Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Derbin e Mançesterit e fitojnë “djajtë e kuq”, rihapin shpresat për kampionat

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
MAn-udt-1024x576.jpg
Manchester United mund me rezultatin 0-2 bashkëqytetarët e City, që deri në këtë moment po dominonin Premier League, duke rihapur disi shpresat për kampionat, pasi tashmë ndodhen 9 pikë pas.

Ndeshja fillon në mënyrë të shkëlqyer për United, që gjen avantazhin me Bruno Fernandes në minutën e dytë, ndërkohë që e gjithë pjesa e parë do të jetë një dominim i rivalëve, që nuk gjejnë dot rrjetën.

Në fillim të pjesës së dytë, “Citizen” godasin edhe një traversë, dhe pikërisht në momentin e tyre më të mirë ndëshkohen sërish nga United, që shënon me Shaw në minutën 50.

Humbja i shkakton djemve të Guardiolës përfundimin e rekordit prej 21 ndeshjesh të fituara radhazi, ndërkohë që për United derbi i fituar është triumfi i 22-të radhazi jashtë shtëpisë.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top