Detyrat e njeriut

braziljania

Anëtar i Nderuar
Detyrat e njeriut

InterAction Council, bashkimi i ish-kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve të ndryshme të botës, pas përgatitjeve shumëvjeçare me këshilltarë të të gjitha rajoneve dhe kulturave të botës, ka propozuar para Kombeve të Bashkuara në vitin 1998 - me rastin e 50-vjetorit të aprovimit të Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut - aprovimin e një Deklarate të Përgjithshme për Detyrat e Njeriut. Katalogu i detyrave në fjalë është menduar të shërbejë si ndihmesë dhe plotësim i Deklaratës për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948. Tekstin e Deklaratës dhe listën e anëtarëve të InterAction Council mund ta gjeni si dokument në këtë temë shtjelluese.

Iniciativa në fjalë ka nxitur një debat energjik rreth të drejtave të njeriut, të cilin do të mundohemi ta argumentojmë në kuadër të kësaj teme shtjelluese. Në këtë drejtim do të na ndihmojnë edhe artikujt e mëposhtëëm të së përjavshmes gjermane Die Zeit, artikuj të cilët qartësojnë argumentet dhe pikat tehlbësore të debateve rreth të drejtave dhe detyrave të njeriut dhe të raportit të tyre të ndërsjellë. Ashtu si në temat shtjelluese Etika Botërore dhe Dinjiteti i Njeriut, edhe këtu bëhet fjalë për akuzat rreth çështjes së "evropianizimit" të të drejtave të njeriut dhe krijimit të një imperializmi kulturor nga ana e përëndimit.


Konflikti i ashpër i kulturave mund të parandalohet - ثshtë e vetëkuptueshme se për një komb, pas çlirimit nga diktatura, çështja e sigurimit të të drejtave themelore (në gjuhën e Kombeve të Bashkuara "Të drejtat e Njeriut") e bën detyrë prioritare të tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Evropë pas përfundimit të diktaturës së Hitlerit dhe në Azinë Juglindore pas përfundimit të diktaturës ushtarake japoneze, ku Kombet e Bashkuara aprovuan dhe shpallën në vitin 1948 Deklaratën për të Drejtat e Njeriut, si shprehje e domosdoshme e vullnetit të mirë.

Krijimi i një organizmi demokratik shtetëror fillon pas vendosjes të të drejtave themelore të individit. Një gjë e tillë, për fat të mirë ka ndodhur pas rënies së Musolinit dhe Hitlerit, në pjesën lindore të Evropës pas rënies së diktaturave komuniste. Për fat të keq, përvoja e dhjetë vjetëve të fundit ka treguar gjithashtu se ideja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut mund të mbetet edhe vetëm si ide në letër. Kjo ndodhë kur qeveritë dështojnë në angazhimin e tyre për demokraci dhe të drejta të njeriut, si dhe për sigurimin e funksionimit e mirëfilltë të kësaj ideje, qoftë në jetën e përditshme, qoftë edhe në raste të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, ka njerëz, për të cilët, liria e tyre personale do të thotë gëzimi i lirisë dhe të drejtave të tij, pa qenë i detyruar të sjellë dhe praktikojë pjesën e tij të përgjegjësisë. Megjithatë, nëse secili prej nesh do të merrej vetëm me të drejtat e tij personale, pa i pranuar detyrat dhe obligimet e tij, atëherë kombet dhe shtetet e tyre - apo edhe njerëzimi si i tërë - mund të zhytej në armiqësi, konflikte dhe në kaos të vërtetë.

Pa një ndërgjegjësim për përgjegjësinë e secilit, liria mund të shndërrohet në një mbizotërim të të fuqishmëve dhe pushtetarëve. Për këtë arsye, ruajtja e ekulibrit ndërmjet të drejtave dhe detyrave është detyrë e përhershme, si e politikanëve, ashtu edhe e pjesëtarëve të një shteti.


Sot, përafërsisht një gjysmë shekulli pas miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, imperativi i domosdoshëm moral ndaj njerëzimit dhe dyqind shteteve të tij sovrane është rrezikuar dukshëm. Kjo ndodh edhe për faktin se nga njëra anë, formulimin "të drejta të njeriut", disa politikanë përëndimërë, sidomos në SHBA, e përdorin si koncept luftarak dhe instrument agresiv të presionit të politikës së tyre të jashtme. Në shumicën e rasteve, një gjë e tillë zhvillohet në mënyrë selektive: p.sh.. në raport me Kinën, Iranin apo Libinë, e jo në raport me Arabinë Saudite, Izraelin apo Nigerinë. Shkaqet e një anshmërie të tillë qëndrojnë pa dyshim në interesat ekonomike dhe strategjike.

