Depresioni është më shumë sesa një sëmundje mendore – Depresioni prek gjithë organizm

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Depresioni është më shumë sesa një sëmundje mendore – Depresioni prek gjithë organizmin

auto_depresed1457984558.jpg


Një nga sëmundjet më të zakonshme prej së cilës njerëzit vuajnë në ditët e sotme është depresioni. Depresioni është një çrregullim mendor i karakterizuar nga trishtimi , humbja e dëshirës dhe kënaqësisë për të bërë gjëra të ndryshme, ndjenja e fajit ose vetëvlerësim i ulët, gjumë i shqetësuar ose probleme me oreksin, ndjenja të lodhjes dhe përqendrimit të ulët.

Sipas këtij përkufizimi nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) duket sikur depresioni është një sëmundje mendore, por kërkimet e fundit shkencore të kryera prej një skuadre ndërkombëtare kërkuesish në Universitetin e Granadës në Spanjë, ka provuar shkencërisht për herë të parë se depresioni është më shumë se një çrregullim mendor – ai shkakton ndryshime të rëndësishme në stresin oksidativ (çlirim i radikaleve të lira toksike në organizëm). Duke qenë se prek pothuajse të gjithë organizmin ai duhet të konsiderohet si një sëmundje sistemike.

Rezultatet e kësaj punë kërkimore të publikuara në revistën “Psikiatria Klinike” mund të shpjegojnë lidhjen sinjifikante që ekziston midis depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare e kancerit dhe pse njerëzit që vuajnë nga depresioni vdesin në moshë më të re. Në të njëjtën kohë, ky studim mund të ndihmojë në gjetjen e terapive të reja për parandalimin dhe mjekimin e depresionit.

Studimi u udhëhoq nga Sara Jiménez Fernلndez, Ph.D. studente në Universitetin e Granadës dhe psikiatrie në qendrën mjekësore ”Jaén”, në njësinë e Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe Adoleshentë në Spanjë.

Ky studim është i pari i detajuar në llojin e tij rreth asaj që ndodh në trupin e njerëzve që vuajnë nga depresioni. Ai konsiston në një meta analizë të 29 studimeve paraprake që përfshijnë 3961 njerëz, ku u studiua disbalanca midis rritjes së parametrave të ndryshëm të stresit oksidativ sidomos të malondialdehidit dhe uljes së substancave antioksidante si p.sh.: acidi urik, zink, dhe enzima superoksid dismutazë.

Malondialdehidi është një nga produktet finale të oksidimit të acideve yndyrore të pasaturuara në qeliza. Një rritje e radikaleve të lira toksike shkakton mbiprodhim të MDA. Malondialdehidi përdoret si biomarker për të kontrolluar procesin oksidativ të membranës qelizore.

اfarë është stresi oksidativ?

Ne kemi nevojë për oksigjen që të jetojmë dhe të marrim frymë, por oksigjeni mund të ketë edhe efekte të dëmshme në organizëm. Oksigjeni është shumë reaktiv dhe mund të dëmtojë indet –ja pse kemi prodhimin e antioksidantëve si p.sh. acidi urik që përmendëm më sipër. Prej kësaj (reaktivitetit të O2) rrjedh koncepti i stresit oksidativ i cili reflekton çekuilibrimin midis manifestimit të lëndëve oksigjen reaktive dhe aftësisë së sistemeve biologjike të gatshëm për të detoksikuar mediatorët reaktivë ose për të riparuar dëmtimet e shkaktuara.

Kërkuesit zbuluan se te pacientët që marrin mjekim për depresion vlerat e MDA vijnë duke u ulur. Gjithashtu u vu re se niveli i substancave antioksidante tek personat me depresion shkoi drejt normës, kur ata morën mjekim, pra antioksidantë si acidi urik, zink.

Ekzistojnë shumë evidenca që depresioni shoqërohet me shumë probleme të tjera shëndetësore.

Sëmundjet kardiake dhe depresioni. Një studim i fundit prej 13 vitesh tregoi se pacientët me depresion ishin 4.5 herë më të rrezikuar për të përjetuar atak kardiak dhe 3 herë më shumë ishin të predispozuar për të vdekur pas atakut.

Kanceri dhe depresioni. Instituti Kombëtar i Plakjes tronditi botën e mjekësisë me rezultatet e një studimi të jashtëzakonshëm. U studiuan 4,825 njerëz të moshës 71 vjeç dhe më të vjetër ku u zbuluan se ata që vuanin nga depresioni kronik për të paktën 6 vitet e fundit kishin 88% risk më të lartë për të zhvilluar kancer në 4 vitet e ardhshme.

