Deputetja franceze: Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, ndryshe të harrojë BE-në

Love

βeℓℓe â๓e
Deputetja e parlamentit francez, Daniela Oroa ka thënë se Serbisë do t’i duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën ambicia e saj për t’u pranuar në BE mund të mbetet vetëm dëshirë e saj. Sipas saj kërkesa për pranim të Kosovës nuk është në letër, por është bërë gojarisht.

franca_735255_614518-300x164.jpg


“Mendoj që të gjithë kemi vullnet ta ndihmojmë Serbinë që të përmbushë të gjitha kriteret. E vërteta është se këto kritere janë të komplikuara, por besoj se Franca, aleat historik i Serbisë, do e lehtësojë këtë proces”, ka thënë kryetarja e Komisionit për اështjet Evropiane në Parlamentin e Francës.

E pyetur nga gazetarët serbë nëse praktikisht do të kërkohet nga Serbia që të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj, Oroa ka thënë se qëndrime të tilla burojnë nga këndvështrimi i Serbisë.
EXPRESS
 
Back
Top