Depresioni

Kresha

A pretty face can never trick me
Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikpamja e seriozitetit të gjëndjes. Në formën e lehtë është normale që njerëzit të ndihen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi, apo kur u vdes ndonjë i afërm. Depresioni i lehtë zakonisht zgjat pak dhe pasohet nga përmirësimi.

Depresioni madhor ndodh kur një individ provon një ose më shumë episode depresioni madhor, simptoma kryesore e të cilit është ajo e një gjëndjeje shpirtërore të rënë dhe humbja e interesit për aktivitete normale. Simptoma të tjera mund të përfshijnë prishjen e gjumit, këputjen, rënien në peshë, ndjenjën e fajit të kotë, ndjenjë e të ndierit i pavlefshëm, paaftësi për t’u përqëndruar, mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptoma shfaqen të paktën për një periudhë dy javore. Personat që vuajn nga depresioni madhorë e përshkruajnë veten si të trishtuar dhe të pashpresë. Ndodh që ata nuk gjejnë motiv për të vazhduar jetën dhe përpiqen të vrasin veten.
Depresioni madhor zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por episode të depresionit madhor mund të shfaqen në çdo moshë, duke përfshirë edhe fëmijërinë. Një episod i depresionit madhor zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të shkojë edhe një vit, madje edhe më tepër.

اrregullimi Bipolar

اrregullimi Bipolar karakterizohet nga luhatje të skajshme dhe të paparashikuara të gjendjes shpirtërore: nga një eksitim i madh në një melankoli të skajshme. Individi i cili vuan nga çrregullimi bipolar mund të bëhet tej mase i eksituar, llafazan, mburravec, i papërmbajtur dhe nganjëherë destruktiv. Në këtë fazë ai mund të flasë për projekte krejt të parealizueshme. Pastaj, fare papritur, individi me çrregullimin bipolar bëhet qa i zymtë dhe përjeton ndjenja të thella pavlefshmërie dhe vetëvlersimi të ulët, nuk ha nuk fle, nuk ka dëshirë të lëvizë, etj. Kur ndodhet në gjëndje depresive, personi me çrregullim bipolar sillet njëlloj si personat me depresion madhor. Nga çrregullimi bipolar vuajn 1% e popullatës botërore, ndryshe nga depresioni unipolar, nga i cili vuajn 15-20 % e popullatës së botës.

اrregullimet e Personalitetit

اrregullimet e Personalitetit janë probleme të strukturë së personalitetit të individit. اrregullimet e Personalitetit janë shpesh të pranishme edhe në lloje tjera çrregullimesh dhe janë dëmtime afatgjata të funksionimit shoqëror dhe personal. Kur ka karakteristika të keqpërshtatjes, që shkaktojnë pikëllim ose dëmtim të aftësisë për përshtatje kemi të bëjmë me çrregullime të personalitetit. Këto çrregullime shpesh fillojnë në adoleshencë dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës. DSM IV-R përmbledh tre grupe të çrregullimeve të personalitetit: Grupi A përfshin çrregullimet paranoide, skizoide dhe skizotipike të personalitetit. Grupi B përfshin çrregullimet antishoqërore, të ndërmjetme, histrionike dhe narcisistike. Grupi C përfshin çrregullimet e personalitetit të tipit shmangës, të varur, obsesiv, të papërmbajtur.
Një nga çrregullimet më serioze të personalitetit është çrregullimi i personalitetit antishoqëror, i njohur gjithashtu si personaliteti sociopatik ose personaliteti psikopatik.
 
Depresioni shkaktohet nga qarqet e shkurtra

Depresioni shkaktohet nga qarqet e shkurtra
Depresioni? Shume psikologe dhe filozife jane munduar ta shpjegojne me terma teorike, por shkenca hedh nje hap para duke na dhene pergjigjen e sakte.

Behet fjale per nje qark te shkurter ne zonat e trurit ku ndodhen mendimet pozitive dhe kujtimet e lumtura te jetes. Tek njerezit me depresion keto zona ndizen por nuk arrijne te funksionojne, duke u shuar shume shpejt.

