eGo0sTyle
System Engineer
Ardian Bujupi, 18 vjeçari nga Kosova, pritet të shpallet fitues në spektaklin e njohur “Gjermania kërkon një yll”. Edhe pse gara finale është më 7 maj, gazeta Bild thotë se shanset për të fituar i ka Bujupi, kosovari simpatik. Nga gara në garë, ai po rritet ndjeshëm dhe shanset janë që të fitojë në fund pasi ka fituar shumë pikë sidomos mes grave të moshuara.
Historia e Bujupit gjithashtu ka prekur shumë gjermanët. Ardiani thotë se fëmijëria e tij ka qenë shumë e vështirë. Ai bashkë me nënën duhej të arratisej nga Kosova. Ardiani jetonte në Prishtinë në kohën kur Kosova ishte pjesë e Serbisë. Babai i tij ishte drejtues në universitet dhe ishte këshilluar nga një afërm të arratisej pasi ishte në listën e zezë të shërbimeve sekrete serbe. Babai i arratis dhe Ardiani, që në atë kohë ishte 1 vjeç, dhe nëna shtatzënë mbetën pas. Vetëm pas lindjes, ata u arratisën nga Kosova drejt Gjermanisë.