradicional mesdhetar eshte nje bukuri e vecante. Banoret e arsimuar, poliglote dhe bujare ja shtojne vlerat fshatit te tyre. Kishat e medha si Manastiri i Shen Marise, i vendosur ne maje te kodres zoteruese te Dhermiut, ai i Shen Theodhorit qe zoteron kodren mbi det ne fund te plazhit si dhe kishat e Shen Harallambitdhe jane objekte kulti interesante. Meshat zakonisht mbahen diten e Djele, dhe vendi mbajtjes se meshes ndryshon.
09.jpg
Alevrat jane nje vend interesant, te cilat duhen vizituar per te admiruar detin kristal dhe te thelle si dhe shkembin e vendosur pingul mbi det. Me nje gji i vogel por teper terheqes, me nje plazh shkembor, ngjitur me kodren mbi te cilen eshte vendosur manastiri i Shen Theodhorit, Alevrat jane nje vend qe s’duhen lene pa u pare.
Shpella e Pirateve eshte nje shpelle e bere e famshme nga libri i Petro Markos dhe me pas nga filmi i Kinostudios ‘Shqiperia Sot” me te njejtin titull. Mund te arrihet nga deti dhe toka. Vendosur ne shkembej thike, ne nje det shume te thelle qe merr “ngjyren e veres“ (Homer), Shpella e Pirateve, ruan vlera te rendesishme turistike, qe te sjellin ne kohrat e Mesjetes Shqiptare.
10.jpg
Gjiri i Gjipese eshte nje nga gjiret me te virgjera te Rivieres dhe dallohet per reren e imet dhe te paster. Arrihet permes detit dhe rruges se ndertuar vone permes Shen Theodhorit.
Gramata ne Veri te Dhermiut, ne kepin me te njejtin emer dhe ne gjirin e vogel, ne shkembejt e bregut, gjenden disa epigrame, te gjitha ne gjuhen Greke. Keto jane shkronja dhe simbole. Mund te shkohet ne Gramata vetem nga ana e detit.
Po ashtu ofrohen edhe hedhje me parapende dhe lojra ujore./Himara
 
Titulli: Dhermi

Cfare duhet te dini rreth Dhermiut



DHERMI_1.jpg


Fshati i Dhermiut gjendet buze detit Jon, mes gjelberimit te agrumeve dhe ullinjve dhe ka nje bukuri perrallore. Ai shtrihet ne nje bregdet 5 kilometra te gjate, i cili perfundon ne kodren ku ndodhet manastiri i Shen Theodhorit. Emri vjen nga greqishtja qe do te thote humnere dhe bazohet ne vegjetacionin natyral te zones.
dhermi.jpg

Gjuha qe perdoret eshte shqipja, por dhe greqishtja qe perdoret nga banoret per arsye tregtare. Zona e gjelber eshte e populluar me se shumti me ullinj, qe mundeson vajin, por ka edhe portokalle, limona, fiq, hardhi, etj. Dhermiotet jane kryesisht ortodokse dhe per kete arsye ndodhen tre manastire dhe kisha te medha e te vogla. Fshati ka rreth 30 objekte kulti dhe festohen shume festat krishtere te Pashkeve, Ujit te Bekuar dhe Krishtlindjet.
alevrat.jpg

Ne Dhermi zona gjeografike mundeson nje klime te pershtatshme ne stinet e vitit. Atje gjen nje nderthurje te kaltersise se plazhit dhe ajrit te paster te maleve. Ky fshat terhiqet nga turistet edhe ne dimer dhe konsiderohet si nje nga perlat e Rivieres shqiptare. Fshati karakterizohet nga gjelberimi mesdhetar, pasuri e mjaftueshme ujore, kishat dhe manastiret e mrekullueshme,etj.

Nder plazhet e Dhermiut permendim, Alevrat per shijimin e ujit si kristal dhe pamjet piktoreske qe te orfon ky plazh shkembor. Po ashtu eshte edhe Gjiri i Gjipese qe dallohet per plazhin me rere te paster dhe te imet. Ne bregdet ka restorante ku mund te shijoni prodhimet e detit. Aty mund te shkohet edhe per te peshkuar pasi ka nje larmishmeri peshqish. Persa i perket jetes se nates mjafton ekzistojne shume klube dhe pube rreth 3 km larg fshatit, te cilat jane shume te populluara.


infoal
 
Titulli: Dhermi

skam qene asnjehere...nga foto duket super...do shkoj . perfindimisht po.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top