Një numër myslimanë, hinduistësh apo konfucianistësh denoncojnë organizatën Human Rights si një koncept tipik përëndimor, e shpesh edhe si instrument për zgjerimin e mbizotërimit të botës përëndimore. Përveç kësaj, jo rrallë dëgjohen edhe zëra kritikë sidomos nga Azia, të cilët kritikojnë konceptin themelor, i cili, sipas tyre nuk merr në konsideratë dhe nuk njeh domosdoshmërinë e ruajtjes së virtyteve dhe detyrimeve të individit kundrejt familjes, rrethit, shoqërisë apo edhe shtetit. Ndërkohë, shumë aziatikë mendojnë se ekziston një kontradiktë parimore ndërmjet pikëpamjes aziatike dhe asaj përëndimore lidhur me dinjitetin e njeriut.


Ideja dhe koncepti për njeriun dhe dinjitetin e tij ndryshon në kultura dhe shoqëri të ndryshme, në varësi të pikëpamjeve fetare, ideologjike apo filozofike. Ndryshime të mëdha ekzistojnë edhe ndërmjet idesë që mbizotëron në Evropë dhe në Amerikën e Veriut nga njëra anë, dhe ideve islamike, hinduiste, budiste dhe konfucianiste që mbizotërojnë në Azi, pa folur për komunizmin me llojet e ndryshme të tij.

Për këtë arsye, në shekullin XXI, nuk është fare i përjashtueshëm një "clash of civilizations" أƒآ، la Samuel Hanington. Shpërthimi i popullsisë botërore - katërfishimi i saj! - në shekullin XX dhe shtimi i përqendrimit të saj në qytetet e mëdha, do të vazhdojë edhe në shekullin XXI; për këtë arsye, konflikte do të ketë edhe në shekullin XXI, me gjithë përfundimin e konfliktit bipolar mes Bashkimit Sovjetik dhe Përëndimit. Mbetet të shpresojmë se këto konflikte, ndryshe nga shekulli i kaluar, do të zgjidhen në mënyrë më të butë. Megjithatë ekziston frika se ato të shndërrohen në një betejë mes dy kulturave plotësisht të armiqësuara me njëra-tjetrën. Fondamentalistët e të dyja palëve, të cilët, parë në këndvështrimin global, në shumicën e rasteve janë në pakicë, mund të shndërrohen në të ardhmen në shkaktarë dhe udhëheqës të histerive masive. Përhapja dhe intensifikimi i sotëm global i ekonomisë - i ashtuquajturi globalizim - nuk do të jetë në gjendje t'iu kundërvihet me sukses probleme të përmendura me lart, duke pasur parasysh faktin se zhvillimi në fjalë do të sjellë me vete konflikte të reja të interesave ekonomike.


Numri i njerëzve, pjesëmarrës në konkurrencën e ekonomisë së hapur botërore, që nga rënia e bllokut sovjetik, e sidomos që nga hapja e Kinës, thuajse është dyfishuar. Kësaj i bashkëngjitet edhe zhvillimi i vrullshëm teknologjik - në mënyrë të veçantë në fushën e telekomunikimit, komunikimit ajror dhe atij ujor - dhe liberalizimit të dukshëm të tregtisë, në radhë të parë, të qarkullimit të të hollave dhe kapitalit. Në fillim të shekullit të ri, ndërvarësia e kombeve dhe ekonomive të tyre kombëtare të pothuaj të gjitha vendeve të botës, do të rritet si asnjëherë më parë. Nga ana tjetër, globalizimi do të shkaktojë madje edhe luftëra për konkurrencë, deri tani të panjohura. Do të rriten gjithashtu edhe përpjekjet për keqpërdorimin për interesa vetjake të konkurrencës në fjalë.