Nje shenje tipike tek njerezit me depresion eshte “andeonia” ose me sakte, mosarritja e te provuarit kenaqesi dhe mireqenie nga situata qe na bejne te lumtur.
•tch•
 
Titulli: Depresioni shkaktohet nga qarqet e shkurtra

interesante.......mjere ata qe vuajne nga depresioni...
po x pesimistat ka ndonje material:D:D
 
Titulli: Depresioni shkaktohet nga qarqet e shkurtra

Mendoj se njerizit qe jan me fiksime jan me te prirur per te shkuar ne depresion ;)
 
10 profesionet që shkaktojnë depreson


10 profesionet që shkaktojnë depresion​


Puna mund të shkaktojë depresion. Psikologët kanë renditur një listë të profesioneve që sipas studimeve mund të shkaktojnë depresion nëse ushtrohen për një kohë të gjatë apo në rrethana të pafavorshme, është profesioni me depresiv i klasifikuar. Pas tij, vjen profesioni i kamarierit dhe më pas detyra e puna e asistentit social.

Mjekët dhe infermierët renditen në vendin e katërt, ndërkohë që pas tyre vijnë artistët dhe profesionet krijuese.

Lista vazhdon me pofesionin e mësuesit, që janë gjithnjë në presion.

Më tej në profesionet e vështira, renditen, administratorët, punonjësit e mirëmbajtjes, konsulentët financiarë dhe shitësit.

1) Asistenca ndaj personave në nevojë
2) Kamarier
3) Asistent Social
4) Mjek, infermir
5) Mesues
6) Artist, krijues
7) Administrator
8) Punonjës Mirmbajtës
9) Konsulent financier
10)Shitës


psikologi

 
Last edited by a moderator:
Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion

depresiv-300x204.jpg


Britani e Madhe - Frojdi kishte të drejtë: ndjenja e fajit qëndron në bazë të depresionit. Hipoteza e psikologut të famshëm është konfirmuar nga një ekip neuro-psikiatrish të “Manchester University”, të cilët kanë arritur të tregojnë fal rezonancës magnetike cerebrale, që tek personat depresivë, edhe gjatë fazës së shëndetshme, truri i tyre funksionon ndryshe nga personat normalë.

Studimi është publikuar në “Archives of General Psychiatry”. Shkencëtarët kanë provuar në praktikë se si funksionon mekanizmi i “largimit” të traumave në personat depresivë. Sidomos në ata me nivel të lartë të urrejtjes ndaj vetes, dy zona të trurit duket se funksionojnë “për hesap të tyre”, pa u koordinuar me njëra-tjetrën.

Këta janë qarku lambik, një seri strukturash nervore, ku përpunohen emocionet dhe korteksi temporar anterior i djathtë, që kujton dhe analizon situatat sociale. Sipas teorive frojdiane, në korteksin temporal merren plagët psikologjike që një person depresiv mban larg qarkut të emocioneve. Neuro-psikiatrwt anglezë kanë fotografuar zonat e përfshira në procesin konjuktiv të trurit të 25 personave me histori depresioni, duke i krahasuar me ato të 22 personave që nuk kanë pasur kurrë simptoma të këtij lloji. Në këtë mënyrë kanë përcaktuar përpunimin “jo sintonik” të dy pjesëve të trurit në pjesën më të madhe të depresivëve. /M.A./

Burimi:Shekulli
 
Pe: Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion

Eh burre i mencur ky,ka ditur cte thoje...
 
Titulli: Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion

Ne fakt une se mora mire vesh kte studimin, por po bej sikur e kuptoj vetem nga titulli :p
 
Depresioni është një element kyç në goditjet e trurit

f.0723090607157_m.gif


Sipas një studimi që kanë bërë hulumtuesit australianë kanë zbuluar se depresioni rrit me 150 % rrezikun e goditjeve cerebrale tek gratë mbi 45 vjeç.
Në ditët që kalojmë dhe jetojmë në kohët e sotme depresioni është prezent kudo.

Shkencëtarët australianë arritën në përfundimin se depresioni është një element kyç në goditjet në tru që pësojnë shumica e grave. Artikulli i tyre u publikua në revistën e kardiologjisë amerikane.