Hipertensioni dhe depresioni. Një studim nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve siguroi evidenca bindëse se depresioni dhe ankthi mund të luajnë një rol madhor në shkaktimin e kësaj gjendjeje (hipertension) . Ky studim si pikë referimi filloi në fillim të viteve 1970 me teste psikologjike të përgjithshme të afërsisht 3000 të rriturve me presion gjaku normal. Kur kërkuesit shkencorë kontrolluan presionin e gjakut dhe të dhënat mjekësore të subjekteve 7-16 vjet më vonë, u vu re një trend i jashtëzakonshëm: Njerëzit, që vuanin nga depresioni apo ankthi në fillim të studimit, ishin 3 herë më të predispozuar për të zhvilluar hipertension pas 7-16 vitesh.

Të gjitha këto studime dëshmojnë se depresioni prek gjithë organizmin dhe jo vetëm shëndetin mendor. Një kuptim i mirë i këtij fakti do të ndihmonte shkencëtarët të zbulonin trajtime të reja më efektive për depresionin dhe sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese.
b;postieri
 
Titulli: Depresioni është më shumë sesa një sëmundje mendore – Depresioni prek gjithë

Pasi të keni lexuar këtë artikull mund të keni dy reagime të ndryshme. Dikush prej jush do të ndihet më i përgatitur për të kuptuar një person të dashur dhe të tjerë do të identifikojnë veten nëpërmjet këtyre zakoneve

Depresioni shpeshherë ndodh në mënyrë të fshehtë, nuk njihet dhe nuk diagnostikohet. Shumë njerëz ende shpesh e keqkuptojnë apo nuk e vënë re depresionin dhe simptomat e tij. Për shkak të stigmës së vazhdueshme, ne jo gjithmonë i dallojmë njerëzit që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje. Akoma më keq, shumë prej tyre nuk diagnostifikohen fare për shkak të supozimeve të gabuara. Veçanërisht kur një person me depresion është i padiagnostifikuar, ai mund të krijojë mënyra për të përballuar problemet e tij, gjë që e mban të fshehtë sëmundjen nga njerëzit përreth. Duhet të çmësojmë supozimin se vuajtja është gjithmonë qartazi e dukshme, që të mund t’i kuptojmë më mirë dhe t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga një sëmundje e tillë shpesh herë e paidentifikueshme.

Ata mund të mos “duken të dëshpëruar”

Për shkak të stereotipave kulturorë dhe mediatikë, shumica prej nesh kemi supozime të ndryshme rreth sjelljes dhe dukjes së dikujt që vuan nga depresioni. Ne imagjinojmë dikë që rrallëherë del nga dhoma e tyre, që nuk vishet mirë, dhe që duket në gjendje të mjerueshme gjatë tërë kohës, por jo të gjithë njerëzit me depresion sillen njësoj. Të gjithë njerëzit janë, natyrisht, të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe simptomat dhe mënyrat e përballimit të depresionit gjithashtu dallojnë. Shumë janë të aftë të mbajnë një fasadë të shëndetit të mirë mendor që të mbrojnë veten në një kohë kur fatkeqësisht vuajnë nga depresioni.

Ata shpesh mund të duken të rraskapitur apo të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Efekt anësor dominues i depresionit është rraskapitja e vazhdueshme. Jo gjithkush mund të vuajë nga ky çrregullim, por ai është shumë i zakonshëm. Ata që e përjetojnë këtë simptomë e dinë se është një prej efekteve anësore më të vështira për t’u përballuar. Gjithashtu, nëse dikush jeton me depresion të padiagnostifikuar, shkaku i lodhjes së tyre mund të jetë enigmatik. Ata mund të bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë dhe prapë të zgjohen në mëngjes sikur kanë fjetur vetëm pak orë. Akoma më keq është fakti se ata mund të fajësojnë veten e tyre, duke besuar se faktorët si përtesa apo ndonjë e metë tjetër personale janë shkaktarë të niveleve të ulëta të energjisë së tyre.

Ata mund të jenë jashtëzakonisht nervozë

Sjellja e një personi me depresion mund të interpretohet si melankoli edhe pse nuk është kjo gjë ajo që ata ndiejnë në të vërtetë. Nervozizmi është një simptomë e depresionit që shpesh nuk konsiderohet si e tillë. Kjo duhet të jetë e kuptueshme, sepse depresioni është një problem shëndetësor që nuk mund të “shihet” apo matet në mënyrë strikte, gjë që e bën edhe më të vështirë luftimin e tij.

Ata mund ta kenë vështirë t’i përgjigjen dashurisë dhe shqetësimeve që lindin nga ajo.

