Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e një vajze jetime, të quajtur Adriana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga punonjësit e jetimores në Shkodër. Vajza, e cila sot është 27 vjeç, tregoi se që në moshë të vogël një mësues i jetimores abuzonte me to. Ai i fuste të miturat në bodrum, i trembte me fantazma dhe i dhunonte.
Po ashtu, Adriana rrëfeu se në moshën 12-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga roja i jetimores. Ai e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij.
Pasi u abuzua nga njerëzit që duhet të kujdeseshin për të, Adrianës i ka dalë kundër dhe një psikologe e quajtur Antonjeta Pero. Ajo i ka quajtur gënjeshtra dëshmitë e vajzës duke bërë disa deklarata të turpshme. Pero shprehet se fëmijët e jetimores kanë mllef sepse i ka braktisur prindi.
“I gjithë mllefi i fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve është se: Pse prindërit i kanë lënë në institucion dhe vetë ata (prindërit) jetojnë me tjetërkënd. Por kjo, do kapacitet të kuptohet.
Kur në shkollë kemi diskutuar marrëdhëniet seksuale me të mitur, u kam sqaruar të gjithë fëmijëve se: Përdhunimi është operacion pa narkozë. Të përdhunohen fëmijë në institucion e të mos bëjnë zë për këtë veprim, kur nuk janë asnjë minutë vetëm, e ne të na kalojë ky fakt, sikur po ua zbukurojmë ngjarjen më të shëmtuar, që mundet të ndodhë në jetën e tyre. Jeni të kujdesshëm!”, ka shkruar psikologia në disa postime në Facebook.
Mirëpo në pesë vitet e fundit janë dhjetëra viktima që kanë akuzuar jetimoren për dhunë fizike dhe seksuale. Në jetimoren ku duhet të gjenin strehën dhe kujdesin e munguar, fatkeqësisht fëmijët kanë jetuar një makth.
Në vitin 2015 kujdestarja e jetimores Edvana Sulaj u filmua teksa keqtrajtonte fëmijët e jetimores. Gjatë deklaratës në polici ajo pranoi dhunën ama u mundua të justifikohej duke thënë “Është hera e vetme që e kam bërë diçka të tillë”.
40-vjeçarja Sula ka goditur disa herë me shkelma një nga fëmijët dhe më pas është ulur në prehrin e tij. Ajo nuk ka ndaluar ndonëse fëmija ka filluar të qajë nga dhimbjet. Gjykata e Shkodrës vendosi për të masën arrest me burg.
Në vitin 2016, pesë punonjëse të këtij institucioni janë vënë në pranga, nën akuzën “Shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish”. Bëhet fjalë për ish-drejtoreshën e qendrës, Albana Llazani, Rafaela Camaj, Shpresa Nishani, Najada Rramolli dhe Violeta Marku. Insitucioni i “Avokatit të Popullit” ka zbuluar asakohe skandalin dhe i ka dërguar një raport prokurorisë vendore.
Në raport kishte deklarata shokuese nga fëmijë të abuzuar seksualisht dhe fizikisht. Fëmijët kanë treguar për punonjës të “Avokatit të Popullit” se emrat e lartpërmendur i dhunonin me shkopinj druri dhe këmbë karrigesh.
Vajzat 10-vjeçare detyroheshin me dhunë të lanin të gjithë institucionin, fëmijët rom diskriminoheshin dhe dhunoheshin. Po ashtu dy fëmijë të punonjësve të institucionit kanë abuzuar seksualisht me tre vajza të mitura të jetimores. Të gjitha ngjarjet e mësipërme të ngritura nga “Avokati i Popullit” kanë rezultuar të vërteta pas hetimit të Prokurorisë së Shkodrës.
Tre vajzat, përkatësisht të moshave 6, 8 dhe 11 vjeç janë abuzuar seksualisht nga djali i ish-drejtoreshës, Albana Llazani dhe djali i një punonjëse, gjatë një eskursioni në Velipojë dhe Razëm. Vajzat kanë dëshmuar përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore se djemtë më të rritur i detyronin dhe të shihin filma erotikë brenda jetimores.
Po ashtu ato kanë treguar se edukatoret dinin gjithçka për abuzimet por iu thonin të mbyllnin gojën. Burime nga Prokuroria bënë me dije se në trupin e një prej vajzave ishin konstatuar dhe të djegura të bëra me cigare.
Më poshtë po iu paraqesim 5 dëshmi të fëmijëve të jetimores, në vitin 2016, të publikuara në emisionin “Top Story” në Top Channel:
Dëshmia numër 1: “Kam dijeni për dhunën fizike të ushtruar nga edukatorja ndaj nje fëmije 9 vjeç. Kjo ngjarje e ndodhur në Janar 2016, në kohën kur fëmija ishte bërë synet dhe ishte akoma me plagë. ai erdhi dhe më takoi vetë në korridor dhe më tha se i ka rënë zysha me shkop të karriges tek plaga dhe ishte gjakosur. Ky veprim ishte bërë tek një nga dhomat e mësimit, në prani tëfëmijve të tjerë të mitur.Të nesërmen për këtë veprim i kam thënë drejtorit në zyrën e tij dhe ai më tha se e ka për të mirën e vet. Në fillim të vitit 2015, një fëmijë tjetër i kësaj shtëpie, është larguar nga shtëpia dhe kur erdhi të nesërmen më tha duke qarë se, djali i madh i drejtoreshës e kishte rrahur. Veç sa sipër, kam vënë re se zyshat, u kërkojnë fëmijëve të vegjël 10-12 vjeç, për të pastruar korridoret dhe banjat, si djemve ashtu edhe vajzave. Gjithashtu kam për të thënë se psikologja sjell shpesh në Shtëpinë e Fëmijës djalin e saj 14 vjeçar, i cili sillet keq me fëmijët duke i goditur dhe me shpulla”.
Dëshmia 2: “Kur jam kthyer nga Tirana, ku kam qenë për vizitë pranë familjes time, shoku im që është 13 vjeç më tha se gjatë një ekskursioni në Razëm kishte parë nje djale që ngacmonte nje 12 vjecare”.
Dëshmia 3: “Kam dijeni se para dy vjetëve, mund të ketëqenë muaj vere, kur një ditë shoku im më tregoi një video në celularin e tij ku zysha godiste nje nxenes 13 vjeç tek klasa e mësimit, me shkop në trup dhe ai qante e bërtiste”.
Dëshmia 4: “Në Razëm kemi shkuar më 1 Qershor 2015, kur kam parë një djalë që ngacmonte një vajze 12 vjeç, duke qenë të zhveshur nga mesi e poshtë, të dy. Kjo ka ndodhur tek një shtëpi e vjetër dhe unë i pashë pasi i ndoqa nga prapa”.
Dëshmia 5: “Kur isha 8-9 vjeç isha i sëmurë dhe nuk bëja detyrat dhe zysha me nxori nga klasa. Mandej me thirri tek një klasë tjetër (quhet kompani).Kishte të fshehur prapa një shkop, më kapi për dore dhe më çoi tek dushet, e mbylli derën dhe më gjuajti me shkop. Pasi më ra me shkop në trup, më mori me të mirë dhe më tha hajde mos qaj”.
Vetëm pas 9 muajsh ish-drejtoresha e institucionit Albana Llazani u lirua nga burgu. Ndaj saj u mor vendimi për detyrim paraqitjeje nga masë arresti me burg që kishte më parë./
http://www.hapur.al/2020/06/06/e-pe...z-ne-konvikt-dhe-nese-nuk-beja-shumen-ditore/