Dënohet vrasësi i “Martires së mbuluar”

Nur

Antar Aktiv
marwaelsherbini01.gif
Një gjykatë gjermane dënoi qytetarin Gjerman me prejardhje ruse me burg të përjetshëm për vrasjen e Egjiptianes shtatzëne në po të njëjtën gjykatë.



Alex Wiens, 28 vjeçar goditi me thikë kuzhine Egjiptianen Marwa El Sherbini, 31 vjeçare e cila ishte shtatzënë në të njëjtën gjykatë ku ai u dënua të mërkurën.

Wiens i cili kishte goditur El-Sherbinin përmbi 16 herë me një thikë të gjatë 18 centimetra kishte pranuar vrasjen e "Martires së mbuluar" në të njëjtën gjykatë.




Prokurorët thanë se Alex kishte një urrejtje të madhe dhe të shfrenuar ndaj të huajve.

14254.jpg


Kryeprokurori Frank Heinrich tha se Wiens i cili ishte hedhur në viktimën e tij si një maniak nuk kishte asnjë fjalë keqardhjeje për aktin e tij brutal.

"I akuzuari kishte planifikuar aktin me gjakftohtësi," shtoi Heinrich.

Burri i Marwës, Elvy Okaz, po ashtu kishte pësuar lëndime gjersa po mundohej të ndihmonte gruan e tij tre muaj shtatzënë.

Gjatë këtij konfuzioni Okaz 32 vjeçar, ishte qëlluar në këmbë nga një roje.
14255.jpg

Okaz tha për gjyqin se djali i tyre Mustafa tre vjeç e gjysmë po shikonte nënën e tij gjersa ajo po vdiste e mbuluar nga gjaku.

Tani Mustafës i cili jeton në Egjipt me të afërmit i mungon shumë e nëna e tij tha Okaz. "Ai po vuan shumë."

Marwa Sherbini ishte një nxënëse e dalluar në shkollën e saj në Aleksandri të Egjiptit. Ishte përzgjedhur nxënësja më shembullore në tërë kolegjin, për të vazhduar më pas në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Aleksandrisë ku edhe diplomoi me nota rekorde.
Pasi u martua me Elvy Okazin, një hulumtues nga Institutin Max Planck, ajo u zhvendos të jetoj me atë në Gjermani.

Marwa kishte dalë me djalin e saj 3 vjeçar atëherë për të luajtur në një park në Dresden. Wiens kishte ofenduar atë për shkak të mbulesës islame duke e quajtur atë "terroriste".
Ajo pastaj kishte paditur Wiensin në gjykatën gjermane në lidhje me rastin.

Pasi ajo kishte fituar rastin, Wiens u dënua me gjobë prej € 780 për abuzimin e saj.
Por Wiens apeloi kundër verdiktit.

Pasi Sherbini dëshmoi në një apel në korrik të 2009-ës dhe u largua nga banka e dëshmitarëve, ai nxori një thikë që kishte arritur ta fuste në gjykatë dhe e masakroi atë
 
Ajde IshAllah po kalbet nburg ky qafir .
 
Back
Top