Detajet sekrete të bisedës Rama- Cipras

AnGeLiC

VIP
V.I.P
12-12.jpg

Cipras- Jasu!

Rama- Jasu!

Cipras- Ti kanis?

Rama- اa domethënë ti kanis? Si e ke qenin? Nuk kam qen unë. Për momentin në Surrel po më ruan garda. Pastaj shofim e bëjmë a do blej qen.

Cipras- Esi dhen kseris elenika? So, you dont speak greek? Domethënë, se u bëmë lëmsh, nuk di greqisht?

Rama- Ego Rama dhen ksero elenika, por mamaja më ka thënë ta mësoj gjuhën greke se ajo është gjuha e popullit vëlla grek që jeton i lumtur në Dropull.

Cipras- اfarë thua? Je mirë?

Rama- Aman o burrë se hyra në rol, dhe mu kujtua fjalimi i Enver Hoxhës. Po jo or burrë nuk di greqisht. Ku na del koha or burrë, shyqyr që qullosim ndonjë gjë në anglisht. Nejse, ti si je?

Cipras- Me vështirësi jemi. Por kemi bërë përparime. Kemi disiplinuar sistemin e taksave. Tani paguajnë edhe të pasurit që dikur nuk paguanin. Ju kemi dhënë falas shumë shërbime të varfërve, dhe kemi taksuar turizmin dhe flotën.

Rama- Aman mos më ngatërro me shifra. Me shtypin si je?

Cipras- Nuk e kam idenë.

Rama- Kuptova. Pashë që me Obamën kishe kaluar mirë. Më tha në telefon që vizitën e fundit do kishte dëshirë ta bënte në Shqipëri, të vizitonte edhe Vunoin, se nuk i dihej, mund të vinte për pension këndej. Por unë i thashë të vinte tek ty. E ke çun të mirë, i thashë. Jepi edhe një dorë, pastaj shko në Gjermani dhe thuja ndonjë fjalë të mirë për Aleksin edhe Merkelit. Si të thuash ti, u përgjigj.

Cipras- Ou ?!

Rama- Po mor po. Po fola edhe me Merkelin unë. Nuk e lashë muhabetin vetëm tek Obama. Edhe ajo u përdrodh një çikë, por pastaj ma dha fjalën që do të ndihmojë. Me këtë Trampin si e ke muhabetin?

Cipras- Zoti Rama, në përgjithësi tek ne funksionon rruga institucionale. Që domethënë….

Rama- E di or burrë e di, por ky yti është muhabet kot. Pse në dorë të Ditmirit do ta le politikën unë? Për çar vihet në pushtet atëhere? Po i lashë politikën Ditmirit, koncesionet Ilirit dhe paratë Milvës, i bie që unë të pikturoj në Surrel.

Cipras- Po atëhere çfarë janë ato deklaratat për اamërinë?

Rama- Po aman or burrë sa seriozisht e merrni edhe ju këtë punë? Po ne po ti qëndrojmë çdo llafi që lëshojmë lart e poshtë i bie të vrasim veten, pse nuk i bëjme. Nejse, duhet të lexosh veprat e zgjedhura të Berishës ti. Ai është mjeshtër në këtë punë.

Cipras- Nuk të kuptoj.

Rama- Leksi, po e mbyll këtu unë se po nejta me të shpjegu ty, më ikën mandati i tretë. Dëgjohemi prapë. Mos humb./dritare.net
 
Titulli: Detajet sekrete të bisedës Rama- Cipras

hahahahahaha kush i ka ironizuar kaq rendomt :P
 
Titulli: Detajet sekrete të bisedës Rama- Cipras

Dritare.net

ca eshte kjo?
 
Titulli: Detajet sekrete të bisedës Rama- Cipras

Muhabet leprash
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top