Departamenti i drejtësisë në Zvicër refuzon kërkesën për ndalimin e minareve

Kresha

A pretty face can never trick me
Shefi i departamentit të drejtësisë dhe policisë federale të Zvicrës Eveline Widmer-Schlumpf, tha të premten se Këshilli Federal Zviceran kundërshton iniciativën për t'i ndaluar minaret në xhamitë e Zvicrës. "Kjo është në kundërshtim me vlerat themelore të sistemit të shoqërisë dhe kushtetutës së Zvicrës e cila i jep lirinë feve," tha ajo.

Një nismë e tillë do të rrezikonte stabilitetin tek fetë e vendit tha ajo, duke shtuar se kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut të ratifikuara nga vendi, dhe kështu që "do të diskreditoj imazhin e Zvicrës." Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Zviceran të Religjioneve Thomas Wipf zëvendës i Widmer-Schlumpfë s, thirri për një dialog për të qartësuar idetë e gabuara mbi Islamin dhe muslimanët dhe vuri në dukje se përgjegjësitë shtrihen në këshillin i cili ishte themeluar në vitin 2006.

Populli zviceran do të vendosë përmes zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor nëse do të marrin apo jo një iniciativë që të dalin me një kod të ri që ndalon minaret.

Partitë e djathta zvicerane të cilat kanë mbështetur nismën thonë se minaret rrezikojnë vlerat e "Evropës së krishterë" dhe identitetin e saj. Këshilli Federal Zviceran që është kundër nismës i bëri thirrje parlamentit dhe partive të mëdha politike për të mbështetur vendimin e saj. Rreth 40,000 muslimanë, shumica e të cilëve vijnë nga Turqia dhe Ballkani janë duke jetuar në qytetet e mëdha zvicerane. Raporti vjetor i sigurisë së Zvicrës përshëndet shoqërinë muslimane në vend për shmangien e fanatizmit dhe ekstremizmit.

Zvicra ka vetëm katër minare të vendosura në Xhamitë e Cyrihit, Gjenevës, Winterthurit dhe Vengenit./kuna.net



Përktheu: Naim Berisha
 
sa gjynaf !!! dhe turp per Europen........
 
Pershendes kete gjest te mire qe ka bere Zvicrra, duke treguar edhe nje here se eshte shtet tolerant.
 
Lajm i hidhur, kjo nuk eshte per te treguar tolerance, por per te bere jo me pak sesa ben Arabia Saudite per te krishteret ku kishat nuk mund te kene kompaniel.

Sa kan mu penu ato qe jetojn aty kur tfillojn me ju ca kryt hoxha qysh ne 4 te nades
 
europa ka mysliman me shume se ndonjehere tjeter ne histori kjo eshte e vertete dhe askush nuk mund ta mohoje.
nuk jane vetem mysliman te ardhur por te krishtere te konvertuar ne mysliman gje qe con c'do dite e me teper fuqizimin e fese myslimane ne EU.

shperndarja fetare ne menyre paqesore eshte e licencuar nga OKB,qe nga viti 1982 dhe nuk e ndal dot asnje shtet apo organizate tjeter.

rrini pa frike ja kam shtypur koken gjarprit mire. lol
 
Cfare faji kane njerezit qe te degjojne Hoxhen , dhe Kembanat.
Ka lezet ketu , as nuk lejohen kembanat as hoxha me kendua.

Jezusi ka thene " Mos ja bej kujt ate qe ske qejf qe te ta bejne ty"
Kuji duhet mbrehur mire ne te dy anet..
 
Po ne rregull Beno, muslimaneve psh nuk u intereson kjo thenje e Jezusit, kane parasysh me shume thenjet (hadithet) e Profetit Muhammed (paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi te) dhe urdherat e Zotit nga Kur'ani. Profeti a.s. ka lejuar edhe ndertimin e kishave, jo shkaterrimin e tyre (shih marreveshja e arritur ndermjet Profetit Muhammed a.s. dhe te krishtereve). Do t'thote, ne s'jemi kunder ndertimit te kishave, zerave te kemabes etj, as ju s'duhet t'jeni kunder. Ketu shihet toleranca fetare. Tjeter muhabet eshte problemet politike qe ka nje shtet me tjetrin.
 
Boll Mir Ja Paskan Bo , Muslimani n'Kish Smundet me Shku kshtu qe per ata Musliman 10t nese jan duhet te jet Xhamia i pengoj dikujt apo jo problem i vogel eshte ajo , sepse aspak nuk eshte diqka qe tpengon ku ta di un te le pa gjum ose te frikson apo ku ta di un si ja futin disa por tjeter kun ju dhemb atyre prandaj deshirojn ta ndalojn , po All-llahu eshte i madh kur deshiron diqka te behet ska Rob qe e ndal kush do qoft aj ose ajo .
 
Ma thuaj se ne cfare vendi lejohen ndertimet e Kishave Lover ?
Me trego se ku eshte toleranca ketu ?
Vendet e Krishtera lejojne ndertimet e Xhamise , kurse ne vendet e Islame lejohen ndertimet e Kishave ?
Lover te rrime shtrembet dhe te flasim drejte.
Atehere duhet te ndiqni shembullin e Muhamedit..
 
Me duket se e ceka Beni, tjeter muhabet eshte nese nje shtet ka probleme politike me shtete tjera. Ndiqni edhe ju shembullin e Jezusit. Nuk them se sot shtetet arabe ne pergjithesi ndjekin shembullin e Profetit Muhammed a.s. :)
 
Zvicrra ka bere mire. Pse jo, keta cunat aty i kan te deponuara krejt parat andaj duhet ti ken edhe ca xhami qe te kryejne ritet kur te vijne ti terhjekin interesat vjetore te kamatave. :gjujpeshk:
 
Back
Top