Nëse deri më sot detektivët privatë i keni parë vetëm në filma, tashmë mund t’i shihni realisht. Shkënda Lili prej pak kohësh është certifikuar si detektive private në Tiranë dhe ka nisur punën në zbulimin e tradhtisë në çift.Ajo ka qenë e ftuar në “Pasdite në Top Channel” këtë të premte, ku ka treguar një pjesë nga puna e saj dhe jeta personale. Shkënda thotë se fillimisht ka hasur vështirësi edhe nga familja, e cila nuk donte që vajza të vijonte këtë shkollë, por që më pas u mësuan dhe u detyruan ta pranojnë zgjedhjen që vajza kishte bërë.
“Ishte e vështirë t’i bindje, por unë ndërkohë isha regjistruar në shkollë, ndërsa shoqëria më njihte tipin dhe e dinin që mund ta bëja, por prapë më shihnin të habitur”, ka treguar Shkënda.
Ajo thotë se femrat në përgjithësi janë xheloze dhe do të bënin çmos për të kontrolluar të dashurin e tyre. “Në përgjithësi ka dhe femra dhe meshkuj të cilët duan të dinë, por në numër më të madh janë meshkujt”, ka treguar ajo.
E pyetur se çfarë mendojnë familjarët tani që ajo është kthyer në një “spiune” Shkënda rrëfen se “Më kanë frikë, disa herë më thonë mos se kjo të fik derën”.
tiranaobserver