Duke pasur parasysh rreziqet e përmendura më lart, nëse kombet dhe shtetet e tyre, nëse politikanët, ashtu si ruajtësit dhe mbrojtësit e feve nuk mësojnë të respektojnë trashëgimitë fetare, kulturore dhe qytetëruese të njëri-tjetrit, dhe nëse njerëzit nuk mësojnë të ruajnë ekuilibrin ndërmjet dy imperativave të lirisë dhe të përgjegjësisë, atëherë me të vërtetë do të ndodhë thyerja e paqes në mes tyre. Kjo mund të rrezikojë në një masë të madhe edhe strukturat politike ndërkombëtare dhe mirëqenien socio-ekonomike të kombeve në përgjithësi.
 
Një projekt ndërfetar dhe ndërkombëtar

Për këtë arsye, në fund të shekullit të vjetër - 50 vjet pas shpalljes së Deklaratës për të Drejtat e Njeriut - është hera e fundit që të diskutohet edhe për Përgjegjësitë Njerëzore (Human Responsibilities). Një minimum i standardeve të përbashkëta dhe të pranuara etike, bashkëjetesa ndërkombëtare, do të bëhet gjithnjë e më e domosdoshme, jo vetëm për sjelljet individuale, por edhe për autoritetet politike, bashkësitë dhe institucionet fetare, si dhe kombet e botës. Jo vetëm për qeveritë, por edhe për ndëmarrjet e mëdha ndërkombëtare. Zhvillimi i këtyre të fundit rrezikon të çojë në një formë të re të një kapitalizmi të egër dhe të rrezikshëm spekulativ me përmasa botërore. Domosdoshmëria e zhvillimit të një ndërgjegjeje personale, sot vlen edhe për mediat ndërkombëtare elektronike, të cilat rrezikojnë të helmojnë njerëzit anembanë botës me shfaqje të tepruara të vrasjeve, shkëmbimit të armëve, akteve të dhunës dhe keqpërdorimeve të të gjitha llojeve.

Një numër i madh personalitetesh (ish presidentë dhe kryeministra) nga e gjithë bota, duke parë rrezikun e një "përplasjeje të mundshme të civilizimeve" (clash of civilizations), kanë propozuar aprovimin e një Deklarate për Përgjegjësitë Njeriut, (Declaration of Human Responsibilities). Kjo deklaratë është rezultat i punës shumëvjeçare të udhëheqësve fetarë, filozofikë dhe politikë të të gjithë botës dhe të feve kryesore të saj. Detyrë parësore, në fillim është nxitja e një diskutimi, me shpresën që fundi i tij të sjellë aprovimin e një deklarate të ngjashme të Kombeve të Bashkuara të vitit 1948, ku Kombet e Bashkuara, me iniciativën e Eleonor Rusvelt, vendosën të aprovojnë Deklartën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut.


Ashtu si Deklarata për të Drejtat e Njeriut, edhe deklarata shtesë për përgjegjësitë do të kishte karakterin e një apeli etik, e jo të një detyrimi të së drejtës ndërkombëtare. Nga aspekti moral i Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, janë zhvilluar edhe paketa rajonale të të drejtave të njeriut, të detyruara nga e drejta ndërkombëtare, si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe themelimi i Gjykatës së Hagës për të Drejtat e Njeriut. Në këtë aspekt, është e rëndësishme të përmendet edhe Deklarata Përfundimtare Helsinkit dhe i ashtuquajturi "Korb III", mbi zhvillimin e brendshëm të komunizmit evropian. Ndikim të ngjashëm politik dhe juridik, shpresohet të ketë më vonë edhe Deklarata për Përgjegjësitë.

Të gjithë atyre, të cilët i konsiderojnë formuluesit e projektit të Deklaratës së Përgjithshme për Përgjegjësinë dhe Detyrat e Njeriut vetëm si idealistë të pabazë, u mungojnë njohuritë e mjaftueshme mbi historinë e zhvillimit dhe ndikimit të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe ideja e rrezikut që i kanoset në të ardhmen njerëzimit. Njerëz të tillë mund të jenë përkrahës konservativë të politikës pa parime morale të vetëquajtur reale.


