Dëshmi/ Edmond Tupja: Sot…jam prind i nënës sime!

Guest2

Antarë i Respektuar
Po përpiqem t’i kthej nënës sime, dhuratën më të vyer që ajo më ka dhënë mua: jetën. Madje as këtë nuk jam në gjendje ta realizoj plotësisht, teksa e shoh që dita ditës vyshket si ajo lulja që nuk ujitet dhe unë ndjehem i pafuqishëm për ta rikthyer në freskinë e shpirtit dhe moshës së dikurshme”… I tillë është rrëfimi i Edmond Tupes për nënën e tij të pamundur, plot 89 vjeçare. Teksa tregon për historinë e nënës së tij të moshuar, që prej gjashtë vitesh dergjet në shtratin e pleqërisë, e pafuqishme për të kryer nevojat vetjake, është Edmondi fëmija që ka zgjedhur t’i qëndrojë te koka. Më shumë se detyrimi klasik i fëmijës ndaj prindit, për Mondin është më e paepshme dëshira për të mos e braktisur në duart e dikujt tjetër, pikërisht në periudhën kur ajo ka më tepër nevojë për praninë e njerëzve të dashur dhe më të afërt. Pesë ditë të javës ai i ngrys mbrëmjet e netët e tij pranë krevatit të së ëmës… pa vënë gjumë në sy, sepse ka raste kur mama Sofia (kështu quhet nëna e tij) zgjohet çdo 15 minuta dhe ai, sapo dëgjon hapat e parë që cekin në dysheme, brof në këmbë, e mbërthen nga krahu dhe e shoqëron. Ana shëndetësore dhe kujdesi për të është pjesë më vete. اdo muaj u drejtohet farmacive për të blerë ilaçet me të cilat e ëma kurohet, dhe ato ia ka ndarë në shtatë kutiza të vogla për të gjitha ditët e javës. Respekton me përpikërinë e një ore me kurdisje të gjitha oraret që i ka caktuar doktori dhe kudo që të ndodhet, do t’i lërë të gjitha vetëm që të jetë në shtëpinë e mamasë për t’i dhënë ilaçet. Ai tregohet i kujdesshëm edhe për mënyrën e të ushqyerit të saj… ajo nuk është në gjendje as të gatuajë, as të ushqehet. I bën ai të gjitha, vetëm për mamanë. Përpiqet që t’i përgatisë çdo ditë gjëra të freskëta, të shijshme dhe e ushqen me lugë… si një fëmijë. “Më duket sikur u kemi ndërruar vendin pozicioneve tona… jam bërë unë prind i nënës sime, ashtu siç dikur ishte ajo për mua. Unë sot po bëj të njëjtat gjëra që ajo dikur bënte me mua kur isha ende fëmijë. E laj, e pastroj, e ushqej, sepse Sofia nuk është në gjendje të kryejë vetë asnjë prej këtyre proceseve. Kjo më bën të ndihem sa i devotshëm për mamanë time, aq edhe i bindur se asgjë nga këto nuk e shlyen atë që ime më ka bërë gjithë jetën për mua dhe dy vëllezërit e tjerë”, shprehet Edmond Tupe. Pleqëria është si fëmija… thoshin dikur të moçmit! E për profesorin, ky proverb i vjetër është aq pranë tij, sa i ka mbështjellë çdo ditë të jetës. Për të lehtësuar disi angazhimin me mamanë, vëllezërit e tjerë kanë punësuar edhe një kujdestare që i rri pranë gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje e deri në mëngjes qëndron Edmondi. Nëse do të zgjidhte alternativën tjetër, atë që e dëgjojmë të na rrahë veshin shpesh kohët e sotme: azili, Mondi pohon se do të kthehej në një përbindësh… njeri pa gjak në vena… e kjo për nënë Sofinë do të ishte një vdekje për së gjalli. “’Të lodha bir’, më thotë shpesh, kur sheh që më mundon me problemet e saj… por unë ndihem keq. Ajo është nëna ime e shtrenjtë… ajo që më ka sjellë në jetë dhe që sot më duket sikur ende më mbron me ‘mitrën’ e saj virtuale. Dhe unë këtë nuk ia shlyej dot, edhe sikur të rrojë 100 vite të tjera”.

Botuar në revistën Psikologji, nëntor 2010
 
Titulli: Dëshmi/ Edmond Tupja: Sot…jam prind i nënës sime!

NANA nuk plaket kurre dhe hakut si dalim dot por ne shqipet nuk durohemi pa e treguar budallallekun tone. Tupe ate qe ke shkruar per Azilin nuk ashte gje tjeter pos nje pordhe alla shqiptarqe per te treguar se sa te paarrire jemi ne ne Pordhologji.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top