Më shumë se 10.000 gra të moshës 47-52 vjeç morën pjesë në këtë studim, i cili zgjati për rreth 12 vjet, shkruan Civitas. Kujdes ndaj depresionit se mund t’ju dyfishojnë rrezikun e goditjeve cerebrale sidomos tek gratë mbi 45-vjeç. /Telegrafi/
 
Koncepti analitik mbi depresionin !

Depresionin mund ta kuptojmë si një urrejtje të një objekti të përbrendësuar në fazën e urrejtjes prej të cilës pacienti me depresion nuk mund të lirohet.

Arbër Shala
psikiatër


“Kjo botë u ç’thur
O prapësi, o dreq
Që paskam lindur unë të të ndreq”

Këto vargje të shkëputura nga tragjedia “Hamleti” e Shekspirit janë shembull klasik i një ambivalence mbi bazën e një konflikti neurotik, e shfaqur tek princi i ri, Hamleti, mbi të cilin rëndon dilema e hakmarrjes ndaj të ungjit. Lidhja incestuoze që ai ka me nënën e tij bën që të identifikohet me të ungjit, vrasja e të cilit është në një mënyrë vrasja e vetes.

Sado që për shkollat dhe orientimet joanalitike tingëllon si e papranueshme ekzistenca e një entiteti të tillë, praktika e përditshme e tregon të kundërtën. Klasifikimet e ndryshme ndërkombëtare vetëm sa e kanë komplikuar edhe më shumë ndarjen e entiteve të ndryshme psikiatrike duke shkuar deri në nivel të absurdit, në sensin e vendosjes së diagnozave të tilla si depresioni i paspecifikuar! Dhe kjo për faktin që gjatë këtyre klasifikimeve merren për bazë vetëm aspektet fenomenologjike të cilat nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se e rrudhin qenien njerëzore në një gjallesë të çfarëdoshme biologjike!

Me depresion psikogjen, respektivisht, depresion neurotik kuptojmë atë formë të depresionit i cili është pasojë e shtypjes së një konflikti neurotik i cili rrënjët e veta i ka në fëmijërinë e hershme. Aktivizimi i një konflikti të tillë çon në reagim depresiv, që është tipar themelor për personalitetin neurotik. Këtu menjëherë duhet shtuar që në praktikën psikiatrike shpesh ngatërrohen depresioni neurotik me atë reaktiv.

istock_000014874836xsmall.jpg

Me depresion reaktiv nënkuptojmë atë formë të depresionit që është si rezultat i një situate të pavolitshme jetësore, pra, shkaku është i vetëdijshëm, për dallim nga depresioni neurotik ku shkaku themelor është krejtësisht i pavetëdijshëm dhe i bazuar në konfliktin neurotik. Megjithatë, diferencimi i depresionit qoftë ai neurotik apo psikotik, është i vështirë, sepse sipas Oto Fenichel-it, të dyja këto forma kanë mekanizma të njëjtë.

Të gjitha simptomat e rëndësishme të depresionit si: disponimi depresiv, humbja e interesit për botën e jashtme, ndjenja e fajësisë, brejtja e ndërgjegjes, kthimi i agresivitetit kah vetja jonë etj., mund të gjenden jo vetëm tek depresioni, por edhe tek afekti i pikëllimit (Për më tepër shih “Pikëllimi dhe Melankolia”- Z. Freud.)
Megjithatë, ajo që përbën bërthamën dinamike të depresionit është ndjenja e humbjes së vlerave vetjake, zhvleftësimi i vetvetes, prej të cilës rrjedhin simptomat e tjera.

