braziljania
Anëtar i Nderuar
Nga e drejta e besimtarit ndaj besimtarit është që ta ndihmojë, nëse i bëhet padrejtësi e ta mbrojë nderin e tij, nëse cënohet nga një hipokrit që nuk ka frikë Ditën e përgjegjësisë. Ebu Hurejre thotë se Profeti (alejhi selam) ka thënë: "Besimtari është pasqyra e besimtarit dhe muslimani është vëlla i muslimanit." Po ashtu, në një hadith tjetër profetik thuhet: "Kush e mbron një besimtar nga një munafik, Allahu do të krijojë një melek që do ta mbrojë mishin e tij nga zjarri i xhehenemit Ditën e Kiametit." Ndërsa, Esma bint Jezit ka thënë se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë se kush e mbron vëllain e vet nga marrja nepër gojë, është e drejta e Allahut që ta mbrojë nga zjarri. Ndërsa, Enesi prej Profetit (alejhi selam) transmeton se kush e mbron vëllain e vet në mungesë, Allahu do ta ndihmojë atë në dynja dhe ahiret. Një ditë, Amar bin Jasir dëgjoi një burrë që të fliste për Aishen dhe i tha atij: "Pusho nga këto gjëra bajate e të ndaluara! Unë dëshmoj se ajo është gruaja e te Dërguarit të Allahut (alejhi selam) në xhenet. (në një transmetim tjetër thuhet se mos fol për të dashurën e Profetit (alejhi selam.) Në hadithin e gjatë qe tregon se si u pendua Kab bin Malik thuhet se kur profeti (alejhi selam) ishte ulur me shokët e tij ne Tebuk, pyeti se çfarë kishte Kabi që nuk kishte dalë me ta. U ngrit një burrë prej të pranishmëve e tha se atij i ka hyrë vetja ne qejf. Ndërsa, Muadh ibn Xhebel tha: "çfarë gjëje të keqe që the! Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, ne nuk dimë për të ndonjë gjë të keqe. E Profeti (alejhi selam) heshti duke pohuar veprën që bëri Muadhi që nuk lejoi që të merrej dikush nëpër gojë. Utban bin Malik ka thënë: "Profeti (alejhi selam) u ngrit që të falet e tha: "Ku është Malik bin Duhshum? Një burrë tha se ai ishte munafik që nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij (alejhi selam). Profeti (alejhi selam) tha që të mos thoshte kështu se ai ka thënë: 'La lahe il Allah'duke kërkuar me këtë gjë kënaqësinë e Allahut." E Allahu e ka bërë harram zjarrin për atë që thotë 'La i lahe il Allah'e me këtë fjalë kërkon kënaqësinë e Allahut. Kishte ngjarë një ngatërresë mes Sadit dhe Halidit. Një burrë erdhi te Sadi dhe filloi të fliste për Halidin, porse Sadi e ndaloi duke i thënë që të heshtë se ajo që kishin mes tyre nuk arrinte tek feja e tyre. Imam Neueuiu ka thënë: "Dihet se çdokush që dëgjon gibet për një musliman duhet që ta ktheje duke qortuar atë që bën gibet nëse nuk e qorton me fjalë e qorton me gojë e nëse nuk ka mundësi as me dorë e, as me gojë e lë këtë mexhlis. E nëse dëgjohet se po përgojohet profesori i tij që ka hak tek ai, duhet që të jetë më i kujdesshem..."