Projekti ynë përsërit në nenin 4 të ashtuquajturën "rregulla e artë", e cila luan rol të rëndësishëm në të gjitha fetë botërore (dhe të cilën Immanuel Kant e ka quajtur "imperativ kategorik"): "Atë që s'e dëshiron për vete, mos ia bëj as tjetrit". Ndërsa në nenin 9 thuhet: "Mposhtja e varfërisë, ushqimit të pamjaftueshëm, paditurisë, pabarazisë (...), është detyrë e secilit. çdonjëri duhet të kërkojë një zhvillim të tillë të qëndrueshëm, i cili secilit prej nesh i siguron dinjitetin, lirinë, sigurinë dhe barazinë." Ndërkaq në nenin 15 thuhet: Përfaqësuesit e feve kanë për detyrë të evitojnë paragjykimet dhe diskriminimin ndaj besimtarëve të feve të tjera dhe të kërkojnë krijimin e një klime tolerance dhe respekti të ndërsjellë. Në fund, thuhet në nenin 19 - Asnjë nga rregullat e kësaj deklarate nuk duhet të praktikohet në një formë të tillë, nga e cila do të rridhnin të drejta, të cilat synojnë asgjësimin e të drejtave dhe lirive të formuluara në Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948.

Diskutimet rreth projektit për deklaratën e mundshme për përgjegjësitë e njeriut, në Përëndim do të nxisin të paktën dy kundërshtime. Të ashtuquajturit politikanët realistë do të thoshin se bëhet fjalë për një idealizëm që nuk ka mundësi të pranohet dhe të zbatohet nga të gjitha palët. Mbrojtësit e angazhuar të idesë së të drejtave të njeriut nga ana tjetër, do të shprehnin frikën se konsiderimi i projektit të deklaratës për përgjegjësitë e njeriut si binjak apo pendant i Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, sjell me vete konstatimin se të drejtat e njeriut janë vetëm obligim moral. Kështu p.sh.. një aziatik do të thoshte se projekti pavarësisht se ai u përshtatet parimeve kryesore të kulturës aziatike, gjë që për të është për t`u përshëndetur, është i papranueshëm për shkak të mbështetjes së tij të qartë në Deklaratën për të Drejtat e Njeriut, gjë që sipas tij është e panevojshme dhe e dëmshme.


Mahatma Gandhi ka numëruar shtatë "Mëkatet Sociale", në krye të të cilave gjendeshin "politics without principles" dhe "commerce without morality". Kush mund ta kundërshtojë konstatimin e tij? Financial Times, në një artikull rreth projektit të deklaratës për përgjegjësitë e njeriut shkruante: "Neve na duhen me të vërtetë rregulla të përgjithshme për mirësjelljet afariste"... Një "Universal Declaration of Business Responsibilities", do të futej dalëngadalë në kokat e drejtorëve të ndërmarrjeve dhe do të kontribuonte në dobinë e përgjithshme." Edhe pikënisja në fjalë do sillte rezultate pozitive, në rast se projekti i deklaratës për përgjegjësitë e njeriut, me te vërtetë do të nxiste fillimin e një diskutimi me përmasa bëtërore. Sidoqoftë, projekti do të jetë çështje diskutimi e Kombeve të Bashkuara, e në këtë mënyrë edhe i qeverive.

Përveç kësaj, fillimi i një diskutimi publik do të shërbente për të kujtuar pikëpamjen themelore, sipas të cilës, ne si individë nuk kemi vetëm të drejta për mbrojtje nga veprimet arbitrare, por edhe detyra dhe përgjegjësi ndaj njerëzve me të cilët ndajmë bashkëjetësën tonë. Asnjë demokraci dhe asnjë shoqëri e hapur nuk mund të jenë të qëndrueshme pa respektimin e parimit të dyfishtë të të drejtave dhe detyrave.


Kombet, shtetet dhe qeveritë e tyre, pjesëmarrëse të globalizimit ekonomik, duhet të gjejnë së bashku një kod minimal etik. Në të kundërt, shekulli i ri do të jetë po aq i pasur me konflikte sa ç'ishte i vjetri. Kësaj herë, konfliktet nuk do të jenë të kufizuara brenda pjesëve të kontinentit, por shfaqet rreziku i lindjes së një konflikti me përmasa botërore ndërmjet bindjeve të ndryshme themelore, ku palët e konfliktuara do të bazoheshin në interpretimet e trashëguara fetare dhe kulturore. Të gjithë ata që janë të interesuar për mënjanimin e këtij rreziku të mundshëm ndërmjet kulturave të ndryshme, në asnjë mënyrë nuk kanë nevojë vetëm për potencialet ekonomike dhe ushtarake, por për një moral, i cili do të njihej edhe nga të gjithë të tjerët.



zeriyt.com/jurisprudence
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top