Tiparet themelore të karakterit depresiv janë:
1. Ndjenja e pashmangshme për raporte interpersonale, sepse, zhvleftësimi vetvetes çon tek një dëshirë e fuqishme për t’iu kthyer njerëzve, prej të cilëve presin ngrohtësi emotive dhe mbrojtje. Kjo nënkupton një temë imperative: të jesh i dashur, i pranuar dhe i mbrojtur. Për këtë arsye dashuria, të dashuruarit dhe ****ualiteti luajnë rol shumë të rëndësishëm tek ky tip i personalitetit. Megjithatë, këtu nuk bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë, por për një kërkesë fëmijërore, që të jetohet në një raport simbolik i cili ofron ndjenjën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
2. Vartësia e theksuar nga të tjerët në sensin e vartësisë nga rrethi, respektivisht, vartësisë nga mendimet e rrethit për ta, për shkak të mungesës së pavarësisë së brendshme. Kjo është e shkaktuar nga që këta persona janë të fiksuar në fazën orale, ku “vlerat vetjake varen nga kontributet e jashtme” (Fenichel).
3. Tendenca tepër e theksuar për lidhje simbiotike - prandaj mund të themi që raportet me njerëzit e tjerë kanë karakter oral. Krejt kjo çon në atë që prindërit me karakter depresiv kanë një kërkesë të pashmangshme t’i lidhin fëmijët për vete, sepse, afërsia e tyre, me të cilët krijojnë një lidhje simbiotike, është e domosdoshme.
4. Frika e manifestimit të agresivitetit - e cila buron nga frika e humbjes së objektit të dashur, që paraqet një element të rëndësishëm në aftësinë e madhe adaptive, sidomos ndaj personave prej të cilëve janë të varur.

j0202148(1).jpg

Psikoanalisti i parë i cili është marrë me mekanizmin e depresionit, siç është e njohur, ka qenë Karl Abraham, i cili ka futë konceptin mbi karakterin oral dhe ambivalencën, koncept ky që është vazhduar më pas në mënyrë origjinale nga Frojdi në punimin e tij ‘Pikëllimi dhe melankolia’. Sipas Frojdit, pikëllimin mund ta kuptojmë si një reaksion ndaj humbjes së një objekti të dashur, ose si një abstraksion, siç është për shembull atdheu, liria, ndonjë ideal e kështu me radhë.Depresionin mund ta kuptojmë si një urrejtje të një objekti të përbrendësuar në fazën e urrejtjes prej të cilës pacienti me depresion nuk mund të lirohet.

Procesi i pavetëdijshëm i cili çon drejt melankolisë (depresionit), sipas Frojdit përbëhet nga këto faza:
1.Një person në të kaluarën e tij fuqishëm investon libido në një objekt.
2. Ky raport objektal mund të shkatërrohet pas një traume reale.
3. Konform predispozicionit patologjik, personi melankolik reagon në mënyrë jo normale në kuptimin e tërheqjes së libidos nga objekti i humbur dhe kthimi nga egoja vetjake.
4. Melankoliku në mënyrë të pavetëdijshme e ka braktisur objektin e dashurisë, por, dashuria për objektin ka mbetur e paprekur. Por, meqë përbrendësimi i objektit të tillë ka ndodhur në fazën e urrejtjes e jo në atë të dashurisë, melankoliku identifikohet me pjesën e urryer të objektit, që njëkohësisht çon deri te ndjenja e thellë e ambivalentes që është aq karakteristike për depresionin. Prandaj, personi fillon ta urrejë veten, ta akuzojë dhe zhvleftësojë, përkatësisht e kthen agresivitetin dhe tërë sadizmin e mbiunit të tij të rreptë kundër unit vetjak. Prandaj, tek depresioni kemi një konflikt në mes të unit dhe mbiunit dhe siç thotë Otto Fenichel,: personi që vuan nga depresioni “përjeton fatin e Dorian Greit, i cili duhet të vdesë në mënyrë që të shkatërrojë imazhin e tij” (Për më tepër lexo “Portreti i Dorian Greit” – Oscar Vilde).

Për këtë arsye depresionin mund ta kuptojmë si një urrejtje të një objekti të përbrendësuar në fazën e urrejtjes prej të cilës pacienti me depresion nuk mund të lirohet, këtu me të drejtë Frojdi shton: Vetakuzimi i melankolikut nënkupton akuzat e drejtuara kundër objektit të përbrendësuar, kurse vetëvrasja është vrasje e të njëjtit objektit prej të cilit melankoliku dëshiron të lirohet definitivisht.

doctor-counseling.jpg

Për fund mund të themi që, konflikti themelor i depresionit neurotik, rrjedhë nga regresioni dhe fiksimet orale dhe bazohet në kompleksin e simbiozës që çon në lidhjen e tepërt emocionale dhe vartësinë nga prindërit, e me këtë edhe deri tek pengimi i pavarësimit. Edhe depresioni neurotik edhe ai psikotik kanë të njëjtit mekanizma me një ndryshim të përmbajtjes dhe objektivave. Diferencimi i depresionit ka rëndësi praktike për trajtim psikoterapeutik dhe farmakologjik.
/Telegrafi /
 

Attachments

  • istock_000014874836xsmall.jpg
    istock_000014874836xsmall.jpg
    56.2 KB · Shikime: 0
  • j0202148(1).jpg
    j0202148(1).jpg
    127.7 KB · Shikime: 0
  • doctor-counseling.jpg
    doctor-counseling.jpg
    63.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Koncepti analitik mbi depresionin !

