Deputet Gezimi, hoxha dhe shendetesia!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ne delirjen dhe masturbimin e ketyre diteve, kemi pare qe disa qe e quajne veten deputet, madje deputet te qeverisjes (qe qeverisin me kete popull) te ngrejne zerin dhe te behen me opozitar se opozitaret, por jo per ceshtje te halleve te popullit por per ti mbajtur ISO-n e nje hoxhe. Madje kan shkuar edhe me larg sa u kan shpallur lufte te heshtur grave opozitare.

Ta marrim me radhe se kush na qenka ky deputet qe u trazua kaq shume dhe cfare ndodhi qe deri me sot zeri i tij, ne parlamentin e Kosoves ishte aq i mekur.

Qe ta dine fare mire ky popull, edhe virtual, deputet Gezimi, ka fituar mandatin si deputet i nje Koalicioni nga 8 parti qe mori gjithsejte 8 ulese ne parlament (dy nga te cilat sot nuk i ka). Ishte ne radhet e Partise se drejtesise, qe sot, ka dy deputet ne parlament dhe po mos te ishtte koalicioni 8 partiak asnjera nga to nuk do arrinte te hynte ne parlament.

Kjo ka pak rendesi tani. Rendesi ka qe partia ku gjendet Gezimi bashkeqeverise ne Kosove. Pra eshte parti qe udheheq pushtetin. Po kjo parti qe e Gezimit, me konkretisht shefi i Gezimit, udheheq Ministrine e Shendetesise. Tu flas per rolin e kesaj Minsitrie besoje se eshte e tepert ngase dihet roli i saj ne nje shoqeri.

Tu flas per sukseset e kesaj Ministrie ne Kosove ma ha mendja se nuk ka nevoje. Mjafton te permendim se secili pacient kur shkon ne spital, blene edhe gjerat me elementare duke filluar edhe nga majet e gjilperave.


Shefi i deputet Gezimit kishte marre me ngazellim Minsitrine por sukseset nuk u pane kurre ngase deshtimet ishin te nje pas njeshme. per cudin e te gjitheve, ky shefi i Gezimit, ligjerisht edhe munde ta rregullonte edhe veshjen e nepunesve brenda institucionit te tij (ngase nuk jane nepunes civil dhe ministri e kishte kete te drejte) dhe munde ta lejonte edhe shamin qe e brengos aq shume Gezimin, por per cudi kishte harruar.

Jo se e kishte harruar por realisht nuk kishte kohe ngase manevprimet dhe dallaveret ne Ministrine e Shendetesise, qe ta dini te gjithe, prekin dhjetra e qindra miliona Euro.

Dhe une kam ca pyetje per Minsitrin (shefin e Gezimit) por edhe per Gezimin ngase qeverise me partine ne pushtet:

Sa eshte vdekshmeria e foshnjave ne Kosove?
Pse nuk rregullohen aparaturat mjekesore ne Spitale por detyrohen pacientet qe te shkojne per klinika private?
Sa pacient kan vdekur ne Kosove nga veprimet e gabuara mjekesore?
Pse te gjitha klinikat mjekesore udheheqen nga ushtrues detyre nga momenti qe keni marre ne qeverisje kete ministri?
Sa kushton sherimi i pacienteve Kosovar ne klinikat private nderkohe qe aparaturat mjekesore qendrojne ne spitale pa u prekur?
Sa u kushtojne qytetareve tane sherimet jashte vendi?
Pse mjeket nuk qendrojne dhe nuk mbajne vendet e tyre te punes?
Sa kushtojne barnat esenciale per pacient dhe pse atyre u skadon afati i skadences nderkohe qe nuk ju shperndahen qytetareve?
Sa foshnje vdiqen nga gabimet mjekesore ne Kliniken Gjinekologjike?
Cfare ndodhi me rastin e fundit?
Sa mjeke u suspenduan apo asnje?


Te gjitha keto jane barre mbi shefin e Gezimit dhe vet Gezimin ngase partia qe gjendet ai udheheq dhe menaxhon kete resore.

Tani kemi ca pyetje edhe per Gezimin:

Sa here ke ngrit zerin per korrupcionin ne ministrin ku udheheq shefi yt?
Sa here ke ngrit zerin per pacientat dhe per ankesat e tyre?
Sa here keni ngrit zerin per padrejtesiste qe behen ndaj pacienteve ne spitale?
Sa here keni ngrit zerin ndaj keqperdorimeve me barna?
Sa here keni ngrit zerin per vdekjen e larte te foshnjave?
Sa here keni ngrit zerin per vdekjen e fundit te nje foshnje, klithmat e se ciles trazuan ndjenjen e cdo qytetari human?

Opozita dhe grate opozitare, ndaj te cilave keni reaguar keto dite, kan ngrit zerin cdo here ne Parlament por ishit ju dhe shoket tuaj qe cdo here ngritnit gishtin lart dhe hudhnit poshte akuzat e tyre.
Opozita dhe grate opozitare blen nje autobuse, per verifikimin e kancerit te gjirit, qe ti afrohet edhe grave nga secili fshat afer, nderkohe qe shefi juaj menaxhon tere parat e Ministrise dhe kurre se beri kete?


Pa na trego lum miku se cilat klithje ishin me te ndjeshme: Te nenes qe po kerkonte drejtesi ne shkallet e spitalit per foshnjen e vdekur apo te hoxhes??? Jane me te ndjeshme klithmat e pacienteve qe kerkojne shpetim dhe shesin cdo gje per operacionet nder me te thjeshtat apo te hoxhes?? Jane me te ndjeshme klithmat e bebeve (vdekshmeria e te cilave eshte shume e larte) apo te hoxhes?

Ndaj te gjitha ketyre parregullsive nuk ju kam pare ndonjehere te ngrini zerin ne sallen e Kuvendit ndersa per hoxhen ishit trazuar bukur shume???!!!

Eshte zghedhja e juaj dhe nuk e mohoj por ne cilesine e nje qeveritari (nje aprtie qe bashkqeverise vendin) kam pershtypjen se edhe e keni obligim moral. Madje per kete edhe paguheni.
 
Titulli: Deputet Gezimi, hoxha dhe shendetesia!

Pyetje duhet ti drejtosh ne vendin e duhur tek dy personat e permnedur. Pastaj ka dallim mes klithmave bebes dhe te nenes per foshnjen e vdekur, (normal veshtir te humbet femij)u dhe ato peshojn ne mesin e popullit dhe pastaj ligjeratat e hoxhes qendrojne poashtu me peshe ne anen tjeter.

Aty Gezimi dhe tjeret sjane per te kundershtu femrat deputete, por duhet te gjejn dialog edhe kur nuk kuptohen, (jo ne menyren jonjerzore te shprehen fjalet e femrave deputet siq ishin ndaj hoxhes, meqe qenka trazuar i tere populli, siq u pa). Mendoj se Gezimi dhe shoket e tij do e kryejn punen siq eshte me se miri.

Gjithsesi vleresohet se çdo gje ka peshe ne vendin tonë, kushdo qe te jete dhe çkado qe te jete....

Me mirkuptim dhe marreveshje, bien te gjitha ne vendin e duhur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top