Titulli: Dhe ata jane shqiptare!
Un kam lind ne Struge, dhe per fatin ton te zi, Struga sot gjendet jasht kufijve te Shqiperis, per kete arsye detyrohem te pershkruaj veten si SHQIPTAR nga Maqedonia.
Fisi yn ( nga ana e babit ) ka jetuar perher ne rrethinen e Struges, eshte fis i lasht,dhe me gjak te paster Shqiptar, babi im i din sakt emrat e stergjyshave tan 7 breza me perpara. Familja e mamit e ka prejardhjen nga Mati i Shqiperis. Kjo me ben edhe mua, me gjak te paster Shqiptar. Ne nuk e kemi zakon te perzihemi me njerz te nacionaliteve tjera, qofshin Maqedon, Serb, Bullgar, Turk apo Grek!!!
Ne familjen ku jam rritur, flitet perher gjuha Shqipe, me dialekt te Gegenishtes. Fqinjet tan jan poashtu Shqiptar, edhe ata flasin Shqip, disa ne Gegenisht, disa ne Toskerisht. Shkolla fillore ku jam shkolluar e ka emrin "Naim Frasheri", ne klasen time ishim 27 shoke e shoqe, te gjith Shqiptar. Jemi shkolluar ne gjuhen Shqipe, kemi mesuar si te shkruajm dhe te lexojm nga e njejta Abetare qe keni perdor edhe ju, kemi studjuar gramatiken e gjuhes Shqipe njesoj si ju, dim te shkruajm mir ne "Gjuh Letrare Shqipe" edhe pse ne te folur kemi theks te veqant qe na dallon nga trojet qe jetojm.
Per habin e gjith atyre qe na thrrasin "Maqedons", gjuhen Maqedonishte e "kemi mesuar" si gjuh te huaj prej ne klas te katert, nga 2 ore ne jav (eh sa bukur fluturonin aeroplanat prej letre nga faqet e librit te maqedonishtes ne klas

). Gati te gjith librat tjer nga te cilet mesonim kishin te pakten nje autor Shqiptar, dhe permbajtja ishte perher e shkruar ne nje Shqipe te paster, te kuptueshme.
I vetmi problem ishte libri i historis, i cili ishte perkthim shkronj per shkronje nga libri qe perdornin nxenesit maqedonas. Ne kete liber binin shpesh her ne sy fjalet "Skopje", "Tetovo", "Bitola", "Ohrid", "Crn Drin" ne vend te fjaleve gjeografike Shqipe "Shkupi", "Tetova", "Manastiri", "Oher", " Drini i Zi" etj etj. Ne ate koh, librat e historis ne gjuhen Shqipe i jepte ministria e arsimit te maqedonis falas, (ndoshta per te perhapur historin e rreme qe kishin qendisur per prejardhjen virtuale si komb ). I gjith libri kishte vetem 5 faqe ne te cila permendej fjala Ilir, Shqiperi, Shqipetar.
Keto libra kan qen nje nga mjetet e shumt qe Shteti I Maqedonis ( ministria e arsimit ) perdorte me qellim qe ne te harrojm identitetin ton, historin e vertet te popullit tone. Te pakten te shkolla jon nuk ja arriten qellimin ( me keto libra te rrem, jemi ngrohur gjat gjith dimrit, digjeshin bukur

). Me parat tona kemi bler librin “Historia e Popullit Shqiptar” prej ku kemi mesuar per historin e popullit ton( prej te Iliret , deri te renia e komunizmit ), njesoj si ju ma merr mendja.
Per habin e gjith atyre qe na thrrasin "Maqedonas", ne jemi shkolluar ne shkolla fillore dhe te mesme ne gjuhe Shqipe. Nese nuk jam gabim sot I kemi dy ( ndoshta jan shtuar ) Universitete Shqiptare, “Universitetin e Europes Juglindore -UEJL” dhe “Universitetin Shteteror te Tetoves – U(sh) T” ku ligjeratat ndiqen ne gjuhen Shqipe.
Kemi krijuar edhe disa media ne gjuhen Shqipe, duke filluar prej te kanalet televizive ne Shqip ( si “MTV2 – Program ne Gjuhen Shqipe”, “Alsat-M”), pastaj kemi kanalet televizive dhe radio private, mos harrojm edhe gazetat e perditshme ne gjuhen shqipe qe na informojn per te rejat e vendit dhe rajonit.
Mirpo nuk ka qen leht per me I arrit edhe keto pak te drejta qe I gezojm sot. Mbaj mend ne fillim te krijimit te parlamentit te maqedonis, ku njeri nga te paktet deputet Shqiptar, emri I te cilit nuk me kujtohet, e mori fjalen ne foltore, dhe per her te par sygjeroi te flitet edhe gjuha Shqipe duke then se pari ne maqedonisht, pastaj ne gjuhen Shqipe “Le te flasim edhe Maqedonisht edhe Shqip”. Si rezultat I keti veprimi, kryetari I parlamentit urdheroi debimin e tij te menjehershem nga parlamenti, dhe nje jav me von nese nuk jam gabim ky person u burgos me afat te pa-caktuar ( I burgosur politk).
Histori e ngjajshme kishte edhe fillimi I “Universitetin e Tetoves”, universitetin e par ne gjuhen Shqipe, qe me vite te tera u quajt “Ilegal” dhe nuk u njoh nga Ministria e Arsimit, e cila I mohonte diplomat e studenteve qe kishin diplomuar nga ky universitet. Por sot nga kembgulja, vullneti dhe forca(gjaku) jon, kemi arrit qe ky universitet te pranohet nga Ministria e Arsimit dhe te quhet “Universitet Shteteror”.
Mos harrojm edhe “kryengritjen” e vitit 2001, ku me guximtaret nga mesi jon, kapen armet dhe me plumba kerkuan me teper te drejta/liri per Shqiptaret e Maqedonis. Disa prej tyre dhan jeten, derdhen gjak per keto pak te drejta qe I gezojm ne sot edhe pse mbetet edhe shum per te deshiruar. Eshte luft konstante per te mbijetuar ketu!!!
Duke I mar parasysh te gjitha keto qe kam permendur me lart, DUA TE THEM SE ME DUKET SHUM FYESE DHE POSHTRUESE KUR NJE SHQIPTAR TJETER ME QUAN“MAQEDONAS”. Kur e kam perjetuar per her te par kete, jam ndjer shum keq. Me von e kam kuptuar se ATA QE NE QUAJN NE ( Shqiptareve te maqedonis) “MAQEDONS” JAN THJESHT PERSONA QE NUK KAN DIJENI (INJORANT) PER QESHTJEN SHQIPTARE, SITUATEN TONE, SAKRIFICAT QE JAN BER QE NE TE RUAJM IDENTITETIN TON!!!
Shpresoj se nuk jeni lodhur duke lexuar, shpresoj mos kem ofenduar askend, do doja per te fundit her te shtoje se:
"Eshte politikisht dhe moralisht e gabuar të quhen/klasifikohen Shqiptaret e Maqedonis si “Maqedons” ".
Me Rrespekt
BujarM