Derbi i Milanos, spektakolar, por pa fitues, kuqezinjtë vazhdojnë të pamposhtur

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
194039235-54892661-6597-419a-a9bf-5d2452ed21f2.jpgDerbi Milan-Inter është mbyllur në barazim 1-1, me kuqezinjtë që vijojnë të pamposhtur këtë sezon në Serie A pas 12 ndeshjeve të para, po ashtu si edhe Napoli.
Interi kaloi i pari në avantazh me anë të Calhanoglu, i cili ktheu në gol një 11-metërsh të kontestuar nga kuqezinjtë në minutën e 11. Festa e zikaltërve zgjati vetëm 6 minuta, pasi De Vrij shënoi autogol duke barazuar shifrat. Në minutën e 27, arbitri akordoi edhe një tjetër penallti për Interin, por ekzekutimi i Martinez u prit nga portieri i Milanit.
Pjesa e dytë nisi me një dominim të skuadrës së drejtuar nga Inzaghi, ndërsa u mbyll me Milanin shumë më kërkues, duke humbur në fundin e ndeshjes disa raste për shënim.
Pas këtij takimi, Milani ruan në 7 diferencën me Interin e vendit të tretë, ndërsa ndan kreun e renditjes me 32 pikë me Napolin, i cili barazoi 1-1 me Veronën.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top