Depresioni është më shumë pamundësia për të ndier emocione, apo për t’i ndier ato vetëm pjesërisht ose vetëm për një kohë të shkurtër. Varet nga individi, por disa njerëz që vuajnë nga depresioni përshkruajnë se ndihen pothuajse “të mpirë”. Për shkak të kësaj, përgjigjja në mënyrë të përshtatshme ndaj gjesteve apo fjalëve të dashurisë do të jetë e vështirë për ta.

Ata refuzojnë shpesh përfshirjen në aktivitete që dikur i donin

Me përjashtim të rastit kur shpjegimet e tjera mund të jenë njësoj të mundura, një mungesë jokarakteristike e interesimit në aktivitete përgjatë një periudhe të zgjatur kohore mund të jetë një shenjë që keni depresion. Siç u përmend më lart, depresioni është fizikisht shterues aq sa është edhe mendërisht i tillë, gjë që e vështirëson kënaqjen me gjërat që bëni zakonisht. Aktivitetet që më parë i donit mund të humbin joshjen e tyre në përgjithësi.

Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit

Shprehitë jonormale të të ushqyerit kryesisht fitohen për dy arsye: si mënyrë përballimi, apo si efekt anësor i mungesës së kujdesit për veten. Të ngrënit shumë pak apo më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit. Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion duke rezultuar në mbingrënie, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi. Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv.

N.A
 
Titulli: Depresioni është më shumë sesa një sëmundje mendore – Depresioni prek gjithë

Esht e pamundur qe nje nder 5 njerez ne vendin ton tmos kaloj ne depresion.Problemet e shumta bejn qe njerezit tkalojn ne merzi, ne stred te behen nervoz si edhe te ndjehen pesimist per jeten.Esht e pamundur qe njerezit m depresion tmos kryejn vetvrasjen.Ata duan ndihm asgje me shum edhe pse mund ta refuzojn ate.Humbja e nje personi te dashur, te shkolles apo tvendit te punes ben qe njeriu tkaloj ne depresion e nshumicen e rasteve vrasin veten :(
E tmerrshme, Rujna Trurin o Zot :(
 
Titulli: Depresioni është më shumë sesa një sëmundje mendore – Depresioni prek gjithë

"Sdin ti perballoj problemet e jetes... ngeli vetem duke u anku pee gjerat me te vogla"

Epo a e din kto persona qe secili prej nesb reagon ndryshe? A e din qe ate problem qe ti e shef te vogel sa nje milingon per tjetrin mund te jet i madh sa nje gjigant?!
Ja qe nuk e kuptojne.. prandaj heshtin, prandaj e mbajn brenda dhe fiken avash avash....
 
Titulli: Depresioni është më shumë sesa një sëmundje mendore – Depresioni prek gjithë

اka ndodh në tru gjatë një depresioni ?
( Si mund të shkaktohet depresini? / Cfare e shkakton depresionin)


{mosimage}

Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në epizoden e parë të depresionit. اka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion. Prevalenza: Depresioni – një sëmurje e shpeshtë Gratë janë tre herë te dispozuara për tu bërë të depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë ndër seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku
ndër burra është me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnozuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe janë katër herë më të dispozuar te vrasin vetën se sa femrat. Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.

{mosimage}Depresivëve duhet t’u bëhet e vetëdijshme, se depresionet bëjnë pjesë tek sëmundjet më të shpeshta. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) në secilën ditë nga depresionet vuajnë 3-5 % e popullsisë botërore. Këta janë çdo ditë 120-200 milionë njerëz. Mundësia që gjatë jetës të sëmuhet nga një depresion vlerësohet në 20-30 %, d.m.th. çdo i treti prej nesh me gjasë kurdoherë në jetën e tij do të sëmuret nga një depresion i rëndë. Nga çrregullimet depresive të lehta e të kalueshme nuk mbetet i kursyer asnjë njeri. Një problem veçanërisht të rrezikshëm paraqet prirja për vetëvrasje. Prirja e suicidit tek depresivët vjen nga ndjenja e mungesës së rrugëdaljes, pesimizmit absolut dhe mungesa e shpresës. Depresionet bëjnë pjesë tek shkaqet më të shpeshta për veprime suicide, qofshin ato suicide apo tentime suicidi. Prandaj është e rëndësishme që tek secili depresiv të dihet, se sa i madh është rreziku i suicidit. Më së miri mund të provohet ai të vlerësohet ashtu që pacientët drejtëpërsëdrejti të pyeten për këtë se sa intensivisht dhe sa shpesh mendojnë në suicid. Kohë të gjatë është përfaqësuar mendimi, se me depresivët nuk duhet të bisedohet për këtë temë, sepse përmes kësaj atyre u sillet ndërmend ideja që të mendojnë në suicid. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse secili depresiv mendon së paku në mundësinë dhe zakonisht e ndien si lehtësim, nëse mundet të flet rreth kësaj.
 
Back
Top