“Kjo botë u ç’thur
O prapësi, o dreq
Që paskam lindur unë të të ndreq”


2. Vartësia e theksuar nga të tjerët në sensin e vartësisë nga rrethi, respektivisht, vartësisë nga mendimet e rrethit për ta, për shkak të mungesës së pavarësisë së brendshme. Kjo është e shkaktuar nga që këta persona janë të fiksuar në fazën orale, ku “vlerat vetjake varen nga kontributet e jashtme” (Fenichel).

/Telegrafi /

Nese ja vejme pak kureshtjen kesaj pikes se dyte, m'ha mendja se ky forumi jone, na del goxha depresiv :vetull:
 
Titulli: Depresioni

Si te dalloni 10 simptomat e depresionit
Cdo vit rreth 9.5 perqind e popullates Amerikane (atje ku ka te dhena statistikore) vuajne nga depresioni. Depresioni eshte nje semundje e rende qe prek jeten e perditshme te shume njerezve dhe shpesh edhe shkaterron familje. Eshte nje crregullim qe kontrollon mendjen dhe funksionet e saj duke shkaktuar humbje apetiti, pagjumesi, humbje disponimi dhe ndjenje e thelle deshperimi. Simptomat e depresionit ndryshojne dhe ashpersia e tyre ndryshon me kohen.
Sipas eksperteve depresioni mund te jete i trasheguar apo edhe te shkaktohet nga semundje kercenuese per jeten apo edhe nga vete stresi.
Shkaktare tjere te jane disa semundje, medikamente, droga, alkooli, apo semundje mendore. Femrat duket se preken me shume nga depresioni se sa meshkujt dhe kjo i atribuohet luhatjeve hormonale, ndryshimeve te ciklit menstrual, shtatzanise, deshtimit te shtatzanise, para-menopauzes dhe post-menopauzes.
Simptomat e zakonshme te depresionit jane:
1. Pikellim i pa-shkundur, ankth apo ndjenja boshlleku (zbrazeti)
2. Ndjenje renduese e pashprese e shoqeruar me ndjenja pesimiste
3. Ndjenje ekstreme e fajesise, ndjenje dhe mendime se askush nuk mund te ndihmoj, dhe humbje te vet-vleresimit.
4. Humbje energjise, ngadalesim i metabolizmit, dhe renie te aktiviteteve. I/e renduar nga nje ndjenje lodhje konstante.
5. Ndjenje qe u bene te mendoni se askush s’ka njeri qe mund te ju ndihmon e kjo shoqerohet me paaftesi per tu perqendruar dhe marr vendime.
6. Humbje gjumi dhe mos berja e gjumit si duhet dhe zhvillim te pagjumesise ekstreme.
7. Humbje peshe apo shtim peshe i pashpjegueshem qe nxitet nga humbja e apetitit apo ngrenie e tepruar.
8. Humbje ne mendime dhe tendence dhe mendime vetevrasjeje (keto lloj mendimesh jane te shendetshme ne perpjekje per t'u perballur me veten, ndaj ka dallim mes natyrshmerise se tyre dhe problematikes. Ta mendosh vetevrasjen per te gjetur pergjigje eshte ndryshe nga ta mendosh ate si zgjidhje te problemeve).
9. Irritueshmeri, temperament, nervozim i shpejte e gjithashtu edhe ndjenje parehatie
10. Dhembje fizike si koke dhembje, crregullime te traktit te tretjes dhe dhimbje kronike pa ndonje arsye te dukshme./inf.al/
 
Titulli: Depresioni

duhet ti marrim gjerat me sportivitet qe ti largohemi depresionit thote nje mikja ime ne kte forum ...
 
Back
Top